LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Elvana Gjata ndahet nga i fejuari, arsyet pse i dha fund lidhjes me Ervin Matën

24 Shkurt 2019, 10:41 Nga DOSJA
Elvana Gjata ndahet nga i fejuari, arsyet pse i dha fund lidhjes me Ervin

TIRANË- Pas lajmeve të bujshme dhe shkëputjes nga muzika, këngëtarja e njohur Elvana Gjata është rikthyer në skenë gjatë koncertit me rastin e Pavarësisë së Kosovës. E veshur me fustan blu dhe një kapele që i eklipsonte gjysmën e portretit, veshje e dizenjuar nga miku i saj Valdrin Sahiti, artistja u prit me mjaft entuziazëm.

Kureshtja u shtua nisur nga fakti që këta muaj ajo ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike, që prej ngjarjes në zonën e ish-Bllokut më 4 tetor, ku u përfshi ishte i fejuari i saj, Ervin Mata. Bashkë me rikthimin ajo u komentua për gjithçka, nga look-u deri te këngët e përzgjedhura pak ditë më parë në Prishtinë. Mirëpo, detaji që ra më shumë në sy te Gjata ishte mungesa e unazës së fejesës në dorën e saj, që për ironi të fatit për herë të parë e ka bërë publike pikërisht gjatë një koncerti në Prishtinë.

Ky fakt bëri të gjithë të dyshonin se ajo mund t’i ketë dhënë fund fejesës me Ervin Matën, i cili tashmë është në kërkim nga Policia. Në lidhje me unazën, Elvana dha një intervistë për “Prive” në muajin korrik, ku u pyet për unazën me gur diamanti dhe ajo si gjithmonë u tregua e rezervuar, duke u shprehur se e ka të shenjtë jetën private. Por nuk vonoi shumë dhe më vonë u zbulua se unaza ishte një dhuratë e partnerit të saj. Por në koncertin e rikthimit unaza në dorën e këngëtares mungonte, duke ngritur dyshimet në media nëse kjo ishte një zgjedhje e stilistit personal të saj, Valdrin Sahitit apo këngëtarja është ndarë përfundimisht nga Ervin Mata, pas një viti fejesë zyrtare. “Panorama Plus” ju sjell disa detaje sekrete nga kjo histori.

[sgallery url=”https://dosja.al/elvana-gjata-ndahet-nga-i-fejuari-arsyet-pse-i-dha-fund-lidhjes-me-ervin-maten-2/”]

ARSYET PSE ELVANA  GJATA VENDOSI TË PRISHË FEJESËN 1- VJEÇARE

Më shumë se një vit më parë Elvana Gjata u fejua me biznesmenin nga Tirana, i komentuar si pronari i një hoteli në Tiranë. Ishte fiks periudha kur këngëtarja u mungoi fansave të saj, duke mos qenë fare aktive në rrjetet sociale pasi udhëtoi për pak kohë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po realizonte projektet e reja muzikore. Miq të afërm treguan se në fund të 2017-s, ajo ishte fejuar në fshehtësi me të dashurin biznesmen. U fol se artistja kishte zyrtarizuar lidhjen e saj dyvjeçare në fshehtësi me një djalë të njo- Paskuintat e ndarjes nga partneri zyrtar prej një viti dhe karriera e re si beqare hur në Tiranë për jetën e tij të shtrenjtë që bënte. Për fejesën ai kishte marrë edhe miratimin e prindërve të tij (të cilët e donin dhe mbështesnin shumë Elvanën), një familje e njohur biznesmenësh në Tiranë.

Elvana madje konsiderohej si nusja në familjen e tij, ndërkohë që ata u panë të parët në radhë në koncertin e saj në bashkëpunim me Pirro Çakon. Por rrota e fatit ndryshoi me shpejtësinë e erës për Elvanën dhe të fejuarin e saj, për të cilin e tha në ekran se “Zoti e kishte bekuar me një fat shumë të mirë!”. Që prej ngjarjes së rëndë që ndodhi më 4 tetor 2018 në zonën e ish-Bllokut, ku i përfshirë ishte dhe i dashuri i saj, Elvana nuk u shfaq në publik, ndërkohë që tu, heqja e unazës nuk ka qenë aspak një truk i sugjeruar nga stilisti i saj, por një vendim që ajo ka marrë për t’u ndarë nga i fejuari. Thuhet se për shkak të mungesës së komunikimit mes tyre, i fejuari do e marrë vesh nga mediat vendimin e saj për ta mbyllur këtë histori.

Këtë periudhë që ka qëndruar në heshtje sa u përket rrjeteve sociale, Elvana është vendosur në Prishtinë në një nga hotelet e njohur atje. Shkak për të marrë këtë vendim është bërë edhe përfshirja në përplasjen me armë të kushëririt të saj, gjë që e ka futur këngëtaren në konflikt edhe me fisin e saj. Sipas burimeve pranë këngëtares, ajo nuk e priste se mund të përshihej në një skandal të tillë me të fejuarin, një djalë që mësohet se e ka njohur që në gjimnaz, pasi e ka pasur shok shkolle. Ritakimi më vonë ka bërë që mes tyre të lindin ndjenjat dhe të merrnin vendimin për të nisur një histori të re bazuar në konsideratat e dikurshme që ruanin për njëri-tjetrin.

Natyrisht që gjatë kësaj historie Elvana ka vuajtur jo pak peshën e paragjykimeve se u lidh me Ervinin për shkak të parave të tij. Elvana e ka theksuar gjithmonë se paratë nuk i kanë munguar, kjo në sajë të karrierës së saj ndër vite. Ajo tashmë po punon për disa këngë të reja, për të cilat jemi kureshtarë t’i shohim se si do të jenë dhe në ç’dimensione do e rikthejnë Elvanën në muzikë, aty ku e kishte lënë.

DROGA QË U GJEND NË MAKINË, SKENA PSE  FILMI ME ELVANA GJATËN MUND TË MOS PUBLIKOHET KURRË

Me rikthimin e saj në skenën e Kosovës, Elvana Gjata dha intervistën e saj të parë për “Klan Kosova” pas ngjarjes në Bllok. “Mezi po pres të këndoj për të gjithë ju, të përqafohem dhe një herë me publikun dhe të jap shpirtin tim”, u shpreh ajo jo pak e emocionuar, pasi, sipas saj, emocionet për një artist vetëm shtohen me kalimin e viteve. Në atë intervistë ajo foli dhe për filmin komik “Dy gisht mjaltë” me Ermal Mamaqin, ku u shpreh se për herë të parë do të ketë mundësi të shfaqë anën e saj si “karagjoze” nëpërmjet aktrimit, duke qenë se ajo ka mbaruar studimet e larta për regji.

Duke mos përmendur datë për premirën (pas shtyrjes më 14 shkurt), Elvana e komentoi si një film shumë të bukur me momente nga realiteti i një çifti në ditët e sotme. Ndërsa fillimisht publikimi i tij më 14 shkurt u shty, tashmë një burim për “Iconstyle.al” pohoi se filmi ka gjasa të mos transmetohet kurrë. Dhe kjo lidhet me skenat e tij. Pavarësisht se dy protagonistët kanë ndarë shumë pak detaje prej tij, i njëjti burim konfirmoi tematikën e filmit, në të cilën përfshihen edhe afera droge.

Sipas të njëjtit burim, Ermali në film quhet Ervin, i cili në fakt është dhe emri i partnerit të Elvana Gjatës, që është i përfshirë në tragjedinë e ndodhur më 4 tetor të 2018- s në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë një person. Gjithashtu në një pjesë të filmit, Elvana mësohet se aksidentalisht ndodhet në një makinë ku kishte drogë dhe pasi pikaset, arrestohet nga Policia. Si për ironi të fatit, ky skenar i paraprin problemeve të partnerit të saj Ervin Mata, ku shkak për mosmarrëveshjen e 4 tetorit të vitit të kaluar dyshohet se ishte një sasi e konsiderueshme kokaine. Dhe këto detaje mendohet se janë të mjaftueshme që të anulohet publikimi i filmit “Dy gisht mjaltë”.

Marrë nga PANORAMA

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz elvana gjata ervin mata ndarja nga i dashuri unaza ne gisht elvana gjata ervin mata ndarja nga i dashuri unaza ne gisht

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni