Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Rreth 70% e rënies ka ardhur nga kursimet në valutë, që mund të jetë ndikuar nga zhvlerësimi i vazhdueshëm i euros, teksa banka e Shqipërisë i raporton të dhënat në lekë.

Kursimet në banka kanë shënuar rënie në muajin nëntor, pas tre muajsh radhazi që ishin me rritje. Rënia e nëntorit është tkurrja më e madhe mujore në vlerë, që nga nëntori i vitit 2008.
Në fund të muajit nëntor, stoku i depozitave arriti në 1.27 trilionë lekë, duke u tkurrur me 12.8 miliardë lekë (rreth 100 milionë euro), apo 1% në raport me muajin e mëparshëm.
Rreth 70% e rënies ka ardhur nga kursimet në valutë, që mund të jetë ndikuar nga zhvlerësimi i vazhdueshëm i euros, teksa banka e Shqipërisë i raporton të dhënat në lekë.
Depozitat në monedhë të huaj ishin 726 miliardë lekë, me një rënie prej 1.3% në krahasim me muajin e mëparshëm. Depozitat në valutë janë reduktuar si për individët ashtu dhe për korporatat jo financiare.
Në tendencë rënëse ishin dhe kursimet në lekë, që u tkurrën me 0.5% me bazë mujore. Reduktimin më të madh e shënuan depozitat pa afat të bizneseve, me -5.2%, në një sinjal se sipërmarrjet po përballen me mungesë likuiditeti si rrjedhojë e rritjes së ndjeshme të kostove dhe frenimit të konsumit nga çmimet e larta.
Por, në rënie ishin dhe depozitat në lekë të individëve. Kursimet me afat ranë me 0.6% me bazë mujore. Ndonëse interesat e depozitave janë në zgjerim, pas ndryshimit të kursit të politikës monetare të Bankës së Shqipërisë që rriti normën bazë 4 herë këtë vit, duke e çuar në 2.75%, sërish individët nuk kanë reaguar.
Një arsye lidhet edhe me rritjen shumë të shpejtë të normave të bonove, që kaluar mbi 5%, duke e bërë një alternativë më interesante investimin në letrat me vlerë të qeverisë.
Me bazë vjetore (nëntor 2022/nëntor 2021), depozitat në total janë rritur me 7%. Ritmi është ngadalësuar, në raport me 9.2% që ishte zgjerimi vjetor nëntorin e një viti më parë.
Kursimet në valutë vijojnë të dominojnë në strukturën e depozitave, me 57.25% të totalit në fund të muajit nëntor.
Në raport me muajin e mëparshëm, pesha e kursimeve në monedhë të huaj ka shënuar një rënie të lehtë, me 0.2 pikë përqindje./MONITOR
Foto ilustruese Niveli i jetesës në Shqipëri për vitin 2021 ka pasur rritje të papërfillshme, sipas kushteve të banimit ...
Foto ilustruese TIRANË- Edhe pse moti ka qenë i mirë dhe ngricat nuk kanë dëmtuar prodhimet e tokës siç ndodhi vitin e...
Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi disa vendime për sekuestrimin e ndërtimeve pa leje. Në një njoftim KKT bëri të ...
Ndertime Fluksi i pagesave buxhetore është rritur ndjeshëm përgjatë muajit dhjetor në mbyllje të vitit. Të dhë...
Çmimet e sigurimit të detyrueshëm të mjeteve priten të rriten vitin e ardhshëm. Burimet nga tregu bëjnë të dit...
Foto ilustruese TIRANË- 1 janari i 2023-shit, njësoj si ata paraardhës, do të sjellë shtrenjtimin e produktit të duhanit...
Grafiku Euro ka pësuar një tjetër rënie shumë të fortë në kursin e këmbimit me lekun ditën e mërkur&...
Për një numër të vogël vendesh, i cili në fakt është duke u rritur, matësi standard i shëndetit ekonomik t&e...
Banka Rritja e normës bazë të interesit pritet të vazhdojë dhe të arrijë në 4.25% deri në fund të vitit 2...
Pagat ne sektorin privat u rriten me ritme tre herë më të shpejta se në sektorin privat gjatë tremujorit të tretë të v...