LIVE UPDATES
Ekonomi

Nga 1 qershori qeset do të zëvendësohen me ... qese

Ndryshimet e miratuara më herët nga Kuvendi në ligjin e integruar të mbetjeve i shtrijnë efektet nga 1 qershori. Ministria e Mjedisit dhe Turizmit sqaroi për  “Monitor” se ndalimi është vetëm për qeset njëpërdorimshëm me trashësi deri në 70 mikronë nga secila anë me kapacitet mbajtës jo më pak se 10 kg dhe me përmasa jo më pak se 50 cm gjatësia dhe 24 cm gjerësia, pa përfshirë gjerësinë e palosjes.

31 Maj 2022, 07:20 Nga DOSJA
Nga 1 qershori qeset do të zëvendësohen me ... qese
Qese

Ministria e Mjedisit: Nis nga 1 qershori ndalimi për qeset njëpërdorimshme që jepen në fruta-perime dhe supermarkete, përjashtohen shumëpërdorimshmet

Nga 1 qershori nis zbatimi i nismës ligjor për ndalimin e hedhjes në treg, prodhimit dhe importit të qeseve njëpërdorimshme plastike.

Ndryshimet e miratuara më herët nga Kuvendi në ligjin e integruar të mbetjeve i shtrijnë efektet nga 1 qershori. Ministria e Mjedisit dhe Turizmit sqaroi për  “Monitor” se ndalimi është vetëm për qeset njëpërdorimshëm me trashësi deri në 70 mikronë nga secila anë me kapacitet mbajtës jo më pak se 10 kg dhe me përmasa jo më pak se 50 cm gjatësia dhe 24 cm gjerësia, pa përfshirë gjerësinë e palosjes.

Praktikisht sipas Ministrisë së Mjedisit janë qeset qe jepen në fruta-perime, qeset aktuale të supermarketeve dhe të ngjashmet e tyre. Ndërsa çdo qese tjetër mbi 70 mikron, me kapacitet mbajtës mbi 10 kg dhe me përmasat fizike mbi kufirin e përmendur, konsiderohet qese shumëpërdorishme dhe përdorimi i tyre nuk është i ndaluar.

Për zbatimin e legjislacionit Ministria e Mjedisit dhe Turizmit ka hartuar projektvendimin “Mbi masat e hollësishme dhe institucionet përgjegjëse për ndalimin e përdorimit, hedhjes në treg, prodhimit, importimit, apo futjes në territorin e Republikës së Shqipërisë të qeseve plastike mbajtëse si dhe qeseve plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme”. “Përjashtohen nga zbatimi i këtij vendimi, qeset plastike mbajtëse dhe qeset plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo të oxo-biodegradueshme me trashësi për çdo anë, 70 dhe më të madhe se 70 mikron, me kapacitet mbajtës 10 dhe mbi 10 kilogramë, me përmasa jo më pak se 50 cm gjatësia dhe 24 cm gjerësia, pa përfshirë gjerësinë e palosjes”, përcakton projektvendimi.

Drafti parashikon se do të jetë Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (këtu e në vijim ISHMT) është institucioni përgjegjës për zbatimin e masave të hollësishme, për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike mbajtëse dhe për vendosjen e penaliteteve ndaj subjekteve që shkelin ligjin. Në nenin 62 të ligjit parashikohet që çdo person që qese hedh në treg, prodhon dhe importon qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme dënohet me gjobë me vlerën 500,000 lekë dhe i sekuestrohen qeset. Për përsëritësit e shkeljeve masa e gjobës është 1,5 mln lekë. për personat e dënuar me gjobë me 1,5 mln lekë që konstaotohet që hedhin në treg, prodhojnë apo importojnë qeset njëpërdorimshme iu rivokohet leja apo licenca.

Agjencia Kombëtare e Mjedisit është institucioni përgjegjës për pajisjen e strukturës përgjegjëse për inspektimin në mjedis dhe asaj të mbikëqyrjes së tregjeve me mjete të certifikuar për verifikimin e parametrave të trashësisë së mureve të qeses plastike 70 mikron për çdo anë. Ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Doganave është struktura kryesore përgjegjëse për ndalimin e importimit të qeseve njëpërdorimshme.

Për qeset plastike të sekuestruara do të ndiqet procedura e riciklimit. Shpenzimet për transportin, ruajtjen e përkohshme, sekuestrimin, magazinimin dhe riciklimin e qeseve të sekuestruara mbulohen nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit.

ISHMT gjithashtu do të krijojë një regjistër të dhënash për masat e marra ndaj subjekteve që prodhojnë qeset plastike mbajtëse dhe qese plastike të oxo degradueshme dhe oxo-bio degradueshme; me të dhënat e raportuara nga Drejtoria e  Përgjithshme e Doganave për importin, nga Inspektoriati i Mbikëqyrjes së Tregjeve për subjektet e inspektuar; sasitë  e sekuestruara të qeseve plastike mbajtëse dhe qeset plastike të oxo degradueshme dhe oxo-bio degradueshme nga subjektet që kryejnë importin, futjen dhe përdorimin në vend të qeseve plastike të ndaluara; prodhuesit e qeseve plastike mbajtëse, qeseve të oxo degradueshme dhe oxo- bio degradueshme dhe subjektet tek të cilët tregtohen për qëllime përdorimi qeset e prodhuara.

Nisma për ndalimin e qeseve njëpërdorimshme shkaktoi debat te grupet e interesit, që cilët penalizohen nga kufizimi i riciklimit të plastikës. Për këtë shqetësim të industrisë ministria e Mjedisit më herët sqaroi se nisma ligjore nuk merr përsipër të ndalojë gjithë plastikën, as të ndalojë të gjitha llojet e qeseve, por merr përsipër të ndalojë ndalojë: Qese plastike mbajtëse; Qese të lehta plastike mbajtëse; Qese shumë e lehtë plastike mbajtëse; Qese plastike mbajtëse oxo- degradueshme ose oxo-biodegradueshme. “Bizneset që operojnë në këtë fushë, nuk prodhojnë vetëm këto lloje qesesh, por një gamë shumë të gjerë produktesh plastike. Nisma ligjore është prezantuar që në vitin 2019, duke ndjekur të gjitha hallkat e informimit dhe konsultimit publik, gjë që i ka mundësuar bizneseve të përshtatin planet e tyre në bazë të kuadrit të ri”, pohoi ministria./MONITOR

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet