LIVE UPDATES
Ekonomi

Shoqatat: Bizneseve u janë shtuar kostot me 50%, qeveria po rrit gjobat, jemi pro amnistisë

Ndonëse bizneset po përballet me një situatë të vështirë, shoqatat e sipërmarrësve ankohen se “Paketa fiskale është fokusuar në shumëfishimin e gjobave. Në asnjë shtet nuk ka gjoba 10 apo 20 fish më të larta se Europa dhe rajoni”.

20 Tetor 2022, 07:08 Nga A.B
Shoqatat: Bizneseve u janë shtuar kostot me 50%, qeveria po rrit gjobat,
Tryeza

Shoqatat e Biznesit kanë kundërshtuar fort paketën fiskale të vitit 2023, gjatë një konference të përbashkët, ku pjesëmarrëse janë  Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Shoqata e Prodhuesve të Birrës, Ndërtimit, Riciklimit, Eksportuesve.

Nikolin Jaka, Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë tha se “nisur nga situata ekonomike që po kalon vendi, e ndikuar nga kriza globale, sipërmarrësit prodhues, industria agropërpunuese, ndërtimi po përballen me rritje të kostove me mbi 50 për qind”.

Ndonëse bizneset po përballet me një situatë të vështirë, shoqatat e sipërmarrësve ankohen se “Paketa fiskale është fokusuar në shumëfishimin e gjobave. Në asnjë shtet nuk ka gjoba 10 apo 20 fish më të larta se Europa dhe rajoni”.

Jaka tha se bizneset kërkojnë që të ulet ngarkesa fiakale, të zbatohet ligji i amnistisë fiskale, të hiqet tvsh për pajisjet për prodhimin e energjisë, të hiqet kufiri i tvsh për importin e makinerive.

Bizneset kërkojnë që të krijohet nje fond garancie deri në 5 vjet, me interesa jo më të lartë se 1 për qind për 1 vit.

Industria e birrës e ka kundërshtuar propozimin për unifikimin e akcizës së birrës. Jaka tha që duhet të rishikohet drafti i akcizës së birrës, pasi dëmton industrinë dhe është një vendim i pastudiuar mirë. Stefan Pinguli nga Shoqata e prodhuesve tha se në Shqipëri 53 për qind është birrë importi. Nëse do të miratohet unifikimi i akcizës, kur taksat janë dyfish, atëherë falimentimi i industrisë vendase është i sigurt. “Në një kohë qe duhet të merremi me uljen e pullës fiskale, merremi me akcizën”, shtoi ai.

Teksa dhe industria e qumështit po kalon një situatë të vështirë për shkak të rritjes së kostove, Jaka kërkoi mbështetje direkte për fermerët për qumështin, me 10 lekë për litër. Një tjetër kërkesë lidhet me heqjen e tvsh-së për sojën, mineraleve dhe vitaminave për kafshë, reduktimi i tvsh-së për misrin e grurin që përdoret për kafshë.

Biznesi kërkon që të hiqet taksa e pasurisë për ndërmarrjet prodhuese dhe që kanë sipërfaqe të mëdha, të hiqet taksa e dherave të ndërtimit, të hiqet taksa e qarkullimit te karburantet për ndërtimin. Po për sektorin e ndërtimit, Shoqata e ndërtuesve ka kërkuar që taksa e ndikimit në infrastrukturë, të llogaritet mbi koston e ndërtimit dhe jo mbi çmimet e shitjes. Për ndërtimin të hiqet taksa 3 për qind për sektorin e ndërtimit, pasi sipas Shoqatës së ndërtuesve të drejtën për strehim e ka qeveria shqiptare dhe jo bizneset.

Pro Amnistisë, por duhet e mirëstudiuar

Biznesi është pro një amnistie fiskale, por kërkon që hartohet një ligji i mirëstruktuar i amnistisë, që të jetë vlerë për ekonominë. “Ky ligj duhet të gjejë instrumenttat e duhur që sipërmarrja informale të humbasë çdo shpresë për të vijuar në informalitet. Dhoma dhe shoqstat e biznesit presin ngritjen e një grupi pune me ekspertë të përbashkët”.

Projektpaketa fiskale e vitit 2023 nuk sjell ndryshime thelbësore në ligjet e tatimeve përveçse i rrit se tepërmi penalitetet për disa kategori dhe veprime të bizneseve dhe unifikon akcizën për industrinë e birrës dhe pijeve alkolike.

Një ndryshim në ligjin e procedurave tatimore synon dhjetëfishim të gjobave për mos- lëshimin e faturave për furnizim, pagesë apo pranim të mallrave apo shërbimeve në rastet e parashikuara në germën a, të pikës 3 të nenit 123 për tatimpaguesit e tatimit mbi fitimin korporativ. Sipas ndryshimeve të propozuara, “për tatimpaguesit e tatimit mbi fitimin korporativ ishte 150,000 lekë, bëhet 1,500,000 lekë.”

Ndryshimet parashikojnë rritjen e penaliteteve për tatimpaguesit entitete për mosdeklarim të punonjësve dhe fshehje të pagës.

Në legjislacionin aktual penaliteti është 100% të detyrimit dhe kontributit të llogaritur për të gjithë tatimpaguesit.

Në ndryshimet e reja bëhet 200 % të detyrimit dhe kontributit të llogaritur për tatimpaguesit entitete juridike dhe 100 % të detyrimit dhe kontributit për të gjithë tatimpaguesit e tjerë. Sipas Ministrisë së Financave ky ndryshim vjen si rezultat i domosdoshmërisë për ashpërsimin e penaliteteve për këtë kategori shkeljesh dhe tatimpaguesish.

Ndryshimet në projektligjin e akcizës unifikojnë nivelin e tarifës për prodhuesit e vegjël me prodhuesit e mëdhenj të birrës dhe të pijeve të forta alkoolike.

Akciza e birrës në paketën fiskale 2023 unifikohet në masën 710 lekë/HL, si për prodhuesit dhe importuesit nën dhe mbi 200,000 Hl. Me ligjin aktual akciza e birrës është e ndarë në dy fasha. Për prodhuesit me sasi më të vogël se 200,000 HL në vit është 360 lekë/HL. Ndërsa akciza për prodhues vendas e të huaj me sasi më të madhe se 200, 000 HL në vit është 710 lekë/Hl.

Me paketën e re unifikohet edhe akciza e pijeve të forta alkoolike me nivel tarife 84,500 lekë për HL alkool.

Akciza për pije alkoolike nga prodhues vendas e të huaj, të përfituara nga distilimi i verës së rrushit apo të përbërësve të rrushit, për pije alkoolike, si: uiski, rum dhe të tjera pije të përfituara nga distilimi i produkteve të fermentuara nga kallami i sheqerit, si xhin dhe xheneva, vodka, likere tonike dhe uzo është e ndarë në dy fashë.

Deklaratë e Përbashkët e DHTI-Tiranë me Shoqatat e Biznesit për

                              paketën  fiskale 2023

DHTI-Tiranë në bashkëpunim të ngushtë me disa shoqata biznesi si: Bashkimi i Prodhuesve Shqiptar, Bashkimi Tregtar i Shqipërisë, Shoqata e Ndërtuesve, Qendra e Eksporteve, Shoqata e Industrisë së Përpunimit të Qumështit, Shoqata e Konvertuesve të Plastikës, paraqesin këtë deklaratë publike  drejtuar qeverisë Shqiptare për paketën fiskale 2023.

Duke vlerësuar situatën e vështirë ekonomike që po kalon vendi, si rrjedhojë e luftës së Rusisë në Ukrainë dhe pasojave negative që po krijohen nga rritja e çmimeve në tregun global,

Duke ditur se tregu shqiptar është i varur totalisht nga importi i energjisë (naftës, gazit), energjisë elektrike ( reth 30%), nga lëndët e para dhe ndihmëse, i ekspozuar dhe i pambrojtur nga koniukturat e çmimeve në bursat ndërkombëtare;

Deklarojmë se Industritë prodhuese, agroindustria, ndërtimi dhe sektorë të tjerë të ekonomisë po përballen me rritje të kostove të prodhimit që shkojnë mbi 50%.

-Një krizë e tillë në tregun global që nuk i dihet se kur e ka fundin e saj, thellon rëndimin e situatës ekonomike në Shqipëri, aq më shumë me ndikim për industritë prodhuese që ende vuajnë edhe pasojat e shkaktuara nga tërmeti i Nënnorit 2019 dhe pandemia, që po i çon ndërmarrjet e vogla dhe të mesme/SME drejt falimentimit;

-Dhoma  e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Shoqatat e biznesit, duke u njohur  me paketën e re fiskale të propozuar nga Ministria e Financave,  shprehen njëzëri se:

-Paketa fiskale e propozuar nuk është e mjaftueshme për përballimin e kësaj krize të rritjes së çmimeve.

-Është nevojë imediate që nga ana e qeverisë të ndërmerret një paketë e strukturuar e mbështetjes financiare, për të perballuar rritjet e kostove të prodhimit për shkaqet e cituara më lart, duke u përqendruar tek industritë prodhuese;

Sa më poshtë propozojmë:

Kapitalet e mësiperme që do të legalizohen në favor të subjekteve tregtare fillimisht duhet të jenë verifikuar në mënyrë të detajuar pasqyrat financiare të secilit prej subjekteve tregtare, dhe së dyti, pasi të jetë paguar tatimi mbi fitimin e kapitaleve të saktësuara të subjekteve tregtare.

Ndërmarrja e masave emergjente deri në përfundimin e krizës:

3.Të pezullohet detyrimi i parapagimit të TVSH-s në doganë për importin e lëndëve të para për industritë prodhuese;

4.Të bëhet menjëherë rimbursimi i TVSH-s së mbrapambetur;

5.Heqja e TVSH-s për të gjithë listën e makinerive dhe të pajisjeve, që janë drejtpërdrejt të lidhura me investimin, për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme fotovoltaike dhe eolike;

6.Heqja e kufirit të TVSH-së  për importin e makinerive që përdoren për investim, përjashtimi nga TVSH-ja për importimin e makinerive dhe pajisjeve në funksion të realizimit të kontratave, pasi rritja 10-fish e këtij tavani nga 50 milion në 500 mil. LEKË, po ndikon në uljen e interesit të investitorëve vendas dhe të huaj, për të investuar në teknologji, veçanërisht në të gjitha industritë prodhuese;

 7. Për kompanitë që investojnë në energjitë e rinovueshme (dielli, erës), deri në vitin 2030, të përjashtohen nga nga tatim fitimi;

Nëpërmjet këtij fondi i ngritur me kontributin e qeverisë dhe donatoreve   do të lehtësohet aksesi për kredi për bizneset që operojnë në sektorin e industrive prodhuese, agroindustrisë etj.

Fondi i garancisë të operojë deri në 5 vjet,të krijojë kushte lehtësuese kreditimi, për një periudhë mospagimi deri në 1 vit, me interesa 0- 1 %.

a)Mbështetje direkte 10 lekë për litër qumësht PA LIMIT të dorezuar në pika të licencuara grumbullimi ose përpunimi;
b)Mbështetje direkte 10 000 lekë për çdo krerë lopë PA LIMIT të numrit të krerëve;
c) Mbështetje direkte 2 500 leke për çdo krerë dele/dhi PA LIMIT të numrit të krerëve;
d) Mbështetje direkte 4 500 lekë për krerë lopë PA LIMIT nëse e dërgon në thertore te licencuar;
e) Mbështetje direkte 800 lekë për krerë dele/dhi PA LIMIT nëse e dërgon në thertore të licencuar;
f) Mbështetje direkte 20 000 lekë /ha PA LIMIT per toke te mbjelle nga fermat dhe blegtoret ne funksion te blegtorise me miser, etj (plus 10 000 lekë nëse përdoret farë e certifikuar);

iv)Heqja dhe reduktimi i TVSHs- për lëndët e para si:

                -Heqja e tvsh së bersisë së sojës meqënëse është një produkt që                                                                                                        nuk prodhohet në vendin tonë.

                -Heqja e tvsh së mineraleve, vitaminave e premikseve që përdoren për ushqim për kafshë dhe zogj.

                -Reduktimi i tvsh per miser dhe grurë që përdoret për ushqim per kafshe.

vi) Vendosja e taksësdoganore të importit për produktet e ushqimit për kafshë.

Ushqimet për kafshë që importohen kryesisht nga Serbia, Italia dhe Kroacia, çmimet e shitjes së tyre janë 10-15% më të lira se prodhimi i vendit ( kompania Agrotek Alb),  duke e konkuruar padrejtësisht. Kjo konkurencë nga importi, krahasuar me Shqipërinë është se këto shtete subvencionojnë prodhimin e ushqimeve të kafshëve.

Kapacitetet e prodhimit të këtyre produkteve në Shqipëri mund të përballojnë kërkesat  që ka  tregu.

Edhe Kosova që në muajin Prill 2022, zbaton vendimin “Për caktimin e masës mbrojtëse antidumping në importin e koncentratit për shpezë dhe kafshë nga Serbia.

12.Heqja e akcizës për  gazin. Ndryshimet që u miratuan nga qeveria për vendosjen e akcizës 6 lekë/litri aktualisht rëndon në kosto një pjesë të madhe të prodhuesve që përdorin gazin si lëndë djegëse për prodhim industrial. Nëse qeveria do të mbajë këtë akcizë duhet nga ana tjetër të zbatojë mekanizmin e rimbursimit;

13.Të hiqet Taksa 3% për banesat sociale (neni 19 i Ligjit Nr.22/2018 “Për Strehimin Social”) . Kjo taksë konsiderohet diskriminuese, pasi penalizon ose vë para detyrimit vetëm sektorin e ndërtimit. Në këto kushte, propozojmë që kjo te behet taksë kombëtare të jetë 1% e fitimit, duke e shtuar tek tatim fitimi ku nga 15% të bëhet 16%;

DHTI-Tiranë dhe shoqatat e biznesit që janë pjesë e kësaj deklarate, nëpermjet këtyre propozimeve presin nga qeveria fillimin sa më parë të aksioneve konkrete, me qëllim për të kapërcyer pasojat e kësaj krize të rritjes së çmimeve, për t’i dhënë sipërmarrjes një frymëmarrje dhe mbështetje financiare që është e domosdoshme për kthimin sa më parë në normalitet te saj.

Marre nga MONITOR

biznes

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta