LIVE UPDATES
Aktualitet

Ministria e Financave mbyll koncesionin e markimit të karburanteve, nga 9 gushti shërbimi kalon te Doganat

Vendimi u mor pas përfundimit të kontratës së koncesionit /PPP “Për shërbimin e markimit dhe monitorimit të karburanteve”, që parashikonte shërbimit e markimit dhe të monitorimit të karburanteve për qëllim të shmangies së evazionit fiskal dhe ishte miratuar në maj 2013.

17 Korrik 2024, 20:34 Nga M.B
Ministria e Financave mbyll koncesionin e markimit të karburanteve, nga 9
Foto ilustruese

TIRANA- Ministria e Financave ka mbyllur përfundimisht koncesionin e markimit të karburanteve. Vendimi u mor pas përfundimit të kontratës së koncesionit /PPP “Për shërbimin e markimit dhe monitorimit të karburanteve”, që parashikonte shërbimit e markimit dhe të monitorimit të karburanteve për qëllim të shmangies së evazionit fiskal dhe ishte miratuar në maj 2013.

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime në ligjin për akcizat, sipas të cilit, Administrata doganore është përgjegjëse për administrimin e procesit të shënjimit/ngjyrimit. Doganat do të fillojnë ta kryejnë këtë shërbim nga data 9 gusht, një ditë pas përfundimit të kontratës së koncesionit.

Operacionet e markimit të karburanteve filluan të zbatoheshin në terren nga kompania koncesionare GFI Albania në në muajin Shtator 2013, kurse operacionet e monitorimit të tregut të karburanteve të rafinuara filluan më datë 23 Qershor 2014. Në gusht të vitit të kaluar Qeveria e shtyu edhe me një vit kontratën e markimit të karburanteve. Sipas vendimit të një viti më parë, kontrata e koncesionit u bë 11 vjet, duke filluar nga data efektive.

Më parë, kontrata kishte afat 10-vjeçar. Vendimi nuk dha arsyet e shtyrjes, por sqaroi vetëm që kjo erdhi si rezultat i kërkesës së Autoritetit Kontraktues, pa pasur asnjë paragjykim mbi pretendimet e koncesionarit të rrjedhura nga zbatimi i Kontratës së Koncesionit.

Argumenti që ka dhënë koncesionari për shtyrje me disa vjet lidhet me mosmarkimin e naftës bruto, e cila praktikisht është e pamundur që të kryhet sipas operatorëve të tregut. Tarifa e koncesionit është paguar nga konsumatori, pasi ka rritur çdo vit çmimin e naftës 1 lekë për litër.

Deri në 2021, për 9 vite (periudha 2013-2021), të ardhurat e kompanisë GFI Albania, që bëri zbatimin e kësaj kontrate sipas bilanceve në QKB janë rreth 3,4 mld lekë, apo 32 mln euro. Pak muaj më parë financat vendosën të mos rinovohet më as kontrata e pullave fiskale me “Sicpa Security Solutions S.A.” e “Sicpa Security Solutions Albania sh.p.k.”,. Nga data 1 janar 2025 prodhimi dhe shpërndarja e pullave fiskale të kryhet nga një person i autorizuar nga Këshilli i Ministrave.

Njëkohësisht financat nuk i dhanë dritë jeshile as një koncesioni të propozuar “Për ofrimin e shërbimit të infrastrukturës të çelësave publikë PKI”, i cili parashikonte që rreth 120 mijë certifikata elektronike do të prodhoheshin çdo vit për fiskalizimin e bizneseve. Edhe ky koncesion ishte kundërshtuar nga grupet e interesit për shkak të sigurisë së prodhimit./ Monitor

ministria e financave

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet