LIVE UPDATES
Ekonomi

Importet e sapunëve dhe detergjenteve rriten 21%, nga shtimi i kërkesës së apartamenteve me qira ditore

Shumë pluhur larës të markave të ndryshme prodhohen në vend, ndërsa nga jashtë importohet lënda e parë. Ndërsa sapunët larës vijnë nga importi. Prodhuesit vendas pohojnë se gjatë kësaj periudhe ka rritje të kërkesës për detergjente dhe kjo ka ardhur nga shtimi i strukturave Airbnb që përdoren më së shumti nga turistët.

29 Gusht 2024, 09:34 Nga I.A
Importet e sapunëve dhe detergjenteve rriten 21%, nga shtimi i
Detergjente

TIRANË- Për periudhën janar-korrik 2024 importet e grupit “Sapuni, preparatet parëse, lubrifikues, qirinjtë” janë rritur 21% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në këtë periudhë janë importuar 39 milionë kg preparate larëse dhe sapunë. Kjo është sasia më e lartë e 7 mujorit që prej vitit 2019.

Shumë pluhur larës të markave të ndryshme prodhohen në vend, ndërsa nga jashtë importohet lënda e parë. Ndërsa sapunët larës vijnë nga importi. Prodhuesit vendas pohojnë se gjatë kësaj periudhe ka rritje të kërkesës për detergjente dhe kjo ka ardhur nga shtimi i strukturave Airbnb që përdoren më së shumti nga turistët.

“Rritja e importeve është tërësisht e ndikuar nga fluksi i turistëve të huaj. `Në këtë periudhë janë shtuar shitjet e detergjenteve në paketime të vogla në supermakete dhe kjo për shkak të shtimit të apartamenteve që jepen me qira ditore. Këto struktura janë konsumatorët më të mëdhenj të detergjenteve. Ndërsa nga strukturat akomoduese, hotelet përdoren preparate profesionale”, pohoi një nga drejtuesit e kompanisë së prodhimit të detergjenteve në vend.

Nga të dhënat e marrë nga AirDna, strukturë e posaçme që mban të dhënat e tregut për qiratë ditore në platformën ndërkombëtare Airbnb për muajin Qershor në Shqipëri ishin të listuara 21,447 apartamente, vila apo shtëpi. Krahasuar me qershorin 2023 numri i tyre u shtua 39%. Ndërsa krahasuar me Qershorin 2022, listimet janë shtuar 73%.

Shtim këtë vit ka pasur edhe te net qëndrimet, e dhënë që tregon direkt fluksin e turistëve të huaj. Në total, për 6 mujorin e parë 2024 në strukturat Airbnb janë shënuar 412 mijë net të prenotuara, me rritje prej 97% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në raport me 6 mujorin e parë 2022, net qëndrimet pothuajse janë trefishuar. Për muajin Qershor u shënuan 140 mijë net të prenotuara përmes platformave Airbnb. Net qëndrimet është treguesi, që mat direkt ecurinë e turistëve të huaj në vend në strukturat akomoduese përfshirë edhe ato me qira ditore. Krahasuar me muajin qershor 2023 net qëndrimet u rritën 91%, ndërsa në raport me 2022 janë dyfishuar.

Shtimi i net qëndrimeve për 6 mujorin e parë të 2024-s, nisi që në muajt e parë të vitit. Në muajin janar netqëndrimet janë rritur 50% kundrejt janarit 2023. Progresi i rritjes së netqëndrimeve vijoi edhe për muajt në vazhdim. Për secilin muaj, si shkurt, mars dhe prill netqëndrimet u shtuan 100% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.

Pas përfundimit të sezonit turistik nga prodhuesit nënvizohet se ka rënie të kërkesës e ndikuar nga ndryshimet demografike të popullatës. Psh, në 11 mujorin 2022 importet e mallrave të grupi “sapuni, preparatet parëse, lubrifikues, qirinjtë” u ulën 7,4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës sipas të dhënave me të fundit të INSTAT.

Në atë periudhë prodhuesit raportuan se kërkesa për detergjente dhe pluhura larës ishte 20% më pak krahasuar me vitin paraardhës e ndikuar nga ndryshimet e popullatës. Kujtojmë se në atë periudhë pati edhe një rritje të çmimeve të detergjenteve deri 20% krahasuar me 2021 për shkak të shtrenjtimit të lëndës së parë në tregjet botërore nga nisja e luftës në Ukrainë.

Pavarësisht se çmimet u shtrenjtuan prodhuesit pohuan se efekti te kërkesa nuk është dhënë prej tyre, pasi në treg ka produkte me larmi çmimesh nga ato më të shtrenjtat deri më të lirat./Monitor.al

importet e sapunëve

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës