Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kjo kërkesë sipas Entit vjen në kushtet kur kompania parashikon që në maj të këtij viti të kryejë rehabilitime në këtë vepër hidro-energjetike duke shtuar edhe kapacitet.

Kurum International ka kërkuar pranë Entit Rregullator të Energjisë modifikimin e licencës së prodhimit të energjisë nga Hidrocentrali i Shkopetit.
Kjo kërkesë sipas Entit vjen në kushtet kur kompania parashikon që në maj të këtij viti të kryejë rehabilitime në këtë vepër hidro-energjetike duke shtuar edhe kapacitet.
“Kërkesa për modifikim vjen për arsye se në Maj 2023 kjo shoqëri ka programuar rehabilitimin e HEC “Shkopet”, “optimizmi i operimit të turbinave”, gjatë të cilit do të zëvendësohen disa nga pajisjet kryesore të centralit dhe do të instalohen pajisje të reja dhe do të ketë një shtesë kapaciteti prej 4 MË dhe fuqia nominale do të jetë Pn=28 MË” thuhet në vendimin e Entit.
Por teksa një pjesë dokumentacionit paraqitur në ERE është i rregullt, Bordi ka konstatuar se ka mungesë të disa pikave të tjera të cilat kërkohen që të plotësohen në harkun e një muaji për ti hapur rrugë modifikimit. Pika ku kërkohet mbështetja me dokumentacion është ajo mbi shtimin e kapacitetit.
“Leja e mjedisit mban datën 22.01.2014, shumë e hershme dhe është lëshuar për një kapacitetin 25.2 MË, pra një kapacitet më të vogël se ai që po kërkohet të modifikohet, vlerësohet që shoqëria të përcjellë në ERE Lejen Mjedisore të lëshuar për kapacitetin e ri të kërkuar për modifikim prej 28 MË, ose konfirmimin e vlefshmërisë së saj edhe për këtë modifikim nga organi kompetent që e lëshon.
Duke qene se shoqëria ka bërë me dije se aktualisht po operon me marrëveshjen e lidhjes me OST sh.a. e cila është pa afat dhe paralelisht ka aplikuar në OST sh.a. për modifikimin e kësaj marrëveshje për shtesë fuqie, vlerësohet që t’i kërkohet të bëjë me dije statusin në të cilën ndodhet ky aplikim/miratim pranë OST sh.a. si dhe të përcjellë këtë miratim në respektim të afateve të përcaktuara nga ERE.
Sa rezulton shoqëria ka bërë me dijë se me optimizimin e operimit të turbinave ka bërë edhe rritjen e kapacitetit të tij me 4 MË, duke ndryshuar kapacitetin për të cilin është licencuar nga ERE nga 24 MË në 28 MË dhe se do të shfrytëzojë të njëjtën sasi uji për prodhimin e energjisë elektrike. Për sa deklaruar nga shoqëria vlerësojmë t’i kërkohet në vijim nëse ka zëvendësuar turbinën për këtë rritje kapaciteti dhe nëse ka patur ndryshime të tjera nga projekti i zbatimit i miratuar më herët” thuhet në vendim.
Privatizimi i Ulës-Shkopetit
Në vitin 2012 qeveria e asaj kohe nxori në shitje HEC-et Ulëz-Shopet dhe Bistrica 1 dhe Bistrica 2. Deri në atë kohë në pronësinë e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare u bë ndarja e HEC-ve për të cilat kompania Kurum International ofroi rreth110 milionë euro në total për blerjen e katër HEC-ve. Konkretisht për Bistrica 1 dhe 2 u ofruan në atë kohë 52 milionë euro dhe për Ulëz-Shkopetin 57.5 milionë euro.
Privatizimet e bëra në atë kohë nga qeveria “Berisha” u bënë objekt akuzash të cilat edhe së fundmi në kushtet e krizës së energjisë kanë vijuar të përsëriten nga ana e qeverisë Rama duke e cilësuar këtë si një lëvizje të gabuar. Në atë kohë nxjerrja në privatizim e katër HEC-ve i argumentua me nevojën për para në buxhet në kushtet kur investimet në vepra infrastrukturore ishin në vijim ndërkohë që kishte edhe mbi 330 HEC-e të miratuar për ndërtim përmes kontratave koncesionare./MONITOR
Në paradoks me papunësinë e lartë qarqet e Lezhës dhe Durrësit disponojnë numrin më të lartë të iphone ...
Kostoja e lartë e prodhimit për shkak të fragmetizimit të tokës bujqësore, standardet e cilësisë dhe informaliteti i s...
Çmimet e apartamenteve në Shqipëri për 3-mujorin e tretë të 2022 janë rritur rreth 2,5 herë më shumë se &c...
Foto ilustruese Barra fiskale mbi qytetarët do të jetë edhe më e rëndë në vitin 2023. Kjo për shkak të një...
Foto ilustruese Indeksi i Çmimeve të Konsumit u rrit me 7.4% në dhjetor në krahasim me një vit më parë, duke shën...
Foto ilustruese Rikthimi i plotë i normalitetit sa i takon lëvizjes së lirë pas fshirjes së efekteve që la COVID-19 ka bë...
Tirana Jetesa kudo po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë, teksa pothuajse gjithçka është shtrenjtuar, që nga karbura...
Puntor Në vendin tonë varfëria nuk është tipar vetëm i të papunëve dhe personave me aftësi të kufizuar, p...
Ushqim Muaji dhjetor i vitit që lamë pas shënoi rënie konsumi 20 deri 30% më pak se viti parardhës te baret dhe restorantet. ...
Punetore Punësimet e punonjësve nga vendet aziatike erdhën si domosdoshmëri për shumë biznese në vend, të cilë...