LIVE UPDATES
Bota

Pse Italia dërgoi një fregatë tek flota e Gazës?

Rreth 50 anije të flotës Sumud ndodhen aktualisht pranë ishullit grek të Kretës në Detin Mesdhe.

27 Shtator 2025, 10:48 Nga DOSJA
Pse Italia dërgoi një fregatë tek flota e Gazës?
foto ilustruese

Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto, njoftoi se anija "Fasan" e marinës italiane do të ndihmojë për operacione të mundshme shpëtimi. Rreth 50 anije të flotës Sumud ndodhen aktualisht pranë ishullit grek të Kretës në Detin Mesdhe. Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, i kishte bërë më parë thirrje Izraelit të garantonte sigurinë e flotës. Midis aktivistëve pro-palestinezë të së ashtuquajturës "Flotilla Globale Sumud" ka edhe "qytetarë italianë si dhe anëtarë të Parlamentit italian dhe të Parlamentit Europian", deklaroi Tajani.

Raportime për sulme të reja me dronë

Aktivistët në bordin e anijeve të së ashtuquajturës "Flotilla Globale Sumud" fajësojnë Izraelin për sulme me dronë dhe granata zhurmuese, dhe ndoshta edhe me kimikate, të kryera gjatë natës. "Objekte të paidentifikuara" që ranë në kuvertën e anijeve shkaktuan dëme. Një video e postuar në faqen e Instagram-it të flotës tregon një shpërthim që thuhet se është filmuar nga anija "Spectre".

Crosetto i dënoi me forcë sulmet në përgjithësi, por nuk fajësoi askënd. Benedetta Scuderi, një anëtare italiane e Parlamentit Evropian që gjendet në bord, i tha transmetuesit italian RAI se dronët kishin hedhur granata zhurmuese. Njëri prej tyre goditi direkun e anijes së saj me vela, duke dëmtuar plotësisht velën kryesore. "Ne jemi në ujërat ndërkombëtare në jug të Kretës dhe u sulmuam për tre orë pa ndërhyrë askush", tha parlamentarja.

Organizata Codepink raportoi të paktën 11 sulme. Një aktivist raportoi "15 ose 16 dronë". Deputeti polak Franek Sterczewski, i cili është në bordin e njërës prej anijeve, shkroi në X se kishte pasur 13 sulme ndaj gjithsej dhjetë anijeve, përfshirë edhe të tijën. Tri anije u dëmtuan.

Destinacioni i flotës - Rripi i Gazës

Aktivistët duan të thyejnë bllokadën detare të Izraelit në rajonin bregdetar të populluar nga palestinezët dhe të dorëzojnë në mënyrë simbolike ndihma humanitare. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme izraelite përsëriti se Izraeli do të "ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të parandaluar (flotën) që të hyjë në zonën e luftimeve dhe për të ndaluar çdo shkelje të një bllokade legjitime detare". Në të njëjtën kohë ai përmendi një oferte për të dërguar ndihma humanitare në Gazë përmes territorit izraelit, e cila ishte refuzuar.

Në qershor dhe korrik Izraeli kishte parandaluar dy përpjekje të aktivistëve për të çuar nga deti ndihma humanitare në Rripin e Gazës. Ushtria izraelite i ndaloi anijet e aktivistëve, arrestoi ekuipazhet dhe i dëboi ata nga vendi.

gaza

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet