LIVE UPDATES
Bota

Eksperti i të Drejtës Ndërkombëtare i kundërpërgjigjet Putinit : Kosova s’është Donbas

29 Prill 2022, 10:05 Nga DOSJA
Eksperti i të Drejtës Ndërkombëtare i

GJERMANI- Kosova i plotëson kriteret për të qenë shtet i pavarur, ndryshe nga rajonet separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, thotë Matthias Hartwig, ekspert i së Drejtës Ndërkombëtare, me bazë në Gjermani.

Sipas tij, një shtet mund të ekzistojë nëse i përmbushë tri elemente: territorin e përcaktuar, popullsinë e përhershme dhe kapacitetin udhëheqës.

“Të tria këto elemente, Kosova i plotëson. Në rastin e pjesës lindore të Ukrainës, Rusia dëshiron të formojë një shtet që nuk ekziston, pasi ai është pjesë e një shteti tjetër dhe kjo përbën ndërhyrje të madhe në sovranitetin e një shteti”, thotë Hartwig për Radion Evropa e Lirë.

Tri ditë para se të niste pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka njohur dy rajonet separatiste të këtij vendi, Donjeckun dhe Luhanskun, si shtete të pavarura.

Këtë veprim ai ka bërë përpjekje ta justifikojë këtë javë, duke tërhequr paralele me Kosovën.

Në një takim me sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, në Moskë, Putin ka thënë se republikat e Donbasit siç njihen bashkërisht Donjecku dhe Luhansku kanë vepruar njësoj si Kosova me shpalljen e pavarësisë.

“Është fakt që shumë shtete perëndimore e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur. Ne e kemi bërë të njëjtën gjë me republikat e Donbasit”, ka thënë Putini më 26 prill, sipas një komunikate të lëshuar nga Presidenca ruse.

Në vitin 2014, pas një vale protestash në Ukrainë, të cilat kanë çuar në rrëzimin e presidentit pro-rus, Viktor Yanukovich, Rusia ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë dhe ka nisur mbështetjen për një lëvizje separatiste në lindje të këtij vendi.

Pasi separatistët pro-rusë kanë marrë kontrollin e Donbasit, ata kanë shpallur pavarësinë e tij në maj të vitit 2014. Moska vazhdimisht ka pretenduar se popullata rusishtfolëse atje, është keqtrajtuar nga autoritetet ukrainase, ndonëse pretendimet e tilla nuk janë vërtetuar. Përveç Rusisë, asnjë vend tjetër nuk e ka njohur pavarësinë e Donbasit.

Kosova, ndërkaq, ka shpallur pavarësinë e saj në vitin 2008, nëntë vjet pasi ndërhyrja e NATO-s kundër caqeve të ushtrisë serbe i ka dhënë fund luftës gati dyvjeçare.

Më shumë se 13 mijë njerëz janë vrarë në luftë dhe mijëra të tjerë kanë mbetur të zhdukur.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) ka konstatuar në vitin 2010 se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk bie ndesh me Ligjin ndërkombëtar.

Shtetësinë e Kosovës e kanë njohur deri më tash më shumë se 100 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian.

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Oksfordit, Richard Caplan, thotë se ndërhyrja e NATO-s, për t’i dhënë fund dhunës së ushtrisë serbe në Kosovë, ka pasur përkrahje të madhe, ndryshe nga rasti i Donbasit.

“Më 1999, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara – përfshirë Rusinë – ka thënë se ekziston një krizë e pashmangshme humanitare në Kosovë. Kjo nuk do të thotë se Rusia ka pranuar përdorimin e forcës nga ana e NATO-s. Rusia qartazi e ka kundërshtuar këtë gjë, mirëpo këtu qëndron dallimi… sepse për Donbasin nuk thuhet se minoriteti rus atje është duke u rrezikuar apo ka qenë në rrezik nga Qeveria e Ukrainës”, thotë Caplan për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se shqiptarët e Kosovës “janë përballur për kohë të gjatë me persekutim nga regjimi i Beogradit. Në Donbas “nuk ka pasur shkelje të tilla, prandaj nuk ka bazë humanitare për pretendimet për shtetësi”, thotë ai.

Putini – edhe pse e përdor Kosovën si justifikim për njohjen e Donbasit, shtetësinë e vetë Kosovës nuk e njeh.

Rusia, si një nga mbështetëset më të mëdha të Serbisë në arenën ndërkombëtare, e pengon madje anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Kosova dhe Rusia, megjithatë, kanë marrëdhënie formale. Zyra Ndërlidhëse ruse në Prishtinë është hapur qysh në vitin 2005, edhe pse veprimtaria e saj në publik është e shfaqur fare pak.

“Kosova nuk është as Krime”

Biseda e Putinit me shefin e OKB-së nuk ka qenë hera e parë, që presidenti rus e ka përdorur Kosovën si krahasim për vendimet e tij.

Njëjtë ka vepruar edhe kur ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë, në mars të vitit 2014.

Atëbotë, Putin ka thënë se vetë banorët e Krimesë kanë dëshiruar t’i bashkohen Rusisë.

“Ata [në Krime] kanë vepruar në mënyrën e njëjtë sikurse njerëzit që jetojnë në Kosovë ata kanë marrë vendim për pavarësinë dhe më pas kanë ardhur te ne me kërkesë për t’iu bashkuar Federatës Ruse”, ka thënë Putini.

Referendumi i mbajtur në Krime në vitin 2014 është konsideruar si i kurdisur dhe i paligjshëm nga komuniteti ndërkombëtar.

Sipas profesorit Caplan, popullsia e Krimesë nuk ka qenë në rrezik para se të aneksohej nga Rusia.

“Nuk kanë qenë të kërcënuar nga Ukraina”, thotë ai.

E ardhmja e Donbasit?
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka hyrë në muajin e tretë. Pasi ka hasur në rezistencë të madhe nga ukrainasit, ushtria ruse është tërhequr nga kryeqyteti i Kievit dhe zonat përreth, për ta përqendruar ofensivën në Donbas.

Përleshje midis separatistëve pro-rusë dhe ushtrisë së Ukrainës në këtë rajon ka pasur vazhdimisht qysh në vitin 2014. Që nga ajo kohë, mbi 14,000 njerëz janë vrarë atje, ndërsa qindra mijëra të tjerë janë zhvendosur.

Profesori Caplan thotë se Ukraina mund të përballet me konflikt të ngrirë në lindje.

“Hezitoj të parashikoj të ardhmen, mirëpo shqetësohem se do të ketë një konflikt të ngrirë, ashtu siç i kemi disa në rajon, në Abkhazi dhe në Oseti Jugore, në Transdniestër dhe copëza të tjera në Evropën Qendrore. Shqetësohem se mund të ketë vazhdim të konfliktit në këto rajone dhe mund të jetë e vështirë për Ukrainën ta rikthejë sovranitetin në këto rajone”, thotë Caplan.

Profesori Hartwig thotë se në rast të ndonjë kompromisi të mundshëm midis palëve, zgjidhja mund t’i ngjajë një skenari të atillë që rajoni lindor të ketë një status autonomie për 15 vjet dhe më pas të organizohet referendum.

“Në aspektin ligjor, [rajoni lindor] do të mbetet pjesë e Ukrainës dhe Ukraina është e thirrur për të mbrojtur integritetin e territorit të saj. Nuk ka dyshim këtu. Në aspektin politik, Rusia do të tentojë t’i pushtojë këto territore dhe të ndjekë rregullin e Krimesë, të organizojë referendum për t’iu bashkuar Rusisë”, thotë Hartwig.

Kievi dhe Moska kanë filluar bisedimet për paqe katër ditë pasi Rusia ka nisur pushtimin e fqinjit të saj jugor. Palët kanë pasur disa takime të drejtpërdrejta dhe disa me video-lidhje, por, deri më tash, pa asnjë sukses.

Nga lufta në Ukrainë besohet të jenë vrarë mijëra njerëz, ndërsa më shumë se 5 milionë janë konfirmuar si të zhvendosur jashtë kufijve të Ukrainës.

Marrë nga REL. 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota kosova matthias hartwig vladimir putin kosova matthias hartwig vladimir putin

Sondazh

Poll
Bota 29 Prill 2022, 09:32

Gjendet trupi i pajetë në rrënoja në Kiev

UKRAINË-Kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko, njoftoi se punonjësit e shpëtimit kanë nxjerrë një trup të pajetë nga rrënojat e një ndërtese në Kiev. Sip...

Bota 29 Prill 2022, 07:45

Vritet i riu amerikan, luftonte me Ukrainasit

UKRAINË-Një vullnetar amerikan Willy Joseph 22-vjeç, është vrarë këtë javë teksa luftonte në Ukrainë. Lajmi është konfirmuar nga anëtarë të familjes...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet