Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh drejtuesin/ Tensione në mbledhje, banorët kërkojnë largimin e Tavos, përplasen me policinë
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 Shtyhet mbledhj...
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 Shtyhet mbledhj...
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj/ Reagon policia: Autori qëlloi në ajër për t'i kanosur, sekuestrohet arma e për...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zbuluar disa nga prapaskenat ndër vite të përpjekjeve për rindërtim dhe shembje të Teatrit Kombëtar. Rama tha se në kohën e Berishës ka patur plan për të shembur Teatrin dhe për të ndërtuar Plazza, por që ai ka refuzuar. Rama shkoi edhe më tej, kur tha se investitori që s’deshi t’i përmendte emrin ishte mik familjar i ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Kam qenë kryetar bashkie kur më ka ardhur në zyrë një shpurë biznesmenësh që erdhën në zyrën time për të ndërtuar teatrin e ri tek Godina e Piramidës. Ky investitor bashkë me një grup të njohur gjermanësh kanë ardhur në zyrën time dhe më kanë paraqitur projektin e Plazza Shopping. Projekti ishte i bukur. Ishte një shesh me bare dhe restorante. Aty ku sot është pishina, që ka shërbyer për bretkosat që për një kohë të gjatë kanë qenë të vetmet spektatore. I thashë, shumë i bukur projekti por këtu do të bëhet teatri i ri kombëtar. Më thanë, TK do bëhet tek Piramida. Dyshoj shumë i thashë, ndoshta bëhet. E bukura është që nuk u bë ajo, nuk u bë as ai. Teatri tek Piramida. Për të cilin nuk u harxhuan miliona imagjinare eurosh.”,-tha Rama.
Deklaratat e kryeministrit Edi Rama u bënë në një seancë të nxehtë debati në Kuvend. Këto debate vijnë disa ditë pas tensionimit të situatës politike në vend me shembjen e godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar. Vendimi u kundërshtua nga aktivistë, opozita dhe artistët por edhe shumë qytetarë që u shpërfillën nga qeveria dhe bashkia Tiranë. Me një aksion të zhvilluar natën, Teatri u shemb dhe në tokën e atij ekzistues pritet të ndërtohet një teatër i ri me vlerë rreth 30 milionë euro. Nuk mungojnë akuzat as për arkitektin Bjarke Ingels dhe kompaninë Fusha Shpk, që ka bërë projektin.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Edi Rama ka replikuar me deputetin Kujtim Gjuzi në lidhje me ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar dhe shembjen e godinës aktuale. Rama tha se projek...
Tiranë- Ditën e sotme kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Dhomës Amerikane të Tregtisë, ku u diskutua për krizën ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për betejën e tij për më shumë se 20-vjeçare. Rama sot në Kuvend ka treguar dhe një mesazh që i ka mbërritur ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka replikuar sot me deputetin Kujtim Gjuzi. Në fjalën e tij në Kuvend, Rama është ndërprerë disa herë nga Gjuzi, i cili flist...
TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama ka folur sot për situatën e COVID-19, dhe tha se hapja do jetë brenda majit. Në fjalën e tij në Kuvend, Rama tha se vendi ës...
TIRANË- Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka shkuar sot në Presidencë ku ishte parashikuar një takim me Presidentin Ilir Meta. Makina që udhëtonte Ki...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij në Kuvend me debatin lidhur me pandeminë COVID-19. Rama tha se edhe vende tejet të zhvilluara nuk kanë ar...
TIRANË- Ministrja e Kulturës, Elva Margariti në seancën e sotme plenare deklaroi se çështje e Teatrit Kombëtar është politizuar. Ministrja kishte ed...
TIRANË- Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti Lefter Maliqi ka replikuar me ministrin e Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj lidhur me sjelljen e policisë...
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike në Kuvend, Myslim Murrizi, ka replikuar me opozitën jashtë Kuvendit, duke thënë se PD dhe PS kanë bërë pazar për të ...