LIVE UPDATES
Bota

Fillim i suksesshëm i vaksinimit në Gjermani

30 Dhjetor 2020, 16:53 Nga DOSJA
Fillim i suksesshëm i vaksinimit në Gjermani

Deri të mërkurën në mëngjes (30.12.), në Gjermani ishin vaksinuar mbi 60.000 vetë, me dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19. Zyrtarisht vaksinimi filloi të dielën, por në disa zona që të shtunën. Fillimi i vaksinimit ka qenë i suksesshëm, deklaroi të mërkurën në një konferencë shtypi ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn.

Instituti Robert Koch tha se vaksinime po bëhen – me ekipe mobile vaksinimi – kryesisht në shtëpitë e të moshuarve. Qendrat e vaksinimit në landet federale të Gjermanisë nuk janë hapur ende. Ato do të hapen sapo të ketë sasi të mjaftueshme vaksinash dhe interes të mjaftueshëm për vaksinim. Në qendrat e vaksinimit kushtet janë më të mira dhe vaksinimi atje do të kryhet masivisht edhe më shpejt se po bëhet tani, me ekipet mobile të vaksinimit.

Vaksina kundër Covid-19 në Gjermani është falas. Atë e paguan qeveria. Shteti do t’ua ofrojë vaksinimin, deri në fund të janarit, rreth 4 milionë shtetasve gjermanë. Aktualisht, Gjermania ka në dispozicion vetëm vaksinën e Biontech/Pfizerit, 670.000 doza në javë. Në janar pritet të shtohen edhe vaksinat e firmave të tjera, fillimisht e firmës Moderna, që do të licensohet në 6 janar në BE. Kështu që për gjithë vitin 2021, Gjermania pret të ketë 300 milionë doza vaksinimi.

Vaksinimi fillimisht jo për të gjithë

Në parim në Gjermani mund të vaksinohen kundër Covid-19 të gjithë ata që dëshirojnë. Por kjo nuk vlen për momentin. Po të kërkosh vetë të vaksinohesh, duhet të dëshmosh se bën pjesë te grupet e caktuara tani nga shteti, si të rrezikuara. Kjo shpjegohet me faktin se aktualisht ka pak doza vaksinash në dispozicion.

Megjithatë, në shkurt ose në mars firma Biontech, e cila e shpiku e para vaksinën kundër Covid-19, do të shtojë kapacitet e prodhimit. Ajo do të fillojë prodhimin në një qendër shtesë të re, në Marburg në Gjermani. Kështu edhe vetëm Biontech/Pfizeri do ta shtojë numrin e dozave.

Gjermania vendosi të vaksinojë që në krye paralelisht, si më të moshuarit, ashtu edhe personelin mjekësor e sanitar më të rrezikuar. Ngjashëm ka vepruar edhe Britania e Madhe. Ndërsa në Francë, p.sh. personeli mjekësor e sanitar nuk do të vaksinohet që në krye. Koncepti i qeverisë franceze parashikon fillimisht vaksinim vetëm për të moshuarit.

Për shkak të sasisë të kufizuar të vaksinës, qeveria gjermane ka nxjerrë një dekret me prioritete. Ai përcakton se kush do të vaksinohet që në krye.

Prioritetet për vaksinimin në Gjermani

Janë gjithsej tri grupe. Në grupin e parë janë mbi 80 vjeçarët; banorët e shtëpive të të moshuarve dhe të sëmurëve kronikë dhe personeli sanitar atje. Si dhe personeli mjekësor, me rrezik veçanërisht të lartë për infektim.

Në grupin e dytë janë mbi 70 vjeçarët; personat me paaftësi mendore ose që kanë bërë transplante organesh e rrezikohen nga kjo; persona kontakti të ngushtë të grave shtatzëna e të njerëzve nën përkujdesje; personeli mjekësor me rrezik të lartë për infektim; policia e organet e rendit; pjesë të shërbimit të shëndetit publik.

Ndërsa në grupin e tretë janë mbi 60 vjeçarët; personat që kanë sëmundje kronike; personeli në pozicione kyçe, të landeve federale dhe të qeverisë federale. Këtu hyn p.sh. edhe ushtria dhe zjarrfikësit; infrastruktura kritike, si farmacistët dhe transportuesit;punonjësit e tregtisë me pakicë; mësuesit dhe edukatorët; personeli në shtëpitë e azilantëve.

Në Gjermani, pra, stafi kritik për punën e qeverisë, vaksinohet në fazën e tretë. Edhe kancelarja Merkel do të vaksinohet kur t’i vijë radha, tha shefi i kabinetit të saj.

Se sa do të zgjasë secila fazë, kjo varet nga numri i të moshuarve në secilin land federal të Gjermanisë. Në landin më të madh të Gjermanisë, në Renaninë-Veriore-Vestfali, p.sh. në shtëpitë e të sëmurëve kronikë, bashkë me personelin janë 350.000 vetë. Kurse numri i mbi 80 vjeçarëve në këtë land është 1.2 milionë vetë. Të gjithë këta do të vaksinohen në fazën e parë. Pas këtyre nis vaksinimi i grupit të dytë.

Kritika për numër të pamjaftueshëm vaksinash në Gjermani

Qeveria gjermane e hodhi poshtë kritikën se nuk është kujdesur për të porositur në kohë sasi të mjaftueshme dozash për vaksinim. Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn tha se sasia e vaksinave të porositura është ajo e duhura. Por është fakt që për momentin ka objektivisht pak doza vaksinash të prodhuara. Njëkohësisht, ai tha se Gjermania iu përmbajt me qëllim rrugës së BE, nuk bëri marrëveshje bilaterale me prodhuesit e vaksinave.

Presidenti i Bundestagut, Wolfgang Schäuble tha se e kupton dëshirën në Gjermani për të pasur sa më shumë vaksina. Por ai kujtoi edhe se vendet e pasura nuk duhet t’ua marrin gjithë sasinë e vaksinave vendeve më të varfra. Sipas organizatës Caritas International, vendet e zhvilluara e kanë rezervuar tashmë, pjesën më të madhe të prodhimit të vaksinave.

Kufizimi i lëvizjes në Gjermani pritet të zgjatet

Ekspertët dhe politikanët në Gjermani presin që kufizimi aktual i jetës publike të vazhdojë edhe pas 10 janarit. Incidenca javore në Gjermani aktualisht është 157 vetë për 100.000 banorë. Ajo duhet të bjerë nën 50 vetë për 100.000 banorë, që jeta publike të lejohet të funksionojë si më parë.

Në Gjermani, shifrat e infektimeve ende mbeten të larta. Të mërkurën (30.12.) në Gjermani pati 22.459 infektime të reja. Mbi 1129 vetë ndërruan jetë – një shifër e re rekord. Kështu që gjithsej në Gjermani, që nga fillimi i pandemisë kanë ndërruar jetë në lidhje me Covid-19 mbi 32 mijë vetë.

Tashmë dihet që varianti i ri i virusit të Covid-19 transmetohet shumë më lehtë. Rrugët alternative ndaj mbylljes së jetës publike, si ato që u ndoqën në Suedi, në Holandë e Zvicër janar pranuar tashmë si të dështuara, edhe vetë në ato vende.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gjermani gjermani

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës