Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Email-i anonim i “stafit” të Digitalb, kush fshihet pas luftës për pushtet, pse firmëtarët nuk u prezantuan?
15 Gusht 2019, 13:39Nga DOSJA
TIRANË- Qysh prej ditës së djeshme, një email i një grupi personash që vetëquhen si stafi i larguar i Digitalb, ka qarkulluar në mediet sociale. Një email, që ka si adresë “stafidigialb”, iu është dërguar aksionerëve të kompanisë, si Vjollca Hoxha, Aleksandër Frangaj, e Samir Mane ku ata paralajmërojnë edhe një protestë për shqetësimet e tyre lidhur me drejtimin e “Digitalb”.
Ajo që të tërheq vëmendjen është padyshim fakti se personat e shqetësuar kanë qëndruar anonimë, dhe se letra është publikuar nga vetë personat që e kanë dërguar atë.
Mes të tjerash, në këtë email thuhet se kompania ka flakur në rrugë “drejtora ekzekutivë”, duke risjellë në lojë emrin e ish-drejtorit të Digitalb, Alban Jaho.
Pas botimit të kësaj letre, burime jozyrtare i thanë Dosja.al, se letra është hartuar nga ish-drejtues të Digitalb, me synim shndërrimin e një letre publike dhe që përfaqëson të gjithë të larguarit nga kompania.
Por si qëndron e vërteta? Pse në këtë letër, më shumë se projekti i kompanisë, theksohet fati i një ish-drejtori të larguar që sipas “stafit” është hedhur në rrugë?
Ish-administratori i Digitalb, Alban Jaho u shkarkua me bujë disa muaj më parë, dhe kompania po e ndjek çështjen me të në gjykatë, pasi e akuzon për vjedhje.
Gjykata i ka ngrirë Jahos edhe 3% e aksioneve, duke i shkëputur kështu çdo lidhje me Digitalb. Email-i i shpërndarë në media, nuk ka asnjë firmë të vetme, duke hedhur dyshimet se edhe mund të përdoren mediat, për qëllime të panjohura për publikun, por jo për protagonistët që e kanë marrë atë.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Keidi Pasha 20 vjeç është vrarë me armë zjarri në Gjermani nga persona të paidentifikuar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 13 Gushtit n...
TIRANË – Sëmundja e gripit të derrit e cila u shfaq një vit më parë në Afrikë ka prekur një sërë shtetesh në botë. Para disa javësh qindra mijëra der...
POLONI- Shteti polak ka nderuar majorin shqiptar të rënë në krye të detyrës, Klodian Tanushi më 10 maj 2019 në Letoni. Polonia i ka dorëzuar familjes “Medaljen ...
KOSOVË– Duket se pas ndarjes me Kejsin, reperit Arkimed Lushaj nuk po i ndahen fatkeqësitë. Teksa ka qenë duke udhëtuar në rrugët e Kosovës është përfshirë...
Detaje të reja zbulohen për të riun shqiptar që u vra me 6 plumba dje në Volfsburg të Gjermanisë. Keidi Pasha, 16 vjeç nga Burreli, u ekzekutua teksa po ...
Alores, reperi i famshëm shqiptar i njohur dhe për bashkëpunimin e tij me Çiljetën, është aksidentuar rrugës për në Dhërmi, por fatmirësisht është jashtë...
TIRANE– Ditën e djeshme u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare regjisori i mirënjohur, Gjergj Xhuvani. Regjisori dha frymën e fundit në Romë, teksa ndodhej ...
TIRANË– Dosja.al ka mësuar se personi që është ekstraduar ditën e sotme nga Milano është Emiljan Sinjari. 27-vjeçari akuzohet se 2016-2017, ai në ba...