Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Efekti zinxhir i rritjes! Taksitë shtojnë koston, qytetarët lënë makinat në shtëpi
10 Mars 2022, 10:49Nga DOSJA
TIRANË– Një vit më parë, shqiptarët e blinin naftën mesatarisht 155 lekë për litër. Sot, u duhet të paguajnë së paku 100 lekë më shumë për të njëjtën sasi. Vetëm në harkun e 7 ditëve, shtrenjtimi i naftës theu çdo rekord të mundshëm në Shqipëri. Nga 192 lekë në fillim të marsit, në mbi 260 lekë aktualisht. Sektori i parë që u prek ishte transporti. Nga këtu, nisi edhe reaksioni zinxhir i kërkesës për të rritur çmimet, nisur nga vështirësia ekonomike:
“Çmimi i biletës të jetë 80 lekë”. Teksa urbanët kërkojnë rritjen e çmimit të biletës, transporti ndërqytetës tashmë e ka rritur. 50 deri në 100 lekë për çdo linjë, janë ndryshimet e biletave, ndikuar nga rritja e naftës.
Çmimet kanë nisur t’i rrisin edhe taksistët, e megjithëse i druhen faktit se shqiptarët do të ecin më shumë në këmbë këto ditë. Përpos çmimeve, shqiptarët kanë vijuar furnizimet e makinave. Me të njëjtat shuma parash, por këtë herë me më pak litra. Në disa pika të tjera karburantesh, ndihet ulja e xhirove. Jashtë kamerave, pompistët tregojnë se xhiroja ditore ka rënë. Megjithëse kjo nuk reflektohet në rrugët e kryeqytetit, pasi sërish ka trafik. Si konsumatorë të përditshëm të lëndës djegëse, shoferët thonë se një çmim të tillë nuk e kishin imagjinuar kurrë. Në mungesë të një transporti publik cilësor, shoferët e kanë të vështirë të jenë edhe pasagjerë, ndaj kanë nisur të mendojnë format e lëvizjes pa shpenzime:
“Në këmbë ose me biçikletë”.
E duket se do të jetë alternativë e lëvizjes për shumë shqiptarë, përballë çmimit të naftës që pritet sërish të rritet, ndikuar edhe nga bursat ndërkombëtare./Marre nga Panorama.
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar zyrtarisht numrin e votave që morën forcat politike në garën elektorale të 6 Marsit, në gjatë bas...
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha më në fund ka pranuar humbjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit. Teksa dilte nga e vetmja derë e pablinduar ng...
TIRANE- Ish-zv.kryeministri Erion Braçe akuzoi Autoritetin e Konkurrencës, institucion i drejtuar nga Denar Biba se nuk ka bërë detyrën në monitorimin e ...
TIRANË– Ditën e sotme banorët që preken nga projekti i Unazës së Madhe kanë dalë në protestë. Ata shprehen para gazetarëve se nuk po i dëgjon asnjeri...
TIRANE- Prokuroria e Posaçme, SPAK ka zbardhur detaje nga operacioni që u finalizua ditën e sotme ku janë lëshuar 42 urdhër arreste. SPAK sqaron se janë ...
TIRANË– Policia e Tiranës ka vënë në pranga 16 persona, ndërsa ka vënë në hetim 5 të tjerë psi kanë bllokuar rrugët pas protestës.Në pranga kanë përf...
KUKËS– Moti i keq me reshje borë ka përfshirë verilindjen e vendit. Trashësia e borës është 5 -30 cm në zonat malore mirëpo rrugët nacionale janë të ...
TIRANË– Ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari është liruar nga burgu. Mësohet se ajo ka...