Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
E qëlloi me 5 plumba gjatë festës së Vitit të Ri/ Ekzekutoi Altin Balliun, dënohet 25 vjet burg ‘i forti’ Korçës i O
24 Maj 2021, 18:18Nga DOSJA
TIRANË– Dënohet me 25 vite burgim, Olger Mustafa alias “Geri Muçi”, i konsideruar si i “forti” i Korçës. Vendimi është dhënë ditën e sotme nga gjykata e Korçës, e cila e ka shpallur fajtor dhe dënuar si person që ka ekzekutuar me armë shtetasin, Altin Balliu. Në seancë, prokurori i çështjes Edmond Shytko, e akuzoi në pretencën e tij, Mustafën për veprën penale të “Vrasjes me dashje”.
Kjo masë dënimi u kërkua nga prokurori, duke llogaritur dhe akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”. Familjarët e viktimës kërkojnë burgim përjetë për autorin e vrasjes ndërsa kanë hedhur akuza të rënda për prokurorin Shytko, i cili nuk ka qenë prezent në seancën e fundit pasi ka qenë në SHBA.
Si ka ndodhi ngjarja?
Ngjarja e rëndë është shënuar në 17 janar 2019, ku Mustafa e ka qëlluar me 5 plumba viktimën.
Vrasja e Altin Balliut, erdhi në një moment kur një grup djemsh ishin mbledhur në një lokal për të festuar Vitin e Ri në qytetin e Korçës. Konflikti ka nisur në rrethana banale, për dritat e makinës dhe më pas sheri ka filluar fizikisht, ku në mënyrë sistematike ka qënë Olger Mustafa që ka sulmuar tre herë me rradhë grupin e djemve.
Një herë i ka sulmuar me makinë, duke i rrezikuar seriozisht jetën, herën e dytë i ka sulmuar me levë dhe herën e tretë i ka sulmuar me armë zjarri, duke lënë të vdekur në vend Altin Balliun.
Për policinë e Korçës, ky personazh është në listën e individëve si kontigjent kriminal, pasi në nëntor të vitit 2010 rezulton i dënuar nga gjykata e Korçës me 12 vite burgim, për akuzën e “Vrasjes me paramendim” të mbetur në tentativë në dëm të Marko Hysollit.
Hysolli është goditur me automatik nga Mustafa, për shkak të një borxhi financiar, prej 1 mijë euro që autori i kishte Hysollit.
(A.B)/Dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË-Mjeku Tiran Kalo këshillon qytetarët që të jenë sa më vigjilent ndaj virusit, pasi virozat mund të jenë më të rrezikshme se Covid. Me anë të një pos...
Aktualitet24 Maj 2021, 17:27
TIRANË- Policia ka dhënë detaje shtesë për operacionin, ku dy jordanezë u zbuluan në Tiranë, duke tregtuar ushqime false dhe të skaduara. Ushqimet dhe pije...
DURRËS– Edvin Sinani është specialisti i antidrogës i cili kishte krijuar një grup që merrej me shpërndimin e lëndëve narkotike.SHÇBA njoftoi se ësh...
DURRËS– SHÇBA-ja e Durrësit në bashkëpunim me atë të Kavajës dhe me Prokurorinë kanë vënë në pranga punonjësin e policisë, Edvin Sinanin! Oficeri tr...
TIRANË– 1 person ka humbur jetën nga Covid në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Këto janë shifrat që kanë dalë nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërkohë të i...
TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet lidhur me vdekjen misterioze të 23-vjeçares Evgjeni Baxho. E reja u gjet pa shenja jete në banesën e s...
TIRANË– Vdekja misterioze e 23-vjeçares, Evgjeni Baxhos la në trishtim dhe të pikëlluar familjarët, të afërmit dhe miqtë e saj. Ata kanë mbushur rrj...
TIRANË– Gjykata Administrative e Tiranës ka pranuar ditën e sotme, se cilësia e ujit që furnizohet kryeqytetit është jashtë parametrave që garantojnë...