LIVE UPDATES
Aktualitet

Falsifikimet për xhamat e zinj! DPSHTRR pezullon nga puna punonjësin e QKT në Durrës

2 Shkurt 2022, 09:25 Nga DOSJA
Falsifikimet për xhamat e zinj! DPSHTRR pezullon nga puna punonjësin e

DURRËS-DPSHTRR ka pezulluar nga detyra punonjësin e QKT Durrës, të ndaluar sot ndërsa po hulumtohet çdo shkelje. Në kuadrin e bashkëpunimit me Policinë Vendore të Qarkut Tiranë, DRSHTRR Durrës ka vënë në dispozicion çdo informacion të nevojshëm që javën e shkuar.

“Siç del edhe nga informacioni i bërë publik, ndryshimet dhe masat e marra nga DPSHTRR në 9 Nëntor 2021, mes sistemeve apo lëvizjeve, kontrollit por edhe monitorimit të vazhdueshëm, ua kishin bërë ferr jetën sekserëve por gjithashtu rezulton se duhet bërë më shumë për parandalimin e rasteve të tilla, të bindur se sektorë të tillë janë të ekspozuar ndaj tundimeve e riskut! DPSHTRR po investon të sofistikojmë më tej ndërveprimin e sistemeve mes sektorëve e shërbimeve, të fuqizojmë monitorimin interaktiv dhe auditimin, të forcojmë kontrollin e brendshëm dhe bashkëpunimin me qytetarët për rritje të ndërgjegjësimit dhe transparencës!”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera, theksojnë se për vitin 2021 në rang vendi u kryen 79,758 certifikime për errësim xhamash autoveturash, dhe se çdo goditje ndaj falsifikatorëve, evazorëve dhe çdo spekulimi brenda apo jashtë perimetrit, siç qe rasti i automjetit që nxori hetimi i një dite më parë është një ndihmë e çmuar për DPSHTRR. Ditën e djeshme, në kuadër të operacionit policor të koduar “Xhamat e errësuar” janë ndaluar Qamil Domi, Erjon Rakipllari, Erges Zaka, Yllka Graceni, Artan Frroku, Artan Murati dhe Zef Ndoca.

Ata akuzohen se falsifikonin dokumente për xhamat e zinj të automjeteve. Sipas dosjes që gazetarja Anila Hoxha disponon, më datë 16.11.2021 në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë është paraqitur bashkëpunëtori i cili ka pranuar kryerjen e veprimeve simuluese dhe në kallëzimin e tij sqaron se shkoi tek Drejtoria Rajonale e Shërbimit të Transportit Rrugor për tu interesuar sa kushton rinovimi i dokumentacionit të mjetit të tij me targe AA535XA pasi ai mund të shkonte jashtë shtetit muajin tjetër dhe makinën do ta përdornin familjarët e tij.

“Pak metra pa shkuar tek Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor Tiranë janë zyrat e disa kompanive të sigurimeve dhe agjentet që punojnë në këto zyra të kapin vetë dhe të pyesin se për çfarë shërbimesh je i interesuar. Sapo është afruar aty e ka pyetur një grua rreth 55 vjec se për cfarë interesohej dhe pasi i ka treguar dokumentat e mjetit i thotë sa kushtonte siguracioni mjetit dhe sa rinovimi i te gjithë dokumentave. Ajo është prezantuar me emrin Yllka, ishte me detyrë agjente sigurimesh dhe në zyrë punonte bashkë me një vajzë më të vogël se ajo në moshë. Kur ka parë makinën që kishte të parkuar jashtë ajo i thotë “se përse nuk e vishte me xhama të zinj”. Kallëzuesi i thotë se do kishte dëshirë por ka hallin mos i nxjerr probleme policia pasi këto makina i ndalojnë shpesh herë nëpër postoblloqe”, thuhet në dosjen që disponon gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.

Marre nga Top Channel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen zyrtaret e dpshtrr arrestohen zyrtaret e dpshtrr

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet