Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Erdogan telefon dy turqit që u kthyen në heronjtë e Vjenës: Vazhdoni të ndihmoni austriakët
3 Nëntor 2020, 19:03Nga DOSJA
TURQI- Presidenti Rexhep Tayip Erdogan, ka telefonuar dy të rinjtë turq, të cilët jetojnë në Austri dhe janë cilësuar si heronj, pasi kanë ndihmuar në shpëtimin e një polici dhe një qytetareje në sulmin që ndodhi në Vjenë ditën e djeshme.
Dy të rinjtë me të cilët ka biseduar Erdoganin quhen Recep Tayip Gultekin dhe Mikain Ozen, por gjithashtu janë plagosur gjatë sulmit terrorist në Vjenë. Sipas mediave të huaja, presidenti është shprehur krenar për veprimin e tyre, ndërkohë që i ka këshilluar të ndihmojnë austriakët.
“Vazhdoni të ndihmoni austriakët. Ata mund të mos na kuptojnë, por ne i kuptojmë ata. Na mjafton të jemi njerëzor dhe ne vazhdojmë në këtë mënyrë. Unë e njoh Austrinë. Ju nuk keni asnjë mëkat përveç të qenit mysliman, në sytë e tyre. Por për ne, të jesh mysliman është burimi më i rëndësishëm i krenarisë. Për ne, ne bëmë luftën më të madhe kundër terrorizmit. Unë jam i sigurt që ju do të jeni përfaqësuesi i mirësisë, paqes dhe bukurisë kudo që të jeni. Në emër të kombit tim, familjes time dhe vetes time, ju falënderoj! Zoti qoftë i dashur dhe ndihmës. Përshëndetje për të gjithë familjen,”– ka thënë presidenti Erdogan.
Sulmi terrorist ndodhi një natë më parë, në orën 20:00, me orën lokale në Vjenë. Të paktën 5 persona kanë vdekur dhe 22 të tjerë janë plagosur, mes tyre dhe një efektiv policie. Sulmuesi kryesor është ekzekutuar nga policia vendase, ndërkohë që vijojnë kërkimet, pasi dyshohet se pas tij fshihet një grup terroristësh.
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA- Amerikanët janë duke votuar ditën e sotme, për të zgjedhur fituesin në garën presidenciale midis Joe Biden dhe Donald Trump. Ndërkohë, pronarët e dyqaneve...
TURQI- Gezge Tekçi, është një nga vajzat që shpëtoi për mrekulli nga ndërtesat e shkatërruara në tërmetin që ndodhi më 30 tetor, në afërsi të rrethit Sef...
VJENË– ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist të ndodhur një natë më parë në Vjenë ku si pasojë kanë humbur jetën 4 persona dhe janë plagosur 22 ...
VJENË-Një ditë pas sulmit terrorist në qendër të Vienës, vendi ka marrë pamje tjetër. Në fotot e publikuar nga mediat e huaja shihet se sulmi i ka tmerruar...
TURQI– Pallati Doğanlar në rrethin Bayraklı në Izmir ishte më i dëmtuari pas tërmetit të 30 tetorit. Në mediat e huaja, janë publikuar sendet të trishta e mbetu...
VJENË– 20- vjeçari Kujtim Fejzulai, është autori autori i sulmit terrorist në Vjenë, i ndodhur një natë më parë ku si pasojë humbën jetën 5 persona ...
SHBA– Shtetasit amerikanë po votojnë sot për të zgjedhur fituesin në garën presidenciale midis Donald Trump dhe Joe Biden. Ndërkohë sipas “USA Today”, mes moto...
IZMIR- Është pblikuar videoja, ku shieht momenti kur shpëtohet vogëlushja me emrin Ayda Gezgin, e cila sipas mediave të huaja është gjetur 91 orë pas tërme...
SHBA- Amerika po voton sot për presidentin e vendit. Ndërkohë që priteshin trazira, deri më tani sipas Reuters, qytetarët i kanë respektuar me përpikëmëri të gj...
GREQI- Ditën e sotme në Greqi janë regjistruar 2,166 raste me Covid-19, ndërsa 13 qytetarë e kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.Me shtimin e shifrave të dit...