LIVE UPDATES
Ekonomi

Nuticrionistët: Duhet qasje korrekte në përdorimin e suplementeve ushqimore

Vitaminat janë lëndë ushqyese esenciale, prania e të cilave është thelbësore për trupin tonë, por ato nuk mund të prodhohen drejtpërdrejt nga trupi ynë, ndaj është e domosdoshme që të futen në organizëm me anë të ushqimit apo suplementeve kur kjo është e nevojshme.

12 Mars 2023, 07:36 Nga I.A
Nuticrionistët: Duhet qasje korrekte në përdorimin e suplementeve
Suplemente

TIRANË- Marrja e vitaminave, si të gjitha ilaçet, mund të shkaktojnë dëme nëse jepen me tepricë. Sipas Ejona Ismalaj, nutricioniste, nuk duhen trajtuar vitaminat si karamele, sidomos për fëmijët.

A janë të rëndësishme vitaminat dhe suplementet për shëndetin tonë? Cila është diferenca mes tyre?

Fjala vitaminë vjen nga latinishtja që do të thotë “amina e jetës”. Vitaminat janë lëndë ushqyese esenciale, prania e të cilave është thelbësore për trupin tonë, por ato nuk mund të prodhohen drejtpërdrejt nga trupi ynë, ndaj është e domosdoshme që të futen në organizëm me anë të ushqimit apo suplementeve kur kjo është e nevojshme.

Ato luajnë rol themelor në funksionalitetin dhe zhvillimin e plotë të organizmit, duke rregulluar shumë reaksione kimike që ndodhin në trupin tonë, të cilat janë themelore për jetën e individit. Në veçanti, ato furnizojnë trupin me energji dhe sigurojnë rinovimin e qelizave, duke garantuar mbrojtje për imunitetin, lëkurën, flokët, dhëmbët etj., e duke parandaluar disa sëmundje.

Mbi të gjitha, vitaminat ashtu si lëndë të tjera ushqyese janë substanca, të cilat trupi i njeriut nuk është në gjendje t’i sintetizojë vetë. Kjo është arsyeja pse duhet t’i marrim nga jashtë, kryesisht nëpërmjet ushqimit.

Hipovitaminoza është mungesa e vitaminave ose prania në sasi të pamjaftueshme në organizëm dhe avitaminoza është kur vitaminat mungojnë plotësisht. Këto dy raste kanë simptoma specifike dhe në bazë të llojit të vitaminës që mungon dhe mund të shkaktojnë shqetësime të ndryshme ose sëmundje.

Fëmijët kanë nevojë të veçantë për vitamina, sepse metabolizmi i tyre është më intensiv, ata po rriten dhe kanë nevojë për një sasi më të madhe të substancave të caktuara për t’i ndihmuar në zhvillim. Në organizmin e një fëmije, vitaminat luajnë rol themelor e shumë të rëndësishëm që në ardhjen e tyre në jetë.

Edhe pse ata marrin vitamina të ndryshme me anë të qumështit të gjirit dhe atij të formuluar, mjekët gjithsesi këshillojnë në tre muajt e parë të jetës vitaminën D me pika të shoqëruar me vitaminën K. Kjo vitaminë ndihmon organizmin në parandalimin e sëmundjeve të ndryshme si rakitizmi, osteoporoza, gjithashtu forcon sistemin imunitar dhe atë të aparatit të frymëmarrjes.

Shoqëria Italiane e Pediatrisë Parandaluese dhe Sociale (SIPPS) rekomandon plotësimin me 400 UI vitaminë D në ditë për çdo fëmijë deri në 12 muaj, pavarësisht llojit të qumështit që fëmija konsumon.

Vitaminat mundësojnë funksionimin dhe zhvillimin e plotë të organizmit, duke vepruar në organe dhe sisteme të ndryshme të trupit. Çdo vitaminë, siç e thashë, është thelbësore dhe sasia që duhet të merret çdo ditë ndryshon sipas moshës, gjinisë, peshës dhe gjendjes së përgjithshme shëndetësore të fëmijës apo të rriturit.

Ajo çka është e rëndësishme është që vitaminat të merren në formën e ushqimeve dhe jo suplementeve. Fëmija në një vakt, duhet të marrë sasinë e duhur të një pjate të kompletuar, me të gjitha vlerat ushqimore, në mënyrë që trupi i tij të marrë një sasi të konsiderueshme të vitaminave, mineraleve dhe aminoacideve.

Pjata e kompletuar e përbërë prej karbohidrateve, proteinave, perimeve, frutave e yndyrave të mira, në përqindjet e duhura sipas moshës, ndihmon organizmin t’i përthithë më mirë këto lëndë ushqyese. Kombinimi i duhur i ushqimeve ndihmon organizmin të marrë lëndët e duhura për zhvillimin e tij, përfshirë këtu edhe vitaminat. Suplementet ushqimore janë produkte që përdoren për të plotësuar dietën normale.

Kryesisht përdoren për plotësimin e dietës në rastet kur ka mungesë të lëndëve ushqyese, për shkak të marrjes së reduktuar ose rritjes së nevojës që organizmi ka. Dallimi kryesor midis vitaminave dhe suplementeve është se vitaminat janë lëndë ushqyese natyrale në trupin tonë, të cilat merren me anë të ushqimeve, ndërsa suplementet janë me origjinë natyrale/vegjetale ose sintetike të përbërë nga multivitamina ose/dhe minerale dietetike,

Në informacionet që ju keni, a janë shqiptarët përdorues të tyre?

Suplementet ushqimore përkufizohen nga Ministria e Shëndetësisë si “produkte ushqimore të destinuara për të plotësuar dietën e zakonshme” dhe blerja e tyre nuk kërkon recetë mjekësore. Ato mund të blihen në farmaci apo parafarmaci, supermarkete, dyqane bimore (erboristeri), në internet dhe për rrjedhojë, merren në sasinë që blerësi e gjykon të përshtatshme.

Ato përbëjnë një burim të përqendruar të substancave si vitaminat dhe mineralet, kimikisht të ngjashme ose të nxjerra nga ushqimi. Suplementet nuk janë as ilaçe as ushqime, ato përbëhen nga një ose më shumë substanca shpesh në sasi shumë më të larta se sa rekomandohet nga LARN (Nivelet e marrjes referuese të lëndëve ushqyese; (Livelli di Assunzione di Riferimento di Nutrienti) dhe për këtë arsye konsiderohen nga shumë më efektive se ushqimi vetë.

Megjithatë, ky besim nuk mbështetet nga prova shkencore, pra studime klinike që kanë demonstruar efektin e dobishëm te njerëzit.

Nëse do të flasim për popullsinë tonë, shoh një rritje të konsiderueshme të përdorimit të suplementeve nga çdo person, duke i shtyrë ata t’i marrin edhe pa qenë nevoja. Ajo që dua të theksoj është se abuzohet duke i marrë këto suplemente pa këshillën e një mjeku specialist apo farmacisti, duke u bazuar në vlerësimin e analizave, për të parë nëse është e nevojshme përfshirja e tyre në dietën e përditshme, qoftë te të rriturit apo te fëmijët. E theksoj që të gjitha vitaminat dhe mineralet mund të merren me anë të një regjimi ushqimor të balancuar e të kontrolluar.

Kohët e fundit, me zhvillimin e kanaleve sociale si Instagram, TikTok e me radhë, shqiptarët janë gjendur në një vrull informacioni të postuar nga çdokush, qofshin këta profesionistë, bloger, apo influencer. Ky zhvillim po sjell, pa dashur, një mori informacionesh të sakta dhe të pasakta, pa baza shkencore.

E them këtë si Nutricioniste e moshës pediatrike, ku çdo ditë jam në kontakt me nëna të cilat, në një mënyrë apo në një tjetër ndikohen si nga shoqëria, apo nga rrjetet sociale, për t’i dhënë fëmijës së tyre suplemente ushqimore, qofshin ato vitamina apo minerale, kryesisht për shtim peshe, pa qenë nevoja.

Mendoni se ka raste që abuzohet me përdorimin e tyre dhe cila është forma e duhur që duhen marrë?

Ka shumë arsye përse prindërit u japin fëmijëve suplemente. Ndonjëherë ata i shohin të lodhur e të rraskapitur, ndoshta pas një gripi ose ftohje, në mënyrë që suplementet t’i ndihmojnë ata të shërohen më shpejt. Herë të tjera përdoren suplemente për shkak se fëmija mund të mos ketë oreks apo nuk shton në peshë. Mund të ndodhë që ato të përdoren edhe për të rritur rezultatet akademike te fëmijët e moshave shkollore.

Por burimi kryesor dhe i shëndetshëm i vitaminave nuk janë suplementet, por dieta e ekuilibruar dhe e pasur çdo ditë sidomos kur bëhet fjalë për moshën pediatrike.

Nëse fëmija dhe i rrituri ka një dietë të larmishme, e cila përfshin perime, fruta, qumësht ose produkte të qumështit, peshk, mish, pra proteina, minerale, karbohidrate etj., sigurisht që do të marrë të gjitha vitaminat që i nevojiten. Gjithashtu këtu flas edhe për fëmijët dhe personat intolerantë, alergjikë, veganë apo vegjetarianë.

Nëse edhe këta të fundit ndjekin një dietë të ekuilibruar ku proteinat e fibrat i marrin me anë të ingredientëve vegjetalë, marrin një sasi të konsiderueshme të vitaminave. Është gjithmonë e rekomandueshme të konsultohen më mjekun në ka nevojë për suplemente shtese në dietën e tij.

Duke bërë një aktivitet apo duke luajtur rregullisht jashtë, fëmija mund të marrë një sasi të konsiderueshme të vitaminës D që i nevojitet. Aktiviteti fizik çdo ditë ndihmon trupin tonë të ketë ekuilibër, sidomos kur shoqërohet me dietë të pasur.

Marrja e vitaminave, si të gjitha ilaçet, mund të shkaktojnë dëme nëse jepen me tepricë. Një dukuri që nuk është aspak e rrallë, sepse disa janë mësuar t’i trajtojmë vitaminat sikur të ishin “karamele”. Tregu i suplementeve ushqimore është jashtëzakonisht i gjerë, përfshin produkte të përshtatshme për nevoja të ndryshme, të cilat përmbajnë përbërës të llojeve të ndryshme.

Sidoqoftë, në asnjë rast këto produkte nuk mund të konsiderohen si një alternativë ndaj zakoneve të jetesës së shëndetshme dhe të ekuilibruar dhe aq më pak si një ilaç për të frenuar ose për të riparuar dëmet e shkaktuara nga zakonet e gabuara të përmendura më sipër.

Prandaj, qasja korrekte në përdorimin korrekt të suplementeve ushqimore kërkon, së pari, njohjen e këtyre produkteve (Çfarë janë suplementet? Cili është qëllimi i tyre?) dhe së dyti aftësinë e konsumatorit për të kuptuar se kur mund të marrë lirisht produkte të ngjashme dhe kur, nga ana tjetër, është e nevojshme të konsultoheni paraprakisht me një mjek.

Edhe pse nuk janë barna, në fakt, edhe suplementet ushqimore mund të shkaktojnë efekte anësore dhe mund të paraqesin kundërindikacione të ndryshme.

Kundërindikacioni kryesor në përdorimin e suplementeve ushqimore është prania e alergjive të njohura ndaj substancave aktive dhe/ose ndaj një ose më shumë ekscipienteve (aromatizues, ngjyrues, konservues, etj.) që përmbahen në produkt.

Përveç kësaj, marrja e disa suplementeve ushqimore që përmbajnë substanca të caktuara mund të kundërindikohet gjatë shtatzënisë, gjatë ushqyerjes me gji dhe në prani të çrregullimeve dhe patologjive.

Për këtë arsye, në rast dyshimesh dhe në prani të patologjive, shqetësimeve apo kushteve të veçanta të sipër përmendura, konsultimi i mjekut është thelbësor.

Marrë nga Monitor.al

ejona ismalaj

Sondazh

Poll
Ekonomi 12 Mars 2023, 07:31 I.A

A po e teprojmë me multivitaminat?!

Foto ilustruese TIRANË- Në mbarë botën, gjithnjë e më shumë njerëz po kuptojnë vlerën e shëndetit t&...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale