Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Nëna 30-vjeçare, Enkeleda Çapoku është përcjellë për në banesën e fundit, pasi u vra teksa po shpëtonte të bijën nga dhuna e kunatit të saj, Erdet Çapokut. Dosja.al ka siguruar sot dhe foton e Enkelëdës, e cila akuzohej nga kunati se po i tradhtonte vëllanë dhe në mesnatën e së enjtës i shkoi në banesë dhe e vrau.
Bashkëshorti i Enkeledës prej vitesh po vuan një dënim në burg dhe sot nuk është lejuar që t’i jepte lamtumirën gruas së tij. Nga ana tjetër, Erdet Çapoku është lënë nga Gjykëta në burg, pasi për të është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”. Ai akuzohet se ka vrarë kunatën, ka dhunuar nënën dhe vajzën e saj 18-vjeçare.
Gjatë seancës, ai ka thënë se nuk mban mend sesi ka ndodhur vrasja. “Nuk e mbaj mend sesi ka ndodhur e gjithë ngjarja. Kisha prej kohësh debate me Enkeledën. Kam investuar gjithë paratë në shtëpinë e saj, ajo s’më pranoi më”-, ka thënë ai, bëjnë me dije burime për Dosja.al, por në dëshminë para hetuesve ka treguar të gjithë ngjarjen se si ka ndodhur.
Enkeleda Çapoku u vra tre netë më parë nga kunati i saj në dhomën ku flinte me vajzën dhe nënën, në zonën e Paskuqanit në Tiranë. Ai ka hyrë me dhunë në shtëpinë ku banonte Enkeleda me një shkop dhe një thikë me vete. Pasi ka hyrë në banesë, autori ka thyer edhe derën e dhomës ku flinin Enkeleda, nëna dhe vajza e Enkeldës dhe është konfliktuar me këtë të fundit. Nëna është futur në mes por nuk ia ka dalë dot të parandalojë ngjarjen e rëndë. Enkeleda ishte pajisur me urdhër mbrojtje pasi kishte pasur konflikte me kunatin edhe herë të tjera. Ajo kishte të shoqin në burg, Eltonin, i cili i kishte lënë porosi të vëllait (autorit) t’i ruante gruan dhe ky besohet të ketë qenë shkaku i konflikteve.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
RROGOZHINË– Dy të rinj nga Rrogozhina janë arrestuar nga policia në kuadër të një operacioni të koduar “Rent”.Policia ka vënë nën pranga 2 të rinj nga Rrog...
GJIROKASTËR– Ditën e sotme në Derviçan të Gjirokastrës po festohet përvjetori i 29 i organizatës Omonia, ku ndodheshin edhe përfaqësuesit e Qeverisë...
TIRANË- Gjykata ka caktuar masën e sigurimit “arrest me burg” për Erdet Çapokun 34-vjeçarin që masakroi me thikë kunatën e tij, Enkeleda &Cce...
DURRËS- Mbrëmjen e së premtes në spitalin e Durrësit të gjithë pacientët që ndodheshin të shtruar janë tmerruar dhe panikosur pasi dhomat e spitalit u mb...
TEPELENË- Në fshatin Turan të Tepelenës është djegur një banesë, por për fatin e mirë nuk është lënduar asnjë njeri.Shkaku i vërtetë për zjarrin nuk është ...
DIBËR- Ditën e sotme në qarkun e Dibrës kanë nisur reshjet e dëborës duke krijuar probleme me qarkullimin e mjeteve.Gazetari Enver Doçi raporton për...
DURRËS– Ditën e sotme, para Gjykatës së Durrësit kanë dalë 18 të pandehurit e arrestuar gjatë operacionit “Abuzuesit”. Por ka ndodhur diçka e papara...
DURRËS- Polici i pandehur, Agim Osmani duket se nuk e ka përballuar dot presionin para Gjykatës së Durrësit. Gjatë zhvillimit të seancës së sotme, Osmanin ...
TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u ka kërkuar të gjithë drejtuesve të Policisë që të mos e lejojnë daljen e materialeve hetimore për ngjarjet e...
ELBASAN- Ditën e sotme janë arrestuar 4 persona në Librazhd dhe në Cërrik për akuzat “mashtrim dhe vjedhje”.Arrestimi është bërë i mundur nga specialistët për ...