LIVE UPDATES
Ekonomi

Kryeministri dhe mazhoranca, që “ngatërrojnë” (qëllimisht) të pasurit!

Eksperimenti zgjati ca vite dhe u duk qartë që kostot e administrimit të këtij lloj tatimi ishin shumë më të mëdha sesa përfitimet nga ulja e pragut. Pra, përsëri rezultoi në dështim, të cilin qeveria tentoi ta korrektojë me rritjen e pragut në 10 milionë lekë, nga 1 janari i vitit 2021, viti elektoral.

30 Maj 2022, 07:14 Nga DOSJA
Kryeministri dhe mazhoranca, që “ngatërrojnë”
I pasur realisht sot mund të bëhesh shumë shpejt dhe shpesh pa u shqetësuar fare, nëse je i korruptuar, nëse ke lidhje të dukshme e të padukshme me pushtetin (që shërbejnë për marrjen e tenderave pa meritë apo për të bërë evazion), nëse kanalizon paranë informale, nëse i propozon qeverisë një PPP. Fatkeqësisht, këta duket se janë jashtë çdo radari…

Në shtator të vitit 2015, qeveria shpalli se nisi një nga aksionet më të mëdha kundër informalitetit në ekonomi. Fokusi fillimisht ishte biznesi i vogël. Frika dhe terrori që përhapi kryeministri dhe imazhet e qepenave të mbyllur, u bënë virale në atë kohë.

Klima e biznesit u përkeqësua ndjeshëm dhe shoqatat e biznesit dhanë reagimet më të ashpra që ishin parë ndonjëherë.

Rezultati? Teksa u bë e qartë që sipërmarrësit e vegjël kontribuonin më pak se 2% të të ardhurave në buxhet, por kishin një peshë të rëndësishme në vetëpunësimin në ekonomi, që përbënin mbi 30% të totalit, ndër më të lartat në Europë, kjo masë e qeverisë rezultoi dështim me sukses të plotë!

Për rrjedhojë, taksat për bizneset e vogla u hoqën, por sapo ato filluan të merrnin frymë lirisht, erdhi ndërhyrja tjetër në vitin 2018: Ulja e pragut të TVSH-së nga 8 në 2 milionë lekë, po me argumentin e luftës kundër evazionit.

Kjo periudhë do të mbahet mend dhe për një element tjetër, pasi jemi ndoshta i vetmi vend, ku një tufë drejtuesish të bizneseve më të mëdha dhe disa profesorë ekonomie pranë qeverisë, dolën në protestë për të shprehur indinjatën për informalitetin e biznesit të vogël dhe drejtësinë e politikës së kryeministrit.

Eksperimenti sërish zgjati ca vite dhe u duk qartë që kostot e administrimit të këtij lloj tatimi ishin shumë më të mëdha sesa përfitimet nga ulja e pragut. Pra, përsëri rezultoi në dështim, të cilin qeveria tentoi ta korrektojë me rritjen e pragut në 10 milionë lekë, nga 1 janari i vitit 2021, viti elektoral.

Këtë herë, qeveria shqiptare nuk u kujdes të linte periudhë kohe për frymëmarrje. Regjimi i tatimeve për këtë segment biznesi pritet të ndryshojë përsëri, duke shënjestruar profesionistët e lirë. Por jo vetëm ata. Nëse ligji kalon në formën e propozuar të gjithë pronarët e subjekteve do të paguajnë tatim mbi të ardhurat personale deri në 23%, pasi tu njihen shpenzime nga 35-90%%, në varësi të llojit të aktivitetit, ndonëse tatimi i biznesit të vogël do të vijojë të mbetet zero. https://www.monitor.al/te-gjithe-pronaret-e-bizneseve-do-te-paguajne-tatim-mbi-te-ardhurat-personale-p-ligji-paraprak-ne-link/

Taksimi i atyre që qeveria preferon t’i quajë të pasur dhe i etiketon si evazionistë fiskalë, duke i përballur në mënyrë të vijueshme me shtrëngesa fiskale, është një tjetër eksperiment, i cili në 10 vitet e fundit, vetëm ka krijuar kosto, por jo përfitime për asnjërën palë.

Në Shqipëri, sipas konceptit të qeverisë, i pasur quhesh nëse ke një pagë apo të ardhura më të larta sesa 150 mijë lekë në muaj (tani 200 mijë lekë) dhe shtesa mbi këtë kufi tatohet me 23%, më e larta në rajon, dhe me ndryshimet e reja fiskale, profesionet e lira do të futen në skemën e taksimit progresiv.individët dhe tashmë profesionistët e lirë paguajnë deri në 23% tatim për të ardhurat e tyre.

Në kontrast, bizneset paguajnë 15% tatim fitim dhe 8% për dividend. Ironikisht qeveria nuk nxit investimet tek biznesi, por favorizon shpërndarjen e fitimeve përmes dividendit të ulët, a thua se do të nxisë ato sipërmarrje që nuk sjellin vlerë të shtuar në ekonomi, por thjesht ndajnë fitimet (inceneratorët psh).

Drejtësia tatimore është një koncept që përcakton se sistemi tatimor i një qeverie duhet të jetë i barabartë për të gjithë qytetarët. Por, qeveria, përveçse në vite vetëm sa ka krijuar një rrëmujë fiskale nëpërmjet ndryshimeve të shumta në ligje, nuk ka arritur të kuptojë dy elemente kryesore:

-Së pari, dhuna (verbale) nuk funksionon në një shtet demokratik, sidomos me atë kategori që ka arritur të mbijetojë, nëpërmjet krijimit të sipërmarrjeve të vogla dhe vetëpunësimit, duke mos iu bërë barrë qeverisë në politikat e saj sociale, as presion mbi tregun e rrogëtarëve të administratës së tejfryrë.

-Së dyti, në Shqipëri po “ngatërrohet” (qëllimisht) koncepti i të pasurve, sidomos nga kryeministri. Një pagë prej 150 apo 200 mijë lekë në muaj, nuk të bën të pasur. Lepuri nuk fle as te të vetëpunësuarit në sektorin e shërbimeve. As te “të deklasuarit”, që kryeministri premtoi solemnisht se do t’ua bëjë publike pagat një herë në vit, duke shkelur çdo parim dhe ligj për mbrojtjen e të dhënave personale.

Përkundrazi po flasim për shtresën më formale të taksapaguesve, krahun e kualifikuar të punës dhe bazën e fuqisë së konsumit të brendshëm. Pasuria reale nuk matet dhe aq shumë me të ardhurat që me nivelin e inflacionit nuk janë më të mjaftueshme as për të bërë një jetë normale, por nga pronat që një individ mund të zotërojë.

I pasur realisht sot mund të bëhesh shumë shpejt dhe shpesh pa u shqetësuar fare, nëse je i korruptuar, nëse ke lidhje të dukshme e të padukshme me pushtetin (që shërbejnë për marrjen e tenderave pa meritë apo për të bërë evazion), nëse kanalizon paranë informale, nëse i propozon qeverisë një PPP. Fatkeqësisht, këta duket se janë jashtë çdo radari.

Sistemi tatimor kompleks, i fabrikuar në dekadën e fundit, vetëm sa ka prodhuar më shumë evazion tatimor dhe varfëri, por nuk ka shënjestruar asnjëherë shmangësit e vërtetë.

Me të ashtuquajturat reforma të vazhdueshme, mund të krenohemi që sistemi ynë tatimor shkel të gjitha parimet që duhet të ketë një sistem ideal, si barazia, parashikueshmëria, neutraliteti, qartësia dhe thjeshtësia për t’u zbatuar, apo dhe raporti i përfitimeve kundrejt kostove të administrimit.

Të vegjlit apo “të pasurit e varfër” nuk janë problemi i këtij vendi, por keqqeverisja dhe keqadministrimi i financave publike. Shmangia e problemeve aktuale, duke bërë politikë me gjuhë përçarëse, jo vetëm nuk zgjidh problemet reale të ekonomisë, por thjesht rikthen retorikën e luftës së klasave.

Qytetarët e këtij vendi kanë nevojë për reforma dhe vende pune, përmirësim të standardit të jetesës dhe rritje të mirëqenies dhe jo kënaqësi, duke parë të varfërohen “kulakët” e shpallur nga kryeministri.

Me sa duket, qeveria ka prioritete të tjera. Për sa kohë që fokusi do të jetë sërish te të vegjlit, apo të “pasurit e varfër”, historia ka treguar se çdo aksion klientelist është i destinuar të dështojë. Ndërkohë, dëmi që do të shkaktojë në segmentin e biznesit të vogël, nuk do të korrigjohet lehtë.

Dikush t’i thotë kryeministrit (nëse nuk po e bën qëllimisht) se po nxit në mënyrë të panevojshme konflikte mes të “varfërve të pasur” dhe të pasurve të vërtetë, kur fokusi në këto momente – kur inflacioni është në nivelin më të lartë të 20 viteve – është në rritjen e konkurrueshmërisë së vendit dhe nxitjen e vendeve të punës me njohuri e vlerë të shtuar të lartë, që do të ishte zbutësi real i konflikteve sociale në vend..MONITOR

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet