Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Zbulohen dy KANDIDATURAT për president që Alibeaj do të paraqesë sot në mbledhjen e grupit
9 Maj 2022, 10:22Nga DOSJA
TIRANE- Visar Zhiti dhe Neritan Ceka janë dy emrat që Enkelejd Alibeaj pritet ti propozojë grupit parlamentar në mbledhjen e thirrur mesditën e sotme në 14:00. Ashtu edhe siç Dosja.al paralajmëroi dy ditë më parë, emri i poetit Visar Zhiti është në qarkullim brenda radhëve të demokratëve, dhe pritet që sot të zyrtarizohet për diskutim në mbledhjen e grupit, proces ky që nuk njihet nga “Rithemelimi”.
Bashkë me Zhitin, pritet që të diskutohet edhe emri i arkeologut dhe ish-ministrit të Jashtëm, Neritan Ceka. Edhe Zhiti ka shërbyer si ministër Kulture në qeverinë Berisha në vitin 2013.
Pas diskutimit do të zyrtarizohen edhe kandidaturat që do të shkojnë në ‘duart e socialistëve’. Raundi i parë i votimit për kreun e shtetit pritet të zhvillohet më 12 maj. PD ndërkohë është e përçarë edhe në këtë proces me 3 grupe, Rithemelimi, grupi i Alibeajt dhe një grup asnjëanës që nuk mbështet as Berishën dhe as grupin Alibeaj.
TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar në mbështetje të punonjësve të inceneratorit të Fierit të cilët kërkojnë pagat. Në n...
TIRANE- Drejtoresha e Komunikimit për Mediat në Partinë Demokratike, Floriana Garo ka akuzuar deputetin Enkelejd Alibeaj se po i shërben marrëveshjes së kryemin...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula u ka bërë thirrje efektivëve të policisë që të kontrollojnë më me vëmendje makinat luksoze, kryes...
TIRANË– Ish-kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është rikthyer në rrjetet sociale! Këtë herë, përmes bashkëshortes së tij, Aurela e cila ka zgjed...
TIRANË- Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit, Ervin Resuli ka denoncuar një skandal siç e quan ai të ministres së bujqësisë Frida Krifca e c...
TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa i është përgjigjur ministres së Kulturës, Elva Margariti pasi kjo e fundit ka deklaruar se Parku K...
VLORË– Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ka inspektuar sot punimet në Bypass-in e Vlorës, ku u shpreh se po punohet 24 or...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ishte sot para kryeministrisë ku po ndizte një qiri si homazh për Ilvi Metën, të riun që u gjet i vdekur në qel...