Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
ZVICER – Edhe Shqipëria U-17 ka mësuar sot emrat e rivalëve që do të ketë përballë në fazën kualifikuese të Europianit 2022-2023 të kësaj moshe. Shorti i hedhur sot nga UEFA në Nyon të Zvicrës e ka vendosur ekipin përfaqësues U-17 të Shqipërisë, që drejtohet nga trajneri Ervin Bulku, në grupin 7 së bashku me Suedinë, Kroacinë dhe Uellsin.
Pas konsultimeve mes federatave të katër vendeve pjesëmarrëse në grup, UEFA ka vendosur që ndeshjet e kualifikueseve të zhvillohen në Kroaci në datat 20, 23 dhe 26 tetor 2022. Shorti përcaktoi 13 grupe me nga 4 skuadra, ndërsa faza finale e Europianit U-17 do të zhvillohet në Hungari në maj të vitit 2023.
Ashtu si edhe në Europianin e moshës U-19, në bazë të rregullores së UEFA-s, dy skuadrat e renditura në vendin e parë të çdo grupi do të avancojnë në “Elite Round”, së bashku me skuadrën e tretë më të mirë në të gjitha grupet në këto eliminatore.
Në lidhje me këtë short, trajneri i përfaqësueses U-17, Ervin Bulku, foli për objektivat kryesorë që ai ka në këtë fushatë kualifikuese, duke e vënë theksin tek evidentimi i lojtarëve të talentuar.
“U njoha me shortin e Europianit, patjetër që janë rivalë shumë të fortë, por të gjitha ekipet që marrin pjesë janë të një niveli shumë të lartë. Objektivi është që të përballemi si të barabartë me çdo kundërshtar dhe do të përpiqemi të marrim sa më shumë pikë. Është një mundësi e mirë për djemtë që të përballen me rivalë të tillë që në këtë moshë, pasi është shumë e vlefshme për të ardhmen”, – tha trajneri Bulku për FSHF.org

B.T (Dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
BRAZIL-Pelé është shtruar sërish në spitalin Albert Einstein në Sao Paulo për t’iu nënshtruar për një tumor të zorrës së trashë.Lajmin e ka konfirmuar vet...
ZVICER – Skuadra përfaqësuese e të rinjve kuqezi U-19, e drejtuar nga trajneri Armando Cungu, është shortuar në grupin 7, ku përballë Shqipërisë do të jet...
ITALI – Nuk ka ende njoftim zyrtar, por trajneri i ri i Udineses me shumë gjasa do të jetë Paco Jemez, i cili do të zëvendësojë Luca Gottin e shkarkuar dj...
HOLANDE – Një tjetër fitore për Ajax-in në Champions League dhe për herë të parë në historinë e tyre, ‘harkëtarët’ arrijnë plot gjashtë fitore në po aq nd...
TIRANE – Abissnet Superiorja e Shqipërisë vazhdon sot me dy ndeshje interesante, të vlefshme këto për javën e 12-të të sezonit 2021/22.Të dy ndeshjet e pr...
ZVICER – Kanë mbetur vetëm 90 minuta për t’u luajtur në grupet E, F, G, H për të përfunduar fazes e ndeshjeve në grupe të Champions League, vendimtare për...
ITALI – Massimo Ferrero, i arrestuar me urdhër të Prokurorisë, i akuzuar për krime financiare, në momentin e ndalimit po punonte për klubin e tij, Sampdor...
ITALI – Atalantës i nevojitet vetëm një rezultat i dobishëm: fitorja në shtëpi ndaj Villarrealit. Juventusi duhet të mundë Malmoe në ‘Allianz Stadium’ dhe...
TIRANE – Trajneri i Kukësit, Diego Longo, foli në konferencën për shtyp para ndeshjes me Laçin, duke theksuar se beson tek skuadra e tij.“Nuk tremb...
GJERMANI – Ditën e sotme luhen ndeshjet e fundit të fazës së grupeve të UEFA Champions League, ku padyshim ajo që pritet më me padurim është ndeshja e cil...