LIVE UPDATES
Sport

Euro 2020/ Panucci: Turqia superiore por besoj te fitorja. Durmishaj na la për Greqinë, s’ka karakter

17 Mars 2019, 10:41 Nga DOSJA
Euro 2020/ Panucci: Turqia superiore por besoj te fitorja. Durmishaj na la

TIRANË- Trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci, ka dalë sot para gazetarëve në Tiranë, për të prezantuar dy ndeshjet e para kualifikuese për Euro 2020, kundër Turqisë e Andorrës, këtë muaj. Panuçi është dukur entuziast dhe me shumë besim te kombëtarja, ndoshta edhe për faktin se tashmë ka një grup thuajse të plotë dhe lojtarët po luajnë rregullisht në klubet përkatës. Panucci është i bindur se kundër Turqisë mund të merret rezultati pozitiv, edhe pse e pranon se kundërshtari është më i fortë. Ndërkaq, Panucci ka fjalë shumë të forta për Durmishajn, i cili na braktisi për Greqinë.

– Çfarë prisni ndryshe, duke qenë se keni premtuar ndryshime?

– Sjellja në fushë po, ajo duhet ndryshuar. Edhe taktikisht do të bëjmë pak ndryshime, kemi rikuperuar disa lojtarë dhe diçka do ta ndryshojmë. Mund të luajmë me 4-3-3 ose me 3-5-2, të shohim. Nuk do të luajmë thjesht në mbrojtje, por kam kuptuar që kam gabuar. Sa më shumë hapemi në fushë, aq më shumë probleme kemi.

– A jeni i kënaqur me skuadrën, pas kthimit të shumë lojtarëve?

– Jam i kënaqur me këta 23 lojtarë që kemi, mund të vijnë të tjerë. Kisha grumbulluar Cikalleshin, por ai u dëmtua, është edhe Ndoj i dëmtuar, Binaku ka probleme muskulore. Kthehet Abrashi, kthehet Ajeti, Grezda më në fund u kthye në fushë dje, edhe pse ndoshta nuk ka 90 minuta në këmbë. Kaçe po luan rregullisht, është kthye në kombëtare, ndërsa më parë nuk luante. Ka shumë futbollistë shqiptarë nëpër Europë që nuk luajnë rregullisht dhe ky grup luan mjaftueshëm. Kemi Qosen që vjen në kombëtare, e kam ndjekur gjatë gjithë dimrit, të tjerët janë të njëjtët.

– Çfarë duhet të bëjë Bare më shumë, për të luajtur në kombëtare? 

– Ç’lidhje ka Bare, është gjë miku yt? Do shkoj ta shoh, se është edhe Marbella afër. Mund të jenë shumë të tjerë që mund të vijnë në kombëtare.

– Planet janë për ndeshjen e radhës, apo për gjithë eliminatoret?

– Duhet të shohim vetëm ndeshjen e radhës, sepse kam parë që këtu kalohet lehtë në eufori. Jam i bindur se mund të bëjmë diçka speciale, përndryshe iki. Thjesht duhet të jemi të qetë dhe të përulur, sepse më duket se 2016 nuk u ka bërë mirë disa njerëzve. Jam i bindur që mund të bëjmë shumë mirë ndaj Turqisë, mund të provojmë të fitojmë.

– Vrushaj e Durmishaj na braktisën. Po me Tahiraj e Seferi, a ka pasur kontakte?

– I kemi nën vëzhgim, janë në planet tona për të ardhmen. Vrushaj e Durmishaj kanë bërë zgjedhjen e tyre, kanë ikur te Greqia.

– Lenjani, pse mungon këtë radhë?

– Sepse janë Binaku dhe Aliji.

– Duket sikur kemi pak zgjedhje nga krahët…

– Jo, kemi shumë lojtarë nga krahët, kemi Grezdën, Uzunin, kemi mbrojtësit e krahut që janë të aftë të luajnë edhe më përpara.

– Si e shihni Turqinë, sa e njihni?
 – Është një skuadër e fortë,superiore ndaj nesh. Sapo ka ndërruar trajner. Duhet të tregohemi më të fortë për ta mundur, por kam besim te djemtë e mi, mundohem të jem gjithnjë pozitiv dhe besoj se mund të fitojmë. Mungon Under te Turqia, është një lajm i mirë për ne, por duhet të shohim si do luajë Turqia, sepse trajneri i ri luan zakonisht 4-2-3-1. Megjithatë, mendoj më shumë për ekipin tim. I kam idetë e qartë çfarë duhet të bëjmë, duhet të luajmë lojën tonë, por natyrisht do ketë ndryshime në skemë nga Turqia tek Andorra.

– Berisha apo Strakosha, për portën?

– Kur bëj formacionin, zakonisht dy të parët nuk i gaboj kurrë. Berisha apo Strakosha, dhe pastaj Hysaj. Kam ende dyshime aty, të shohim.

– A ka lojtarë për kombëtaren Kategoria Superiore?

– Shumë e vështirë, kampionati shqiptar i jep shumë pak kombëtares. Kampionati çon lojtarë jashtë dhe më pas më të mirët vijnë në kombëtare. Realiteti është i tillë, edhe pse i ndjekim të gjithë.

– Abrashi, sa i rëndësishëm është për ne?

– Është lojtar me peshë, me shumë eksperiencë. Na duhet shumë forca e tij, tërbimi, agresiviteti. Duhet ta kemi të qartë kush jemi ne.

– Durmishaj, mos ndoshta duhej të luante pak minuta sa për ta djegur, si Vrioni?

– Këtë radhë grumbullova vetëm 2 sulmues. Vrioni është shumë i rëndësishëm dhe ka të ardhme të shkëlqyer, thjesht i duhet të piqet. Durmishaj është lojtar i ngjashëm, të shohim sa do luajë për Greqinë. Vendimi i tij duhet respektuar, çdokush bën atë që do, por problemi është që në fillim thonë “po”, pastaj “jo”, pastaj dërgon ndonjë mesazh dhe përgjigjet menaxheri. Këta lojtarë që bëjnë kështu nuk do bëhen kurrë lojtarë të vërtetë. Një lojtar i vërtetë e thotë me bindje “po”, “jo”, nuk qurravitet. Këta janë lojtarë me “ko*e”, jo ata si Durmishaj që sapo i kërkon Greqia apo një kombëtare tjetër u prishet mendja. Këtu jam gati të vendos bast: Durmishaj nuk do bëhet kurrë lojtar i rëndësishëm. Këtu do jemi, do flasim pas dy vitesh. Shkova të takoj një lojtar, erdhën babai, menaxheri, xhaxhai, kryetari i bashkisë, m’u duk sikur ishte Messi. Nuk e di fare ku luan tani. “Nuk e di, duhet të mendohem, të flas me menaxherin, me babin”. Për çfarë, menaxheri e vendos jetën tënde? Isha me një drejtues të Federatës, i thashë “nuk vlen, hiqi vizë”. Menaxheri e trajtonte sikur të ishte Cristiano Ronaldo.

– Roma, a ka pasur diçka reale?

– Nëse kanë menduar për mua, nuk e di. Megjithatë, nuk kam marrë asnjë telefonatë, zero. Po të kisha marrë një telefonatë, një sekondë më vonë do telefonoja presidentin Armand Duka, për ta njoftuar, sepse respekti për mua është shumë i rëndësishëm. Mua më paguan FSHF dhe nuk mund të flas me asnjë ekip tjetër për sa kohë jam i Shqipërisë. Jam i lumtur këtu, nuk e di për ju.

Marrë nga Telesport

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

Sport Sport christian panucci euro 2020 christian panucci euro 2020

Sondazh

Poll

Sport 16 Mars 2019, 18:17

Skënderbeu triumfon me Kukësin, feston Partizani

Skënderbeu ka marrë një fitore me shumë të madhe përballë Kukësit, duke i mposhtur verilindorët me rezultatin minimal, 1-0. Goli i vetëm u shënua nga Bruno Dita...

Balla: Javën e ardhshme mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, ka dakortësi

Balla: Javën e ardhshme mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, ka dakortësi

Spaho: Kontrolloni veten, na keni quajtur bagëti e tufë, ju respektojmë si motrat tona

"Mungon insulina", Manastirliu: Kemi 17 lloje, dysheku i duhet spitalit, jo Ficos

Berisha për Ramën: Nuk e shplani dot! Spiropali: Atje çove djalin e preferuar me flokë të lyera

"Stolisni kolltukun", Spiropali-Dules: Ju protestën e katranit, kapeni pas flokëve të Saliut

Berisha e krahasoi me Gaddafin, Ekonomi: Rama është brand ndërkombëtar, s'kemi ç'të bëjmë

Berisha lexon mesazhin: Prej 30 ditësh nuk gjejmë insulin, ju quani ‘brend’ Ramën

Berisha denoncon vëllain e komandantit të Gardës: Artan Sako mori tender me 99.9% të fonfit limit

Berisha paralajmëron Ballën:6i kam gati për ty,shumë shpejt do shpallesh në kërkim si Gentian Sharra

Zhupa: Më 7 korrik proteston fermeri, i riu dhe pensionisti, i keni ndarë të nënës e të njerkës

"Bëtë festë për grurin", Balla-Zhupës: kemi 5-fishuar eksporter, për 1 hektar japim 80 litra naftë

Akti normativ për kompensimin e çmimeve për materialet e ndërtimit, Salianji: Politikë zhvatje

Salianji: Rama dhe Braçe kanë shqetësim të madh, iu kanë humbur lopët

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, ish-zv.drejtori i Policisë Nushi i drejtohet mediave: Ikni na lini rehat

'Nëse votojmë kundër i bëjmë nder qytetarëve'/ Tabaku: Akti normativ ka hyrë në fuqi

'Ministria ka dhënë 22 mln mbështetje' Krifca: 5 muajt e parë të vitit ishin të mirë për fermerët

'Akti serviret gabim'/ Sula: Pse të kompensohen kompanitë që marrin fonde publike

Pyetet për protestën e 7 korrikut, Alizoti: Po më duket vetja superstar, s'më ka njoftuar njeri

Protesta e 7 korrikut, ankohet Arbi Agalliu: Ma vunë emrin në listë pa më pyetur fare

Deklaratat e Alibeajt/ Këlliçi: Kushdo që tenton të vrasë protestat është në shërbim të qeverisë

Braçe kundër Ramës: Se thoni i ka numëruar gabim lopët Erioni. Bujku po del me humbje, duhet bursa

Rezoluta për Srebenicën, Balla:Shumë shpejt dorëzojmë në Kuvend dokument me rëndësi edhe për Kosovën

PS nuk e "lëshon" Olta Xhaçkën, Balla: Akuzat, flluska sapuni

Kriza e çmimeve, ministrja Ekonomi: Ekonomia jonë ka rezistuar, njerëzit kanë vënë lekë në bankë

Rama "kap" tek Samiti i NATO presidentin bullgari, i flet gjithë këmbë e duar: Mbase lajm i mirë

Duma: Ju shqetësoheni që aksionerët e peshqve të mëdhenj, votojeni për ato të 10-të. Tallje!

'Kursimet janë rekord'/ Ahmetaj: Do prezantojmë paketë tjetër ndihme, çmimi i naftës është i lartë

'Ekonomia po rritet'/ Ibrahimaj: Po të mos kishim bordet, do ishte shtrenjtuar çmimi i naftës

'Ankohet' për ministren, Spaho: Ka fjalimin e njëjtë si për Butrintin e Ukrainën

Kompensimi i çmimeve/ Dhurata Çupi: Minatorët e Bulqizës s'u jepet asnjë investim

Refuzon thirrjen e Berishës! Protesta e 7 korrikut, Xhaferraj: S'do marr pjesë

Protesta e 7 korrikut, Flamur Hoxha: E kemi për detyrë të bashkohemi

Java çame/ Idrizi i përgjigjet Dendias: Kush nuk ekziston? Duam falje publike nga Greqia

7 korriku, Salianji konfirmon pjesëmarrjen: Kemi 1001 arsye për të protestuar

Protesta e 7 korrikut, Ina Zhupa konfirmon pjesëmarrjen: Detyra minimale e çdo deputeti

Protesta e 7 korrikut, Gazment Bardhi: Gjithmonë krah qytetarëve, jo autokratëve

Protesta e 7 korrikut/ Agron Duka i bashkohet Berishës: Do jemi prezent për të dhënë një mesazh

7 Korriku/ Grida Duma: Jam pro, Berisha ka bërë shumë mirë që i ka përfshirë deputetët

Protesta e 7 korrikut/ Alibeaj: Para se Berisha të shkojë te sheshi, të vijë të flasë për oligarkët

S'merr pjesë në protestën e Berishës, Açka: S'do jem fizikisht, i bëj me fjalë

Protesta e 7 korrikut, PD përgatit terrenin, ngre dy grupe pune, kush merret me Tiranën e qarqet

Aksidetohet turistët çekë në Tamarë, makina del nga rruga

Aksion në Elbasan/ Mbajti peng një person, arrestohet në mes të ditës Thanas Beko

Komisioni për Hartën gjyqësore/ 'Më vjen të qesh', Maks Haxhia: Më morën në telefon, ishte anulluar

Policia Rrugore kontrolle në Tiranë, vendosen 268 masa administrative dhe pezullohen 21leje drejtimi

Rama takohet me Biden, e prek në kurriz e i thotë diçka, presidenti i SHBA-së ngel me gojë hapur

Reforma Territoriale, Xhelal Mziu: Të bejmë një tur, marrim eksperienca, është çështje komplekse

Komisioni për Reformën Territoriale, caktohen ekspertët teknikë! Mziu: Të bëjmë tur në rajon

Rama dhe bashkëshortja e tij priten nga Mbreti Felipe VI i Spanjës dhe mbretëresha

Policia “aktivizon” dronët, shoferët që nuk respektojnë këmbësorët në vizat e bardha do ndëshkohen