Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
VLORË– Një tjetër arrestim është kryer në Bashkinë e Himarës, në kuadër të operacionit për kapjen e personave bashkëpunues që merreshin me falsifikimin e dokumenteve të tokave në Dhërmi. Gazetarja Anila Hoxha raporton se në pranga ka përfunduar inxhineri i Bashkisë së Himarës, Elton Marko. Prokuroria e Vlorës ka nxjerrë këtë urdhër ndalimi për Markon i cili është punonjës i Bashkisë Himarë dhe punon si inxhinier topograf pranë këtij institucion, i cili është marrë nën hetim për falsifikim dhe pastrim parash nga Prokuroria.
Marko falsifikoi formularin e Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi për ta përdorur për regjistrimin e një pasurie në fshatin Dhërmi dhe më pas e ka shitur tek persona të tjerë. Ai ka përpiluar vetë një dokument AMTP në emrin e tij dhe më pas e ka regjistruar. Pastaj topografi ka gjetur një blerës të quajtur Gerlind Muçaj, duke ja shitur këtij të fundit tek noteri tokën me vlerën 5 mijë eurove. Sipërfaqja e shitur ka qenë 3 mijë metra katrorë ndërsa vlera e çmimit të shitjes së tokës dyshohet të jetë fiktive.
Në shtator të këtij viti, në zyrat e këshillit të qarkut në Vlorë u vodhën dy dosje për pronat në Dhërmi. Ngjarja ishte inskenuar nga Drejtori i administrimit e mbrojtjes së tokës, Bardhyl Gjika, specialisti i kësaj drejtorie, Kreshnik Mino dhe një 51-vjeçar i identifikuar si Spiro Duni.
Bardhyl Gjika ish-shefi i zyrës që mbante dokumentat e pronësisë mbi tokën në këshillin e qarkut Vlorë, ka nxjerrë nga arkivat e kadastrës së këshillit të qarkut, dokumentat e marrjes së pronësisë, për të njohur të tij në fshatrat e Himarës dhe Dhërmiut. Këto dokumenta më pas i ka falsifikuar dhe në arkivë vendosën dokumentat e ndryshuara duke shtuar sipërfaqe fiktive toke. Më pas këto dokumenta nxireshin në mënyrë zyrtare për t’u paraqitur në hipotekë.
Në këtë mënyrë janë përfituar sipërfaqe të mëdha toke bujqësore dhe kullota në breg të detit. Zyrën ku falsifikoheshin dokumentat më parë e ka drejtuar vetë Klodian Troci për 5 muaj, dhe Bardhyl Gjika ishte në rolin e specialistit. Më pas Troci largohet prej andej duke i lënë vendin e drejtorit bashkëpunëtorit të tij.
Bashkëpunëtorët në krim tentuan të fshehin gjurmët duke sajuar një vjedhje të arkivës në zyrën ku punonte vete Bardhyl Gjika, mirëpo e gjithë skema e tyre u zbulua.
ZHVILLIMET ORË PAS ORE:
U arrestua sot! Inxhineri në Himarë regjistroi pronën në emër të tij (DETAJET)
(a.b)/dosja.al
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË– Gjykata e Lartë ka shtyrë ditën e sotme seancën për bandën e Lulzim Berishës. Rekursi për lirimin me kusht të kreun e bandës së Durrësit Lulz...
TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është ftuar sot në Komisionin e Ligjeve ku po diskutohet për buxhetin për bashkitë, ku edhe është ndalu...
DURRËS– Detaje të reja janë mësuar lidhur me aksionin e zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme tek Kadastra dhe Drejtoria e Tatimeve në Durrës. Bu...
ATHINË– Greqia nuk njeh certifikatat e vaksinimit të shqiptarëve, madje edhe të vaksinave Pfizer e Astra Zeneca. Dëshmitë e para tepër shqetësuese, j...
BULQIZË-Punëtorët dhe rojet që punojnë në HEC-in në Valikardh të Bulqizës kanë dalë ditën e sotme në protestë. Shkak është bërë mungesa e pagave për tre mu...
TIRANË – Banorët në lagjen “5 maj” vazhdojnë protestën kundër prishjes së ndërtimeve të tyre në lagjen “5 maj”. Ata vazhdojnë me këmbënguljen se ende...
TIRANË– Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca nisi fjalën e saj gjatë Komisionit të Ekonomisë duke sqaruar deklaratën për akademinë e barinjve. Ajo u s...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka pranuar se ditën e djeshme ka konsumuar kafe me kryetarin e PD-së, Lulzim Bashën. I pyetur nga ...
TIRANË– Zgjidhja për një vend me më pak korrupsion dhe më pak varfëri, sipas kryedemokratit Lulzim Basha është vetingu në politikë. Kryetari i Partis...
Punimet për ndërtimin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës kanë nisur pak ditë më parë në terren ku kompania zbatuese e projektit ka filluar me largimin e shinave...