LIVE UPDATES
Ekonomi

Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit në 3% për herë të parë që nga shkurti 2022

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi që norma bazë e interesit të ulet në nivelin në nivelin 3.0%, dhe normat e interesit të depozitës njëditore dhe të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë, të ulen përkatësisht në nivelet 2.0% dhe 4.0%.

3 Korrik 2024, 16:56 Nga M.B
Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit në
Gent Sejko

TIRANA- Banka e Shqipërisë ka lehtesuar politikën monetare, duke ulur normën bazë me 0.25 pikë përqindje për herë të parë që nga marsi 2022. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi që norma bazë e interesit të ulet në nivelin në nivelin 3.0%, dhe normat e interesit të depozitës njëditore dhe të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë, të ulen përkatësisht në nivelet 2.0% dhe 4.0%.

Në shkurt 2022, Banka e Shqipërisë filloi shtrëngimin e politikës monetare në përgjigje të rritjes së inflacionit, duke e çuar normën bazë nga 0.5% në 3.25%, me rritjen e fundit që ishte në nëntor 2023. Guvernatori I bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha në konferencën për shtyp se ecuria pozitive e ekonomisë dhe rënia e inflacionit ishin arsyet kryesore të këtij vendimi.

“Të dhënat e disponuara sugjerojnë se ekonomia shqiptare vijon të qëndrojë në një trend pozitiv zhvillimi. Aktiviteti ekonomik, punësimi dhe pagat kanë vijuar të rriten gjatë dy tremujorëve të parë të vitit, inflacioni ka ardhur në rënie, tregjet financiare kanë qenë relativisht të qeta, ndërsa kreditimi ka shënuar rritje progresive. Këto zhvillime kanë qenë, në përgjithësi, në linjë me pritjet tona. Megjithatë, rënia e inflacionit në tremujorin e dytë ishte relativisht e shpejtë, e diktuar nga rritja e ofertës së artikujve ushqimorë në tregjet rajonale dhe në tregun vendas. Efektet e kësaj goditjeje në inflacion priten të jenë të pranishme edhe gjatë pjesës së mbetur të vitit.

Përditësimi i parashikimeve tona sugjeron se momenti pozitiv i zhvillimit të ekonomisë shqiptare do të vijojë edhe në të ardhmen. Vëllimi i aktivitetit ekonomik pritet të rritet gjatë vitit 2024 e në vazhdim, ndërsa inflacioni pritet të luhatet rreth niveleve aktuale gjatë pjesës së mbetur të vitit 2024 dhe të rritet gradualisht drejt objektivit gjatë gjysmës së parë të vitit 2025. Bazuar në sa më sipër, Këshilli Mbikëqyrës e gjykoi të nevojshëm një lehtësim të qëndrimit të politikës monetare, duke synuar të krijojë kushte sa më të përshtatshme monetare për respektimin e objektivit tonë të stabilitetit të çmimeve”, tha guvernatori.

Guvernatori tha se inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi një rënie të mëtejshme gjatë muajve prill dhe maj, duke regjistruar një nivel mesatar prej 2.1%. Kjo rënie ishte disi më e shpejtë se pritjet tona. Nga këndvështrimi i shportës, rënia e inflacionit u diktua nga reduktimi i shpejtë i inflacionit të artikujve ushqimorë, ndërkohë që artikujt e tjerë të shportës shfaqën norma relativisht të qëndrueshme inflacioni.

Nga këndvështrimi makroekonomik, trendi rënës i inflacionit vijon të pasqyrojë – në masën më të madhe – reduktimin e inflacionit të importuar, në përgjigje si të një ecurie të ngjashme të këtij treguesi në partnerët tanë tregtarë, ashtu edhe të trendit forcues të kursit të këmbimit. Në veçanti, reduktimi i inflacionit të ushqimeve gjatë muajve prill – maj ishte në linjë me rënien e inflacionit të tyre në vendet e rajonit, duke sugjeruar se ky reduktim pasqyron një goditje pozitive oferte.

Nga ana tjetër, inflacioni i brendshëm shfaqet relativisht i qëndrueshëm, duke pasqyruar si kërkesën solide për mallra e shërbime, ashtu edhe rritjen e shpejtë të pagave dhe të kostove të prodhimit. Informacioni i ri sugjeron se ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet në gjysmën e parë të vitit 2024, me norma të përafërta me ato të vitit të shkuar. Treguesit e disponuar nga sektori real dhe ai financiar sugjerojnë se rritja ekonomike ka vijuar të udhëhiqet nga zgjerimi i konsumit dhe i investimeve private, si dhe nga zgjerimi i sektorit të turizmit. Nga ana tjetër, eksporti i mallrave ka shënuar rënie, ndërsa sektori publik vijon të ndjekë një politikë fiskale konsoliduese, të materializuar në nivele relativisht të larta të suficitit buxhetor.

Në tërësi, burimet e rritjes shfaqen të shëndetshme, duke dhënë garanci për qëndrueshmërinë e rritjes ekonomike në të ardhmen. Kështu, përmirësimi i gjendjes financiare të sektorit privat, mjedisi financiar i qëndrueshëm dhe akomodues, rritja progresive e kredisë, si dhe pritjet pozitive për të ardhmen po ushqejnë rritjen e kërkesës së brendshme. Paralelisht me to, interesi për të vizituar dhe për të investuar në Shqipëri – sikurse lexohet nga numri i lartë i vizitorëve dhe rritja e investimeve të huaja direkte gjatë muajve të parë të vitit – po ushqen rritjen e eksporteve të shërbimeve dhe të sektorëve të lidhur me të.

Në vlerësimin tonë, ekonomia shqiptare qëndron ende në një fazë pozitive të ciklit të biznesit. Ky vlerësim mbështetet, ndër të tjera, nga raportimet e bizneseve për rritjen e shfrytëzimit të kapaciteteve të tyre prodhuese dhe nga zhvillimet pozitive në tregun e punës. Të dhënat e reja nga ky treg dëshmojnë përshpejtimin e rritjes së pagave të sektorit privat – në 12.7% në tremujorin e parë – dhe rritjen e vazhduar të tyre në sektorin publik. Rritja e pagave dhe rënia progresive e inflacionit ka mbështetur të ardhurat e disponuara të familjeve dhe ka rritur fuqinë blerëse të tyre. Nga ana tjetër, rritja e deritanishme e pagave dhe e kostove të prodhimit është përcjellë vetëm pjesërisht tek çmimet e konsumit, duke pasqyruar absorbimin e tyre pjesërisht nga rritja e produktivitetit dhe pjesërisht nga reduktimi i marzheve të fitimit të bizneseve.

Politika monetare e ndjekur nga Banka e Shqipërisë ka pasur një ndikim pozitiv në ruajtjen e ekuilibrave monetarë e financiarë të vendit. Normalizimi gradual dhe i kujdesshëm i qëndrimit të politikës monetare gjatë periudhës 2022 – 2023 bëri të mundur reduktimin e presioneve inflacioniste, pa dëmtuar perspektivat afatmesme të rritjes ekonomike. Në përgjigje të kësaj politike, tregjet financiare kanë qenë të qeta, të karakterizuara nga likuiditet i bollshëm dhe prime të ulëta rreziku. Nga ana tjetër, ndonëse më të zbehta se një vit më parë, presionet mbiçmuese të lekut janë rishfaqur në tregun valutor, të nxitura nga rritja e ofertës valutore që vjen si pasojë e zgjerimit të mëtejshëm të flukseve hyrëse të turizmit.

Ritmi i rritjes së kredisë bankare vijoi të përshpejtohet gjatë muajve prill – maj, duke regjistruar një nivel mesatar prej rreth 14%. Zgjerimi i kredisë pasqyron në masën më të madhe rritjen e shpejtë të kredisë në lekë, portofoli i së cilës shënoi një rritje vjetore prej 22% në muajin maj. Kjo ecuri ka pasqyruar si normat relativisht të ulëta të interesit të kredisë në lekë, të cilat kanë rritur kërkesën për këtë segment, ashtu edhe një kujdes më të madh të biznesit dhe familjeve shqiptare në drejtim të reduktimit të ekspozimit të panevojshëm ndaj rrezikut të kursit të këmbimit. Ky trend ka sjellë rritjen e mëtejshme të peshës së portofolit të kredisë në lekë, duke rritur efektivitetin e politikës monetare dhe duke forcuar stabilitetin financiar të vendit. Paralelisht me të, kredia për sektorin privat shfaq edhe disa trende të tjera pozitive zhvillimi: ajo ka një orientim të rritur drejt financimit të investimeve të biznesit, si dhe vijon të ruajë një cilësi të mirë të portofolit, sikundër dëshmohet nga nivelet historikisht të ulëta të treguesit të kredive me probleme. Këto zhvillime pozitive pritet të vijojnë dhe në të ardhmen.

Përditësimi i parashikimeve rikonfirmon parashikimet tona të mëparshme. Në skenarin bazë, aktiviteti ekonomik projektohet të vijojë të rritet, si në horizontin afatshkurtër dhe në atë afatmesëm. Rritja ekonomike do të mbështetet nga përmirësimi gradual i ambientit të huaj, bilancet solide të sektorit privat dhe kushtet akomoduese monetare. Paralelisht me të, inflacioni parashikohet të luhatet pranë niveleve aktuale gjatë vitit 2024 dhe të kthehet gradualisht në objektiv gjatë gjysmës së parë të vitit të ardhshëm.

Megjithatë, përditësimi i parashikimeve sugjeron se balanca e rreziqeve ndaj parashikimit të inflacionit është e zhvendosur në kahun e poshtëm në horizontin afatshkurtër. Kjo zhvendosje pasqyron pasiguritë që ekzistojnë mbi intensitetin dhe kohëzgjatjen e goditjes së ofertës mbi çmimet e produkteve ushqimore. Nga ana tjetër, balanca e rreziqeve ndaj parashikimit të inflacionit paraqitet më neutrale në afatin e mesëm”, tha Sejko.

“Këshilli Mbikëqyrës gjykon se ky lehtësim i qëndrimit të politikës monetare është konsistent me respektimin e objektivit tonë të stabilitetit të çmimeve në afatin e mesëm. Në veçanti, ky lehtësim ilustron fleksibilitetin e politikës sonë monetare dhe adreson rreziqet afatshkurtra mbi inflacionin që burojnë nga goditjet e ofertës dhe një pasqyrim i mundshëm i tyre në pritjet për inflacionin. Së fundi, Këshilli Mbikëqyrës vëren se kjo lëvizje është në kah të njëjtë me lehtësimin e qëndrimit të politikës monetare të ndërmarrë nga Banka Qendrore Evropiane në muajin qershor, duke parandaluar pasoja të padëshirueshme që ky veprim mund të kishte në kursin e këmbimit.

Së fundi, Këshilli Mbikëqyrës vëren se balanca e përgjithshme e presioneve afatmesme po afrohet gradualisht drejt objektivit tonë të inflacionit. Në këtë kontest, vendimet e ardhshme të politikës monetare do të vijojnë të kushtëzohen nga informacioni i ri, dhe në veçanti nga analizat dhe vlerësimet mbi ecurinë e presioneve të brendshme inflacioniste. Këto vendime do të jenë gjithnjë në përputhje me objektivin tonë të stabilitetit të çmimeve, si dhe konsistente me kahun e politikës fiskale dhe ecurinë e kursit të këmbimit”./ Monitor

norma e interesit

Sondazh

Poll
Ekonomi 2 Korrik 2024, 14:36 N.F

Inflacioni në Eurozonë ulet në 2.5%

Foto ilustruese TIRANË- Inflacioni i Eurozonës u ngadalësua në 2.5 për qind në qershor, por politikëbërësit do...

"Gjithçka do të harrohet!" Drejtoresha nuk mban dot lotët gjatë fjalës së Ramës

"Gjithçka do të harrohet!" Drejtoresha nuk mban dot lotët gjatë fjalës së Ramës

"Kërkoj rikthimin e padrinos urgjent",deputetët e PD-së te foltorja pasi Berishës i ndërpritet fjala

"Çunat e Londrës i dërguan 500 mijë euro Ulsiut!" Berisha: Rama duhet të japë dorëheqje urgjent!

Berisha-Gjylametit: Mjafton se ishte bashkëshorti yt dhe nuk e thirrën në SPAK

Tentoi t'i gjuante me shishe uji Ballës, Noka përplaset me punonjësit e Gardës

Tensione në Kuvend,Balla mban fjalën,punonjësit e Gardës vendosen para foltores dhe deputetëve të PD

"Ça mielli ke marrë, s'ta paskan dhënë të mirë", Rama: Nuk e dini ju fare çfarë droge marr unë

"KLGJ nuk duhet të bëjë korporatën", Ramës nuk i del e keqja: Mos u shqetësoni se u bë trysni

Rama: Gjithë kjo urgjencë për të burgosur Veliajn dhe jo për 21 janarin!

"As unë, as PS nuk lëviz nga ky pozicion", Rama: Këtu nuk kemi një çështje konkrete korrupsioni

"SPAK nuk është Vatikani", Rama: Kur antikorrupsioni del nga shinat, bëhet më i rrezikshëm

Rama: Jam këtu për historinë, e kam thënë që kur isha me flokë të zeza, s’ka bir k...!

"U njohëm içik si shumë", Rama i sulet Drejtesisë: Prokurori ka të drejtë dhe të çmendet

"Veliaj nuk është i pandehur", Rama: Vetë prokurori ka dyshime të bazuara në prova të pamjaftueshme

Dogjani ngatërron emrat e viktimave me deputetët:Në24janar vritet në Kamëz Lulzim Basha…Lulzim Visha

Braçe në Kuvend: KQZ bllokoi nismën për Bujqësinë, Celibashi i ka lexuar vetëm titullin

Arrestimi i Veliajt/ Të burgosurit te "313" dalin në dritare dhe thërrasin: O Erion, o hajdut!

Nga Çiljeta te Luiza, cilat janë figurat publike që morën pjesë te tubimi në mbështetje të Veliajt

Rama mbi ligjin, paralajmëron SPAK: Mos guxoni të kërkoni telefonin tim

Rama thumbon kreun e ILD: Nuk e di nëse është zgjuar, por mbase zgjohet dhe më dëgjon!

“Lamë brinjët në dispozicion të drejtësisë", Rama: Nuk kam asnjë pishman

Rama urdhëra Altin Dumanit: Heto gjyqtarët kamikazë të PD-së në GJKKO

"I njëjti me çështjen “Toyota Yaris”"/ Rama sulmon gjyqtarin: Ekstremist i djathtë

"400 faqe roman pa prova", Rama: Zv.ministrja e Punës është vendosur me kërkesë të Metës

Rama-Manjës: Si ka mundësi Ulsi nuk ka mjete për të regjistruar marrjen në pyetje?

"Të thuash blerje online 800 mijë euro për bizhu!" Rama: Në atë roman prej 400 faqesh nuk ka prova

Rama në mbledhjen e PS: Nuk ka zgjidhje tjetër për të thënë të vërtetën në një mjedis ku shkelmohet

"Ina Goxhaj është kushërira ime," Bushka: I kam sqaruar të drejtat e saj dhe vetëm kaq!

"Si t’jua shpjegon fëmijëve të mi dhe shokëve të tyre që jam e pafajshme?!" Bushka nën hetim

"Veliajn e njoh që nga fëmijëria",Bushka:Përfshirjen në hetime e kam dëgjuar në deklaratë për shtyp

"Ku jemi këtu që dikush të thotë çfarë të dojë?!" Rama: Minimalisht Bushka duhej thirrur dhe pyetur

Rama në mbledhjen e Grupit të PS-së: Nuk jemi hunj gardhi që të përcjellim lajme!

Rama: Kemi detyrën të kontribuojmë me opinionet tona për pavarësinë e drejtësisë

Veliaj i arrestuar, Bushka nën hetim,Rama: Kjo forcë politike nuk do marrë përsipër të japë pafajësi

Bushka nën hetim/ Rama në mbledhjen e Grupit: E mori vesh përfshirjen në akt-akuzë nga televizori

Sot seanca për masat e sigurisë, Ajola Xoxa mbërrin në GJKKO

“Më vjen keq që lodheni që në mëngjes!" Seanca për masat e sigurisë, Gentian Sula mbërrin në GJKKO

"E donte të ngrirë", Berisha: Rama nuk do donte t’ia linte partinë pas zgjedhjeve Veliajt!

"Ka edhe prokurorë të ndershëm e kurajozë",Berisha:SPAK është organizatë kriminale, flenë mbi krimin

"Te hoteli i Veliajt ka pjesë edhe Olsi",Berisha:Pse nuk u arrestua Erioni për djegësin 130 mln euro

"Shkalloi kur përmendi LaCivita-n", Berisha: Rama është tmerruar se ka hallin e vet, jo të Veliajt

"Berisha u persekutua njëlloj si Trump"/ Kreu i PD: Mesazhet e LaCivita kanë domethënie të madhe

Berisha: Chris LaCivita është kryetar i komitetit kombëtar të Partisë Republikane të Donald Trump

Takimi në Romë, Berisha: Ishte dëshmia më e sigurt e fitores së ardhshme të PD-së

"Drejtësia ishte e kapur", Rama: Dumani e ka pasur në tavolinë 21 janarin edhe kur ishte prokuror

Rama për arrestimin e Veliajt: Trajtohen si kriminelë kryetari i bashkisë dhe e shoqja

"Fuck you", shpërthimi i pazakontë gjatë kohës që ishte drejtpërdrejt, Rama: Kështu e kam unë

Rama: Heshtja jonë për 5 vjet është keqkuptuar edhe nga konsumatorët e reformës në drejtësi

Arrestimi i Veliajt/ "Nuk do t'i mbaj më për vete opinionet e mia", Rama: Heshtja jonë i ka ndihmuar

Drejtuesi i fushatës së Trump do të udhëheqë fushatën e opozitës, Rama: Shpallën fitoren se...