LIVE UPDATES
Ekonomi

Varka e eksportuesve po fut ujë nga të gjitha anët

Vende të tjera shfrytëzojnë burimet natyrore, si klimën dhe kapitalin njerëzor për të prodhuar dhe për të shitur jashtë vendit mallra dhe shërbime dhe për t’u pasuruar nëpërmjet tyre.

22 Maj 2023, 07:19 Nga I.A
Varka e eksportuesve po fut ujë nga të gjitha anët
Foto ilustruese

TIRANË- Prodhimi dhe eksporti janë baza më e qëndrueshme për zhvillimin e një vendi, sado i vogël të jetë në sipërfaqe dhe popullsi. Përvojat kanë treguar se të gjitha vendet me mirëqenie të lartë kanë pasur në themel të zhvillimit prodhimin dhe eksportet.

P.sh., Gjermania e krijoi pasurinë e saj në bazë të një modeli që nxiti prodhimin në shërbime për industritë e zhvilluara në prodhimin e teknologjisë së lartë, makinave, pajisjeve mjekësore, produkteve kimike, energjisë alternative dhe produkteve të tjera të avancuara.

Vende të tjera shfrytëzojnë burimet natyrore, si klimën dhe kapitalin njerëzor për të prodhuar dhe për të shitur jashtë vendit mallra dhe shërbime dhe për t’u pasuruar nëpërmjet tyre.

P.sh., Estonia, një vend në Polin e Veriut, ku gjysma e vitit është natë, me popullsi vetëm 1.3 milionë banorë, kishte 16 miliardë euro eksporte në vitin 2021, gati katër herë më shumë se Shqipëria, pasi po zbaton një model të bazuar në zhvillimin e eksportit të produkteve teknologjike që lidhen me shërbimet dixhitale që kanë vlerë të lartë.

Eksportet “Made in Albania” po formësoheshin me përpjekje për të kaluar në një shkallë më të lartë të zinxhirit të vlerës (industria automative), pas dy dekadash anemike që kur Shqipëria shpalli terapinë e “shokut” në vitin 1991, ku fabrikave ju vu dryni.

Por kohët e fundit, prodhimi vendas po merr një goditje të paprecedentë nga forcimi i monedhës vendase, që tashmë është bërë i papërballueshëm.

Nga ballafaqimi i të dhënave zyrtare shihet se në tremujorin e parë të vitit 2023, të ardhurat e eksportuesve shënuan rënie me 60,7 milionë euro nga zhvillimet në kursin e këmbimit.

Në tremujorin e parë të vitit 2023, kursi mesatar i Euros ishte 115 lekë, me një ulje 7 lekë në krahasim me kursin mesatar të së njëjtës periudhë të një viti më parë (5.7% më pak,) sipas të dhënave zyrtare nga Banka e Shqipërisë.

Nga ana tjetër, vlera e eksporteve arriti në 1 miliard euro në janar-mars 2023, por nëse Euro do të kishte vlerën e 122 lekëve sa ishte në tremujorin e parë 2022, fitimet do të ishin së paku 60 milionë euro më të larta.

Vitin e kaluar, humbjet e eksportuesve nga kursi ishin rreth 225 milionë euro. Monedha europiane nisi rënien e qëndrueshme që në vitin 2016, kur po këmbehej me 140 lekë.

Por këtë vit, rënia po ndodh shumë shpejt. Nga 115 lekë që këmbehej 1 euro në fillim të vitit, më 12 prill u këmbye me 110.8 lekë.

Ritmi i rënies është i fortë dhe vendi është ende para sezonit turistik, kur pritet të ketë rënie më të madhe, pasi flukset valutore do të rriten më shumë nga sezoni turistik.

Nëse Euro zhvlerësohet me këto ritme, me shumë gjasa, eksportet do të reduktohen si në sasi edhe në vlerë dhe kjo do të jetë shumë e dukshme në fund të vitit aktual, thotë Arben Shkodra, Sekretar i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë.

Ai kërkon nga qeveria dhe Banka e Shqipërisë të analizojnë me seriozitet arsyet që po çojnë në rënien e shpejtë të Euros dhe të vihen mekanizma kontrolli që situata të mos dalë nga kontrolli dhe të mos prishen bazat e zhvillimit të qëndrueshëm, siç janë eksportet.

Prania e Euros, nga faktorë informalë ose zhvillimet reale në ekonomi tashmë është fakt, por ekonomistët dhe eksportuesit kërkojnë që të veprohet para se të jetë vonë. Sinjalet e para janë dhënë.

INSTAT raportoi se në 3-mujorin e parë 2023, eksportet e mallrave në sasi pësuan rënie me 2.4%. Rënia e eksporteve në sasi nisi që vitin e kaluar. Më 2022 u eksportuan 11% më pak mallra se në vitin 2021.

Eksportuesit gjithashtu kanë rritur ankesat rreth kostove të larta që po vijnë nga paga minimale, efektet negative të zhvlerësimit të Euros dhe mungesës së fuqisë punëtore.

Të tre këta faktorë po godasin sektorin e prodhimit, i cili e ka të bazuar aktivitetin në krahun e lirë të punës. Arben Shkodra, nga Unioni i Prodhuesve ka disa propozime për të frenuar përkeqësimin e situatës.

BSH: Rënie e euros nga përmirësimi i ekonomisë

Banka e Shqipërisë sqaroi se, ecuria e kursit të këmbimit është reflektim i ofertës së shtuar të valutës në tregun e brendshëm financiar. Ajo është diktuar nga përmirësimi i bilancit të pagesave si rrjedhojë e prurjeve të larta valutore, të cilat vlerësohet të jenë të pranishme edhe në muajt e parë të këtij viti.

Zëri kryesor i bilancit të pagesave, “Llogaria Korrente”, që fut euron në qarkullim, vitin e kaluar u përmirësua me vetëm 87 milionë euro, dhe ndërkohë ende balanca është negative me rreth 1 miliard euro.

Z. Shkodra beson se, forcimi i euros vjen nga faktorë informalë dhe burimet jo të ligjshme të prurjeve janë më shumë dominuese. Fenomeni është i dukshëm në ndërtimet dhe çmimet e tyre, por rritja e prurjeve nga këto burime po cenon themelet e zhvillimit të qëndrueshëm.

Nëse Euro nënçmohet më tej, ekonomia do të kthehet si në dekadën e parë të tranzicionit, me konsum të bazuar tërësisht në import dhe të ekspozuar nga çdo krizë e jashtme.

Prodhuesit: Të ulet norma bazë e interesit

Si çdo mall tjetër, edhe valutat kanë treg dhe çmimi i tyre përcaktohet nga kërkesa dhe oferta. Shqipëria aplikon një regjim të lirë të kursit të këmbimit, ku çmimi përcaktohet nga tregu. Duke qenë se kërkesa për Lek po rritet nga oferta e lartë e Euros, eksportuesit e këshillojnë qeverinë të hedhë më shumë lekë në qarkullim.

Z. Shkodra tha se Banka Qendrore u ngut, duke rritur normën bazë të interesit me të njëjtat ritme si Banka Qendrore Europiane. Politikat e brendshme favorizuan shtrëngimin e qarkullimit të Lekut në një kohë që tregu po mbytet nga euro me burime të dyshimta.

Eksportuesit kërkojnë që Banka Qendrore të ndërmarrë politika të tilla, që të nxisin qarkullimin e parasë, për të vënë balancën në kursin e këmbimit.

Profesori i ekonomisë, Elvin Meka, thotë se, nënçmimi i Euros do të ishte më i butë, pavarësisht flukseve informale, nëse do të rritej oferta monetare në Lek. Por, sipas tij, ky mekanizmin po bëhet gjithnjë e më pak efikas, për shkak të monopolit që është krijuar në shpenzimet qeveritare që qarkullojnë në vetëm pak kompani.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha pak kohë më parë posaçërisht për Monitor se “trendi forcues i kursit të këmbimit të monedhës sonë kombëtare, Lekut, ndaj valutave kryesore, ka një bazë reale.

Në analizat tona, ky trend ushqehet si nga përmirësimet e vazhdueshme në bilancin e shkëmbimeve tregtare e financiare me jashtë, ashtu edhe në forcimin e stabilitetit të brendshëm financiar dhe reduktimin e primeve të rrezikut”. Arben Shkodra, nga Unioni i Prodhuesve, thotë se pohimi i Bankës së Shqipërisë nuk qëndron.

“Në këndvështrimin e një ekonomisti, përmirësimi i ekonomisë reale transmetohet ngadalë në kursin e këmbimit jo kaq vrullshëm sa po ndodh së fundmi, teksa nuk kemi një rritje të jashtëzakonshme ekonomike”, tha z. Shkodra.

Dështoi strategjia e “Deeuroizimit”

Në bazë të një Memorandumi me Ministrinë e Financave, në datën 18 prill 2017, Banka e Shqipërisë nisi zbatimin e një sërë masash për të nxitur përdorimin e monedhës vendase. Mirëpo që nga ajo kohë, përdorimi i euros si mjet këmbimi në ekonominë vendase ka avancuar më tej.

Z. Shkodra tha se qeveria e nxiti më tej përdorimin në Euro pasi nënshkroi kontrata publike në këtë valutë, në një kohë që kishte firmosur një proces për deeuroizimin vendit.

Vendet e tjera të rajonit, që kanë monedha kombëtare, nuk e kanë lejuar përdorimin masiv të valutave të huaja për transaksione.

Ndonëse mallrat dhe shërbimet në euro duket se amortizojnë efektet që vijnë nga kursi i këmbimit, në afat të gjatë ato ndikojnë negativisht ekonominë dhe e ekspozojnë ndaj rreziqeve të jashtme, tha z. Shkodra.

Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë, që i takojnë shkurtit të vitit 2023, tregojnë se në fund të gjashtëmujorit të dytë 2022, depozitat në valutë shënuan nivelin 55% të totalit të depozitave të klientëve, rreth 3.2 pikë për qind më lart se një vit më parë.

Në vitin 2020, depozitat në valutë përbënin 50.9% të stokut të depozitave. Në vitin 2022, kreditë në valutë arritën në 52% të tepricës së kredive, ose 0.9 pikë për qind më shumë se një vit më parë. Në vitin 2020, ato ishin sa 50.4% e stokut.

Të dhënat tregojnë se përdorimi i euros si mjet për transaksione, për pagesa, depozita dhe kredi, është rritur më tej.

Të ulen kostot për prodhuesit

Z. Shkodra thotë se qeveria ka më shumë mjete në dispozicion për të ulur strukturën e kostos ndaj eksportuesve. Masat që ka ofruar Ministria e Financave me ngritjen e tatimit mbi fitimin dhe rimbursimin e TVSH-së nuk janë efikase. Për faktin se eksportuesit do të kenë më pak fitime nga humbjet që po krijon kursi dhe për rrjedhojë tatimet nuk kanë çfarë të vjelin.

Shumat që përfitohen nga ngrirja e tatimfitimit janë shumë më të vogla se humbjet që po vijnë nga kursi i këmbimit. Ndërsa përfitimet që vijnë nga përshpejtimi i rimbursimit të TVSH-së vetëm sa amortizojnë situatën, por nuk e zgjidhin problemin.

Florian Zekja, nga shoqata që përfaqëson fabrikat e fasonit, tha se masat që propozoi Ministria e Financave e lehtësojnë pak situatën, por nuk i japin zgjidhje situatës.

Logjikisht, ulja e euros e bën më të lirë importin e lëndës së parë që përdorin eksportuesit. Por në këtë rast, eksportuesit shqiptarë nuk janë përfitues, pasi pjesa më e madhe e eksporteve, bujqësia, bimët mjekësore, mineralet dhe nafta shfrytëzojnë lëndën e parë vendase dhe përjetojnë vetëm humbje nga rënia e euros.

Z. Shkodra tha se struktura e kostos për prodhuesit mund të ulet nëpërmjet uljes së normës bazë të interesit, që redukton koston e kredive dhe disa taksave mbi lëndët e para të tilla si gazi, ambalazhet etj. Ministria e Financave duhet t’i shqyrtojë me përparësi dhe të krijojë hapësira për të nxitur eksportet.

Kontratat e së ardhmes nuk funksionojnë

Banka e Shqipërisë, në takimin e fundit që pati me eksportuesit për zhvillimet në kursin e këmbimit, rekomandoi përdorimin e kontratave “forward” për të reduktuar humbjet nga kursi i këmbimit.

Kontratat “forward” janë një lloj kontratash financiare që përdoren për të rregulluar një marrëveshje për blerjen ose shitjen e një aseti (p.sh., valutë, mallra, aksione) në një datë të ardhshme të përcaktuar, me një çmim të caktuar paraprakisht.

Për këtë instrument, Banka e Shqipërisë ofroi konsulencë. Por eksportuesit thonë se ky mjet është praktikisht i pamundur. Duke qenë se bankat kanë më shumë informacion për kursin e këmbimit se sa një biznes që prodhon këpucë, sigurisht që nuk do të merrte përsipër rrezikun në disfavor të saj.

“Sektori ynë bankar ofron prej kohësh instrumentin e kontratave të së ardhmes, të cilat ofrojnë mbrojtje ndaj lëvizjeve të forta dhe të padëshirueshëm të kursit të këmbimit.

Banka e Shqipërisë mbetet e gatshme për t’ju ndihmuar me trajnime dhe ekspertizë në përdorimin e këtyre instrumenteve”, – tha Guvernatori Sejko në takim me eksportuesit.

Profesori i ekonomisë, Elvin Meka, argumenton se kontratat “forward” nuk janë efikase për të mbrojtur eksportuesit nga kursi i këmbimit. Këto kontrata kanë natyrë afatshkurtër, tha z. Meka dhe bankat nuk hyjnë në një marrëdhënie kontraktore që merr përsipër humbje.

Këto lloj kontratash, sipas z. Shkodra, nuk janë zgjidhje në këtë rast, pasi bizneset që kanë tentuar, nuk kanë marrë opsione të mira nga bankat.

Kontratat “forward” nuk janë efikase për të mbrojtur eksportuesit nga kursi i këmbimit. Këto kontrata kanë natyrë afatshkurtër, tha z. Meka dhe bankat nuk hyjnë në një marrëdhënie kontraktore që merr përsipër humbje.

Marrë nga Monitor.al

import eksport

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale