Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Zona e projektit ndodhet në vend të pabanuar, Babja është fshati më i afërt me zonën e projektit sipas dokumenteve dhe ndodhet rreth 1 kilometër në jugperëndim të saj, ndërsa fshati Spathar, i cili ndodhet 1.5 kilometra në verilindje të objektit.

Vitin e shkuar Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) nxori disa herë për shprehje interesi zona të ndryshme minerare.
Dy prej tyre, që ranë në sy, ishin të lidhura me kërkim dhe zbulim ari në objektin Babje Librazhd dhe objekti Kaçinar në Mirditë.
Tashmë kompania që ka fituar të drejtën për objektin e parë në Librazhd ka avancuar më tej me procesin duke kërkuar që të pajiset me lejet përkatëse për të nisur aktivitetin.
Më konkretisht Buliding Construction që është edhe kompania që ka marrë të drejtën e kësaj zone minerare ka kërkuar të pajisjet me leje të tipit B për të vijuar me punën në terren.
Në dokumentin e saj kompania ka zbardhur skemën e kërkim-zbulimit të mineralit të arit, kryerjen e punimeve gjeologji-zbuluese që do të zënë vend në objektin “Babje të Bashkisë Librazhd.
Kompania parashtron se këtë të drejtë e ka fituar dhe është njoftuar në datën 15 nëntor 2022 për zhvillimin e kësaj zone minerare.
Zona e projektit ndodhet në vend të pabanuar, Babja është fshati më i afërt me zonën e projektit sipas dokumenteve dhe ndodhet rreth 1 kilometër në jugperëndim të saj, ndërsa fshati Spathar, i cili ndodhet 1.5 kilometra në verilindje të objektit.
Kompania nuk referon nëse ka tregues për potencialin e zonës në të cilën do të kryejë kërkim-zbulim ari por nënvizon se punimet gjeologjike-kërkuese do të kryhen në dy faza.
Faza e parë do të jetë kryerja e kërkimit të mineralit të arit, rivlerësimit gjeologjik të zonës, marrja e mostrave, përpunimi i tyre dhe vlerësimi i tyre për kalimin e fazës dy.
Ndërkohë në fazën e dytë do të zërë vend kryerja e punimeve gjeologjiko-zbuluese si kanale, puse, shpime, galeri, Këto punime do të kryhen për një afat 3 vjeçar.
Zona minerare numër 3/1 apo objekti Babje ishte parashikuar në planin vjetor minerar fillestar në vitin 2021 për t’iu nënshtruar procedurave konkurruese.
Ajo arriti të jepej vetëm vitin e shkuar pas shpalljes në datë 7 korrik 2022. Sipërfaqja e zonës në kilometra katror është 9500 dhe plani fillestar i investimit në dokumentet e Ministrisë ishte përcaktuar 24.7 milionë lekë./MONITOR
Emigrantë TIRANË- Ergysi një djalë i ri nga Mati, i cili më parë po punonte në Itali, harxhoi 5000 mijë euro nga ku...
Gent Sejko Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi sot të mbajë të pandryshuar normën baz...
Foto Ilustruese TIRANË- Koncesioni i pullave fiskale nuk përfundon më 6 shkurt 2023, siç parashikoi më parë Ministria e Fin...
Foto Ilustruese TIRANË- Shtëpitë private konsumojnë sasi energjie më të madhe për ngrohjen apo klimatizimin sesa banesat...
TIRANË- Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka vendosur në dispozicion mbi 1.66 miliardë lekë apo rreth 9.5 milionë ...
Foto Ilustruese KOSOVË- Nga gjithë vitet e pasluftës, 202 ishte viti më me bereqet sa i përket regjistrimit të bizneseve n&eu...
Foto Ilustruese TIRANË- Koncesioni i pullave fiskale nuk përfundon më 6 shkurt 2023, siç parashikoi më parë Ministria e Fin...
Foto Ilustruese TIRANË- Yield-et e bonove 12 mujore pësuan rënie të mëtejshme në ankandin e fundit të muajit janar, duke...
Monistria e Financave TIRANË- Nëse lind nevoja për fonde shtesë në projektet e investimeve buxhetore në vitin 2023, duhet q&e...
Foto Ilustruese TIRANË- Baret dhe restorantet llogarisin mungesë të theksuar prej 15,000 vende të lira pune në sektor, ku shkaku k...