LIVE UPDATES
Ekonomi

Energjia në 3-mujorin e parë, importet u rritën më shumë se 7 herë, familjarët rritën konsumin

Bilanci i energjisë i publikuar nga Instituti i Statistikave vlerëson se gjatë tremujorit të parë të vitit 2022, energjia elektrike në dispozicion u rrit me 2,7%.

25 Maj 2022, 07:16 Nga DOSJA
Energjia në 3-mujorin e parë, importet u rritën më
Energji

Importet bruto të energjisë në janar-mars 2022 u rritën më shumë se 7 herë duke reflektuar situatën problematike hidrike në vend teksa eksportet ishin 67.5 për qind më pak sesa një vit më parë.

Bilanci i energjisë i publikuar nga Instituti i Statistikave vlerëson se gjatë tremujorit të parë të vitit 2022, energjia elektrike në dispozicion u rrit me 2,7%.

“Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë u ul me 39,7% duke arritur vlerën 2.016 GWh nga 3.344 GWh energji të prodhuar në tremujorin e parë të vitit 2021. Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 52,8%, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 46,7% dhe nga të tjerë prodhues (Fotovoltaik) në masën 0,5% të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.

Importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje), në tremujorin e parë të vitit 2022, arriti vlerën 715 GWh nga 99 GWh që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar kështu një rritje me 7,2 herë. Eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) arriti vlerën 373 GWh nga 1.147 GWh duke shënuar një rënie me 67,5%“, thuhet në bilanc.

Sipas INSTAT hidrocentralet publike, në tremujorin e parë të vitit 2022, prodhuan 1.065 GWh nga 1.890 GWh të prodhuar në tremujorin e parë të vitit 2021, duke shënuar kështu një rënie të prodhimit me 43,7%.

Hidrocentralet private dhe koncensionare, prodhuan 942 GWh nga 1.446 GWh të prodhuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rënie të prodhimit të energjisë elektrike me 34,9%.

Shkëmbimi i energjisë elektrike (diferenca mes eksportit dhe importit bruto të energjisë), në tremujorin e parë të vitit 2022 ka arritur vlerën negative prej 342 GWh, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2021 ku kishte një vlerë pozitive prej 1.047 GWh.

“Humbjet në rrjet arritën vlerën 583 GWh nga 617 GWh duke shënuar kështu një rënie me 5,5%. Humbjet në transmetim kanë rënë me 35,6% ndërsa humbjet në shpërndarje kanë rënë me 1,4%. Humbjet teknike në shpërndarje kanë shënuar një rënie me 0,3%, ndërsa humbjet jo teknike në shpërndarje kanë shënuar një rënie me 3,5%, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2021”, thuhet në raport.

Bilanci tregon për një rritje të përdorimit të energjisë nga familjarët në tremujorin e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ndërkohë që e njëjta tendencë edhe pse më e lehtë vihet re tek konsumatorët biznes.

“Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në tremujorin e parë të vitit 2022, u rrit me 5,7% duke arritur vlerën 1.775 GWh nga 1.680 GWh që ishte në tremujorin e parë të vitit 2021. Ndikimin më të madh në rritjen e përdorimit të energjisë elektrike nga konsumatorët e kanë dhënë konsumatorët familjarë, ku kemi një rritje të konsumit të energjisë elektrike me 8,1%, përkundrejt rritjes me 2,9% të energjisë së konsumuar nga konsumatorët jo familjarë”, thuhet në raportin e INSTAT../MONITOR

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet