6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Një ndryshim tjetër i rëndësishëm që propozon Banka e Shqipërisë është që për kontratat e kredisë konsumatore, komisionet që lidhen me aplikimin për kredi, procesimin, administrimin, miratimin dhe disbursimin e kredisë, paguhen nga konsumatori në momentin e disbursimit të kredisë dhe nuk shpërndahen gjatë jetëgjatësisë së kredisë.
TIRANË- Banka e Shqipërisë ka përgatitur ndryshimet rregullatore që do të ulin ndjeshëm normën maksimale të interesit (NEI maksimal) për kreditë e vogla konsumatore.
Sipas rregullores aktualisht në fuqi, NEI maksimal llogaritet nga Banka e Shqipërisë me bazë 6-mujore, mbështetur në të dhënat e Regjistrit të Kredive të administruar prej saj.
Nivelet e NEI-t maksimal publikohen në fillim të çdo 6-mujori dhe bazohen në kreditë e disbursuara në 6-mujorin paraardhës. Sipas rregullores, ky tregues ndërtohet si mesatare e normës efektive të interesit për secilin produkt dhe interval, e shtuar me një të tretën.
Ndërkohë, sipas ndryshimeve të propozuara nga Banka e Shqipërisë në rregulloren “Për kredinë konsumatore dhe kredinë hipotekare”, norma maksimale e interesit (NEI maksimal) për kreditë konsumatore deri në vlerën e 200 mijë lekëve do të jetë sa mesatarja e thjeshtë e normës efektive të interesit për kredinë e dhënë, pa u shtuar me një të tretën.
Ndërkohë, për kreditë konsumatore me vlerë mbi 200 mijë lekë, NEI maksimal do të vazhdojë të llogaritet njësoj, pra duke e shtuar mesataren e thjeshtë të kredive të dhëna në periudhën paraardhëse me një të tretën.
Një ndryshim tjetër i rëndësishëm që propozon Banka e Shqipërisë është që për kontratat e kredisë konsumatore, komisionet që lidhen me aplikimin për kredi, procesimin, administrimin, miratimin dhe disbursimin e kredisë, paguhen nga konsumatori në momentin e disbursimit të kredisë dhe nuk shpërndahen gjatë jetëgjatësisë së kredisë.
Për kreditë e institucioneve financiare jobanka është tipike aplikimi i komisioneve shumë të larta të administrimit apo disbursimit të kredisë. Në shumicën e rasteve, madje, efektin kryesor në interesin efektiv të kredisë nuk e jep interesi nominal, por pikërisht komisionet e aplikuara.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, mbështetur në informacionin e Regjistrit të Kredive, norma mesatare efektive e interesit për kreditë deri në 200 mijë lekë në gjysmën e parë të vitit 2024 ishte 71.4% (nga 74.8% që kishte qenë në gjashtëmujorin e mëparshëm dhe 78.4%, që kishte qenë për gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar).
E shtuar me një të tretën, sipas rregullores në fuqi, kjo solli një NEI maksimal për kreditë konsumatore në nivelin 95.2%, që është edhe tavani në fuqi, për 6-mujorin e dytë 2024.
Nëse do të ndiqej skenari i heqjes së shtesës me 1/3 mbi interesin mesatar, NEI-maksimal do të ishte ndjeshëm më i ulët, duke ngelur në nivelin 71.4%.
Ndikimi më i fortë i një mase të tillë pritet të ndihet pikërisht në fashën e kredive me shuma të vogla. Ky është kryesisht terreni ku po “lulëzon” mikrokredia konsumatore e modelit fintech. Kjo kredi miratohet në afate të shkurtra kohore (10-15 minuta), ndërsa gjithnjë e më shumë po jepet nëpërmjet kanaleve dixhitale, pa pasur nevojë për paraqitjen fizike të klientit pranë ambienteve të institucionit financiar.
Në këtë fashë, interesat mesatare janë më të larta. Kjo ndodh, për shkak të tipologjisë së produktit, që parashikon rrezik më të lartë (analizë e pakët kreditore dhe afate shumë të shpejta aprovimi), kostove më të larta për njësi të produktit, por edhe faktit që në këtë segment ka një prani shumë të pakët të sektorit bankar, që në përgjithësisht nuk operon me norma kaq të larta interesi.
Ndryshimet e propozuara nga Banka e Shqipërisë janë pjesë e paketës së forcimit të mbrojtjes konsumatore në raport me produktet dhe shërbimet financiare.
Në fillim të këtij viti, hyri në fuqi edhe një tjetër rregullore e rëndësishme e kësaj pakete, ajo “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka”. Rregullorja në fjalë vendosi për herë të parë disa kritere të detajuara, duke përfshirë edhe tregues sasiorë, në praktikat e administrimit të rrezikut në huadhënien konsumatore nga institucionet financiare jobanka.
Një institucion financiar jobankë nuk do të lejohet të japë në të njëjtën kohë më shumë se dy kredi konsumatore për të njëjtin huamarrës. Gjithashtu, është përcaktuar edhe një nivel tavan në raportin e shërbimit të borxhit kundrejt të ardhurave (DSTI), që do të llogaritet si vlera e totalit të kësteve mujore të kredive ekzistuese, duke përfshirë edhe kredinë për të cilën po aplikohet, të pjesëtuar me të ardhurat neto të të gjithë bashkëkredimarrësve. Vlera e raportit të shërbimit të borxhit kundrejt të ardhurave nuk duhet të tejkalojë vlerën prej 60%.
Rregullorja e re gjithashtu përcakton se institucioni financiar, përpara se të lidhë një kontratë kredie dhe gjatë procesit të monitorimit të kredisë në kohëzgjatjen e saj, duhet të vlerësojë aftësinë paguese dhe profilin e rrezikut të kredimarrësit, bazuar në të dhëna të mjaftueshme, të sakta dhe të përditësuara.
Institucioni financiar duhet të sigurojë të dhëna dhe informacione të nevojshme të ofruara nga vetë kredimarrësi dhe nga burime të tjera të arsyeshme të brendshme ose të jashtme të subjektit, që mund të ndikojnë aftësinë paguese të kredimarrësit, në veçanti qëndrueshmërinë e të ardhurave, historikun e pagesave, probabilitetin e ndryshimit të të ardhurave (rritjen ose rënien), si dhe të gjitha detyrimet e tjera financiare.
Subjekti duhet të kryejë verifikime të arsyeshme dhe të ndërmarrë hapa të nevojshme për të verifikuar informacionin në lidhje me burimin e aftësisë paguese, në rastet e kredimarrësve që janë të vetëpunësuar ose kanë të ardhura sezonale ose të ardhura të tjera të parregullta. Huadhënësi duhet gjithashtu të shmangë nxitjen e vështirësive të panevojshme financiare dhe të krijimit të situatës së ngarkesës së tepërt me borxh të kredimarrësit./MONITOR
Tirana TIRANA- Bilanci turistik i Shqipërisë në vitin 2024 duket se anon në anën pozitive, me një rritje prej 15.2 për q...
Foto ilustruese TIRANË- Nga totali i investimeve që janë bërë në ekonomi, pesha e makinerive dhe pajisjeve erdhi në ulje...
Foto ilustruese TIRANË- Ekonomia ka shanse të përshpejtojë rritjen në 2025-n, e ndikuar nga turizmi dhe rimëkëmbja gradu...
AMF TIRANË- Konsolidimi i mëtejshëm i tregjeve financiare dhe thellimi i inovacionit do të jenë ndër sfidat kryesore të ...
ekaterina solovova TIRANË- Shqipëria po kalon në një proces transformimi ekonomik gjatë viteve të fundit, teksa rënd&eum...
foto ilustruese TIRANË- Rritja e produktivitetit është një kusht i domosdoshëm për të mbështetur një rritje t&...
Foto ilustruese TIRANË- Raporti i kredive me probleme ra përsëri në nëntor të vitit të kaluar, duke arritur një niv...
Gent Sejko TIRANA- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi sot një takim me sistemin bankar me qëllim diskut...
Foto ilustruese TIRANA- Që nga fillimi i muajit janar, ka hyrë në fuqi rregullorja e re “Për administrimin e rrezikut në vep...
Foto ilustruese TIRANA- Teksa agjencitë punësimit po sjellin rregullisht punonjës nga Azia dhe Afrika për të plotësuar nevoja...