LIVE UPDATES
Bota

Faton Klinaku bën paralajmërimin: Arrestimet e kolegëve nuk na ndryshuamn mendjen, do të publikojmë të gjitha dosjet….

1 Tetor 2020, 17:56 Nga DOSJA
Faton Klinaku bën paralajmërimin: Arrestimet e kolegëve nuk na

KOSOVË- Sekretari i OVL’së, Faton Klinaku, që po e udhëheq organizatën e veteranëve në mungesë të dy krerëve të saj, ka thënë për Gazetën Express se do t’i publikojë të gjitha materialet që do t’i sjellë “Rrufeja”, i cili sipas tij, herën e fundit kur ishte në zyrat e veteranëve, ka paralajmëruar se do të vijë sërish.

Askush nuk e di me siguri nëse do të ketë apo jo arrestime të tjera të urdhëruara nga Tribunali Special, siç ishin ato të kryetarit të OLV’së së UÇK’së, Hysni Gucatit dhe nënkryetarit të kësaj organizate, Nasim Haradinajt të premten e kaluar. Por, kjo çështje duket se është edhe në dorë të “Rrufesë”, personit të maskuar që tri herë radhazi çoi dosje të Speciales në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Klinaku thotë se as pas arrestimeve të dy krerëve të organizatës nuk e ka ndryshuar qëndrimin e tij: do të publikojë ckado që ju vjen nga “Rrufeja”.

“Qëndrimi im – që e udhëheq organizatën – është i njëjtë: çkado që na bjen, ne do t’i paraqesim qysh i kemi paraqitë deri tash”, ka thënë Klinaku, duke shtuar se po planifikon ta thërras një mbledhje të Këshillit Drejtues të OVL’së për ta diskutuar këtë çështje edhe me anëtarët tjerë të organizatës.

Veprimet e radhës të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Klinaku ka thënë se nuk do të varen aspak nga avokati Tomë Gashi, që ata e kanë angazhuar për t’i mbrojtur juridikisht.

“Momentalisht, qëndrimi i organizatës është i njëjtë. Do të ulemi, do ta thërras edhe Këshillin Drejtues, por organizatën e veteranëve e përfaqësoj unë. Tomë Gashi e përfaqëson vetëm juridikisht, për qëndrime jam unë që më ka mandatu organizata”, ka thënë Klinaku.

Avokati Tomë Gashi ka treguar sot se gjykatësi i Speciales, Nicolas Guillou, me kërkesë të prokurorit Jack Smith, ia ka dërguar atij një e-mail, përmes së cilit thotë se i kanë kërkuar ta informojë Zyrën e Prokurorit të Specializuar nëse merr ndonjë dokument apo informacion konfidencial të Tribunalit Special.

Këtë e-mail, Klinaku e cilëson si veprim joserioz për një gjykatë.

“Është joserioze me i dërgu shkresat ashtu përmes e-mail’it”, ka thënë ai.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK’së, Hysni Gucati, sot u paraqit në seancën e parë gjyqësore ndaj tij në Dhomat e Specializuara. Me propozim të tij, personi i cili tri herë me radhë solli dosje të Sepciales në OVL, ishte quajtur “Rrufeja”.

Para dy ditësh, Faton Klinaku në DPT Te Fidani në T7, ka thënë se nënkryetari OVL’së së UÇK’së, Nasim Haradinaj ka propozuar që CD’të, të cilat “Rrufeja” ka paralajmëruar se do t’i sjellë në vizitën e ardhshme, të quhen “pjata fluturuese”.

Ai ka deklaruar se nuk brengoset nëse Specialja do ta lëshojë urdhër edhe për arrestimin e tij.

“Nëse arrestohem unë, vazhdon punën tjetri”, ka thënë Klinaku, i cili dje ka njoftuar se ka marrë një thirrje nga Specialja për t’u paraqitur në zyrat e EULEX’it, gjë të cilën tha se nuk do ta bëjë vullnetarisht.

Ndërkohë Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj i kanë përfunduar paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara. Ata kanë pasur vërejtje për mënyrën dhe arsyet e arrestimit të tyre, të cilat ia kanë shprehur edhe gjykatësit Nicolas Guillou.

Marrë nga: GazetaEkspress

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni eulex-i faton klinaku eulex-i faton klinaku

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës