LIVE UPDATES
Politike

Escobar: Vonesa në integrimin e Ballkanit Perëndimor, hapësirë për Kinën dhe Rusinë

28 Tetor 2021, 20:28 Nga DOSJA
Escobar: Vonesa në integrimin e Ballkanit Perëndimor,

SHBA- Shtetet e Bashkuara rikonfirmuan të enjten mbështetjen për integrimin e Ballkanit Perëdimor në Bashkimin Evropian dhe shprehën angazhimin për të nxitur këtë proces, në interes të vetë vendeve, BE-së dhe Shteteve të Bashkuara. Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar tha para anëtarëve të nënkomisionit për Evropën dhe Euroazinë, se administrata e Presidentit Joe Biden është e përkushtuar ndaj “një rajoni që është historikisht, nga ana kulturore dhe gjeografikepjesë e Evropës.

“Synimi ynë për të gjashtë vendet e rajonit është të mbështesim integrimin e suksesshëm në institucionet e instituteve evropiane dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, tha zoti Escobar.

Ne po punojmë me partnerët tanë, tha zoti Escobar për të përforcuar mesazhin se anëtarësimi mbetet një mundësi reale brenda një afati kohor realist dhe për të shërbyer si një shtysë kritike për që të ketë vullnet të vazhdueshëm politik për të zbatuar dhe intensifikuar reforma të vështira.

“Mesazhi më i fortë që BE mund të japë tani është të planifikojë fillimin e negociatave të pranimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE përpara fundit të këtij viti”, tha ai.

Vonesat në këtë proces tha zoti Escobar, do të dëmtonin shpresat e brezave të ardhshëm dhe do të krijonin hapësirë për ndikimin keqdashës së vendeve si Rusia dhe Kina.

“Moska dhe Pekini janë aktivisht kundër integrimit perëndimor të rajonit, duke përdorur dizinformata dhe duke shfrytëzuar dobësitë për t’i shmangur vendet e Ballkanit Perëndimor nga rruga demokratike që kanë zgjedhur ndërsa atë vetë vënë gjurmët e tyre ekonomike dhe politike në Evropë”.

Ai tha se puna e përbashkët mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian drejt objektivit të integrimit evropian përfshin edhe mbështetjen ndaj bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, “si rruga më e mirë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.”

“Dialogu është forumi përmes së cilit të dyja palët duhet të punojnë si të barabarta për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre dhe për të normalizuar marrëdhëniet dhe ideale do të ishte që kjo të bëhej përmes njohjes sp ndërsjelltë”, tha ai.

Zoti Escobar tha se nga perspektiva e Uashingtonit dhe aleatëve të tij është që dy vendet të zbatojnë marrëveshjet e deritanishme.

“Megjithëse nuk jemi pjesë e dialogut, nuk jemi pjesë e procesit të negociatave, ne punojmë shumë ngushtë me zotin Lajçak, duke i inkurajuar palët të jenë fleksibël, pragmatike dhe të orientuara drejt zgjidhjeve.

“(Zgjidhja e) tensioneve më të fundit, mendoj tregoi se ka mundësi për të punuar së bashku, sepse vërtetoi se dialogu funksionon si një forum për zgjidhjen e problemeve”, tha ai.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje për Ballkanin e Hapur, zoti Escobar tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin të gjitha nismat që afrojnë vendet ekonomikisht.

“Udhëheqësit e tre vendeve (Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut) që e kanë hedhur nismën për Ballkanin e Hapur, na kanë siguruar seështë e hapur për të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ne u besojmë. Në fakt nuk mund të ketë sukses pa tre vendet tjera”, tha ai.

Ai shtoi se kjo nismë është e ngjashme më atë që nën procesin e Berlinit njihet si tregu i përbashkët rajonal.

“Mendoj se plotësojnë njëra-tjetrën dhe çdo gjë që i afron vendet mes tyre, do të krijojë mirëbesim ndërmjet njerëzve, do të krijojë mundësi për lëvizje politike në disa çështje tjera. Pra, po, i mbështesim të gjitha përpjekjet për të afruar vendet ekonomikisht mes tyre”, tha ai.

Një treg i tillë do të ishte shumë tërheqës për kompanitë amerikane, tha zoti Escobar.

Lidhur me Malin e Zi, ai tha se partneriteti i Shteteve të Bashkuara është me me vendin, popullin e tij dhe institucionet demokratike dhe jo me ndonjë parti politike.

“Ne jemi të përgatitur të punojmë me të gjithë partnerët malazezë për të ndarë vizionin e një vendi demokratik sovran gjithëpërfshirës, i cili avancon reformat e nevojshme si një vend që aspiron anëtarësimin në BE, duke respektuar njëkohësisht premtimet solemne si një aleat i palëkundur i NATO-s”.

Zv/ndihmës sekretari i shtetit, tha se roli i SHBA-së mbetet kritik për ruajtjen e sovranitetit të integritetit territorial të Bosnjë-Hercegovinës dhe arritjeve të njëzet e gjashtë viteve të fundit që nga Marrëveshja e Paqes e Dejtonit.

“Kërcënimet e fundit ndaj institucioneve nga Milorad Dodik janë të rrezikshme dhe kërcënojnë të minojnë Dejtonin dhe zgjedhjen dhe perspektivën evropiane të gjithë qytetarëve të Bosnje-Hercegovinës. Ne po angazhohemi fuqishëm me aktorët lokalë dhe partnerët tanë për të zmbrapsur çdo lëvizje që rrezikon një kthim në të kaluarën e trazuar të Bosnjës në vend që të sigurojë një të ardhme më të ndritur.”

Kryetari i Nënkomisionit për Evropën dhe Euroazinë, William Keating tha se shpresonte që një seancë e tillë t’u jepte përgjigje shqetësimeve që Uashingtoni nuk po i kushton rëndësi rajonit dhe se integrimi i vendeve të tij është në të mirë të vetë atyre, BE-së dhe Shteteve të Bashkuara.

Marrë nga VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ballkani perendimor gabriel escobar ballkani perendimor gabriel escobar

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet