LIVE UPDATES
Politike

“Emri i tij është amaneti që më është lënë”, Azem Hajdari tregon sendin që mban kujtim nga babai

7 Qershor 2020, 14:27 Nga DOSJA
“Emri i tij është amaneti që më është

TIRANË- Azem Hajdari flet për herë të parë në një intervistë ekskluzive për Abc News mbi jetën, politikën, familjen dhe kujtimin për të atin të konsideruar si “pishtari i demokracisë”. Më i vogli i familjes gëzon sot plot 22 vite, pasi lindi pikërisht pak muaj pas ndarjes nga jeta të babait të tij.

Thotë se edhe pse nuk e ka njohur atë, e quan një nga frymëzimet më të mëdha, ndërsa me krenari e cilëson motivuesin më të madh shpirtëror dhe ruan me fanatizëm një unazë që i përkiste atij. Hajdari nuk e fsheh interesin për t’u përfshirë në sferën politike në një të ardhme ndoshta jo shumë të largët, ndërsa shprehet se politika shqiptare sot është në duart e disa njerëzve që mendojnë për interesat personal duke lënë pas mirëqenien e popullit.

Vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për të djegur mandatet e quan një vendim rrufe, duke ndarë të njëjtin qëndrim me motrën e tij e cila vendosi të qëndrojë në Kuvend. MKritikat ndaj Rudinës, Azem Hajdari i quan të padrejta, ndërsa duke peshuar qëndrimin e saj dhe vëllait të madh Kiri, thekson se të dy ata qëndrojnë në krah të demokracisë.

Intervistoi Mimoza Vraja

-Ju jeni ende në moshë të re dhe deri më sot keni qëndruar jashtë sferës publike dhe politike. Por duke qenë se mbani emrin e babait tuaj që konsiderohet si “Pishtari i Demokracisë” jo pak herë keni qenë në vëmendjen e mediave. A ju bezdis ky fakt?

Vëmendja e mediave nuk më bezdis aspak, përkundrazi e shoh si një mundësi më të mirë për të kontribuar për vendin një ditë kur të jetë momenti i duhur.

-Çfarë studioni dhe çfarë ju ka shtyrë në këtë drejtim?

Momentalisht po ndjek studimet në degën Drejtësi, Bachelor. Për mua një formim i tillë ka përzgjedhjen më të duhur të informacionit për të ardhmen.

-E keni menduar ku e shikoni veten në të ardhmen, në fushën e drejtësisë si nëna juaj apo keni ndërmend t’i futeni politikës?

Pasionin tim për të drejten kam vendosur ta ndjek nëpërmjet angazhimit në jetën politike. Per mua një politikbërje e mirë forcon shtetin e së drejtës.

-A ka ndikuar fakti që mbani emrin e babait tuaj në ecurinë e jetës tuaj apo qoftë edhe në vendimet për të ardhmen?

Unë nuk e kam njohur babain tim por në jetën time ai është shembulli, frymëzimi, motivuesi i madh shpirtëror dhe mbajtja me nder e emrit të tij është amaneti që më është lënë.

-Çfarë mendoni për politikën në Shqipëri dhe situatën ku ajo ndodhet aktualisht?

Mendoj se politika në Shqipëri është ndër ditët e saj më të këqija pasi ndodhet në duart e disa njerëzve të shtirur, që veprojnë për interesa personale pa menduar për të mirën e popullit.

-Nëse në një të ardhme ndoshta jo shumë të largët do merrnit një ftesë për t’u angazhuar në politikë do e pranonit?

Angazhimi dhe kontributi im në politikë është një çështje e lënë kohës së duhur për të cilën nuk e shoh të nevojshme një ftesë.

-Jeni ju mbështetës i qëndrimit në parlament i motrës suaj, Rudina Hajdari, pas vendimit të Partisë Demokratike për të djegur mandatet?

Jam pro çdo qendrimi idealist që nuk ndjek vendime rrufe të kryetarit të partisë, por interesin e sovranit. Djegia e mandatit nuk besoj se ishte zgjidhje e mirë dhe koha po e vërteton.

-Vendimi i saj solli shumë reagime në media, ndërkohë që shumë figura politike të PD e kritikuan. Si i pritët ju këto qëndrime?

Kritikat ndaj Rudinës i shoh të padrejta, pasi cdo çdokush mund të zgjedhë rrugën më të lehtë dhe të sigurojë karrierën politike duke ndjekur verbërisht vendimet e kryetarit te partisë, por vlera e vërtetë është të zgjedhësh rrugën më të vështirë dhe rrezikun për hir të demokracisë dhe mbarëvajtjes së shtetit.

-Vetë motra dhe vëllai juaj duket se kanë shfaqur qëndrime të ndryshme në këtë pikë, pasi Rudina Hajdari ka qenë kundër kryedemokratit Lulzim Basha për të dalë nga parlamenti, ndërsa Kirin e kemi parë të shfaqet në disa prej protestave kombëtare që ka mbajtur opozita. Ju çfarë mendoni për këto dy pole le të themi, brenda familjes?

Nuk do t’i quaja pole dhe aq më pak të kundërta pasi të dy qëndrojnë krah demokracisë.

-Çfarë marrëdhënie keni me nënën, motrën dhe vëllain? A kanë ndikuar ata në vendimet tuaja për jetën?

Marrëdheniet tona janë më të mirat e mundshme por personi i vetëm që ka ndikuar në vendimmarrjen e jetës sime është babai im edhe pse nuk e kam takuar kurrë.

-A mbani me vete sende që i përkisnin babait tuaj?

Po, kam një unazë që i perkiste atij.

-Çfarë ndjesie është të kesh emrin e babait që nuk e ke njohur? E ke ndjerë ndonjëherë detyrim për të ecur në hapat e tij për të përmbushur ato që ai la përgjysmë?

Është një përgjegjësi shume e madhe por pavarësisht se nuk e kam njohur, familjar dhe të njohur vërejnë se ndajmë të njëjtin karakter dhe pasione. Për mua përmbushja e ëndrrës së tij është detyrimi më i madh i jetës sime.

Marrë nga Abcnews.al

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike azem hajdari djali i azem hajdarit azem hajdari djali i azem hajdarit

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës