18 Gusht 2022, 12:14
Nga A.B
Aksident
Aksidentet në rrugë kanë vijuar tendencën e tyre rënëse edhe në korrik.
Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se në muajin korrik 2022 numërohen 105 aksidente rrugore nga 114 të ndodhura në muajin Korrik 2021.
“Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 7,9%. Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 150 persona nga 175 që ishte në muajin Korrik 2021” vlerëson INSTAT.
Numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 6 persona, nga 13 persona të vdekur në Korrik 2021.
Sipas INSTAT në 87,6% të rasteve, aksidentet rrugore kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.
Referuar shifrave numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 26,7% të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 9,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
“Në shtatëmujorin e vitit 2022, numërohen 686 aksidente rrugore nga 785 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 12,6%.
Numri i të aksidentuarve është 971 persona nga 1050 persona të aksidentuar në shtatërmujorin e vitit 2021.Numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 95 persona nga 118 persona të vdekur në shtatëmujorin e vitit 2021.
Aksidentet rrugore, në 12,5% të rasteve, në shtatëmujorin e vitit 2022 kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur me 30,1%” thuhet në publikimin e INSTAT./MONITOR
instat aksidentet ne shqiperi
Ekonomi
18 Gusht 2022, 12:09
A.B
Në kulmin e rritjes së paprecedentë të çmimeve të naftës, pas luftës në Ukrainë, qeveria shqiptare mori ko...
Ekonomi
18 Gusht 2022, 07:38
A.B
Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka konstatuar disa dhjetëra shkelje nga subjekte të ndryshme në treg gjatë këtij vi...
Ekonomi
18 Gusht 2022, 07:02
A.B
Rënia e Euros në kursin e këmbimit valutor me lekun tashmë duket se e ka kaluar pikën më të ulët dhe monedha europiane...
Ekonomi
18 Gusht 2022, 07:00
A.B
Pritjet për inflacionin janë rritur sërish në tremujorin e dytë të vitit. Sipas Bankës së Shqipërisë, biznes...
Ekonomi
18 Gusht 2022, 06:59
A.B
Prodhim i djathit
Mungesa e qumështit të lopës po ndikon në rritjen e lartë të çmimit të djathit. Prej disa dit&e...
Ekonomi
18 Gusht 2022, 06:58
A.B
Rruga
Bashkimi Europian dhe qeveria shqiptare po shtyjnë fort përpjekjet për të ndërtuar autostradën Adriatiko – Jonian...
Ekonomi
17 Gusht 2022, 07:01
A.B
Nafta
Çmimet e naftës në bursat ndërkombëtare kanë shënuar një rënie të shpejtë javën e fundi...
Ekonomi
17 Gusht 2022, 07:00
A.B
Veze
Prej disa ditësh çmimi i vezës është rritur me rreth 14%. Në dyqanet e pakicës veza e hapur nga 22 lekë p&eu...
Ekonomi
17 Gusht 2022, 06:59
A.B
Rruge
Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve arritën vitin e kaluar në 2,6 miliardë lekë, rreth 21 milionë euro.
Kj...
Ekonomi
17 Gusht 2022, 06:58
A.B
Fierza
Hidrocentrali i Fierzës, më i madhi në kaskadën e Drinit ka qëndruar gjatë këtij viti nën mesataren historik...