LIVE UPDATES
Politike

Edi Rama, kryeministri i pazakontë i Shqipërisë që dëshiron të shpëtojë nga “mallkimi i historisë”

10 Qershor 2019, 18:08 Nga DOSJA
Edi Rama, kryeministri i pazakontë i Shqipërisë që

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “The Guardian”, ku edhe ka folur lidhur me ëndrrën e shqiptarëve për t’u integruar në BE dhe protestat që kanë përfshirë vendin. 

ARTIKULLI I PLOTE:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dëshiron të jetë njeriu që e vendos vendin e tij në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por ai po përballet me dy probleme të mëdha.

Në Europë udhëheqësit e lodhur hezitojnë që të pranojnë anëtarët e rinj potencialë, teksa ndjenjat populiste dhe europesimiste janë gjithnjë e më shumë në rritje. Ndërsa në vend, Rama po përballet me demonstrata javore kundër qeverisjes së tij, nga një opozitë që është gjithashtu pro-BE-së, por akuzon qeverinë e tij për korrupsion dhe lidhjet me krimin e organizuar dhe po kërkon zgjedhje të parakohshme.

Në një intervistë në zyrën e tij në qendër të Tiranës javën e shkuar, Rama tha se për Shqipërinë, anëtarësimi në BE do të thotë mundësi për t’u pozicionuar përfundimisht në një zonë të sigurt nga mallkimi i historisë.

Shqipëria ishte vendi i fundit në Europë që përmbysi regjimin komunist në vitin 1992, pas dekadash nënshtrimi nga terrori dhe izolimi nën diktaturën e Enver Hoxhës, një stalinist paranoid i Ballkanit.

“Ne ishim Koreja e Veriut e Europës”, tha Rama. “Ishim të izoluar nga perëndimi dhe të izoluar nga lindja. Kemi pasur regjimin komunist më mizor që ka njohur historia. Kjo është arsyeja pse jemi tani pro-amerikanë, pro-NATO, pro-BE … Ne kemi muslimanët më pro-europianë në botë. Sipas një sondazhi të vitit të kaluar, 95% e popullsisë besojnë se anëtarësimi në BE do të sjellë përfitime për vendin”.

Rënia e komunizmit u pasua nga një kapitalizëm i egër dhe si rrjedhojë qindra mijëra shqiptarë u nisën për në Itali dhe vende të tjera europiane. Midis tyre kishte fara të grupeve kriminale, të cilët u përhapën në të gjithë Europën dhe madje dhe u infiltruan në politikën vendase.

Detyra e Ramës ka qenë të bindë Komisionin Europian se reformat po ecin përpara, ndonëse ngadalë, pasi kritikët në vend e akuzojnë atë se po drejton një sistemi të kalbur.

Raport i publikuar nga Komisioni Europian muajin e kaluar vëren se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë zbatuar reforma të mjaftueshme për të filluar procesin e anëtarësimit, por vendimi përfundimtar është në dorën e udhëheqësve politikë të Europës dhe tani duket e pamundur që Samiti në fund të këtij muaj do të japë një dritë jeshilë.

Rama ende shpreson të ndryshojë mendjet e kritikëve. Në mesin e liderëve europianë, ai ka krijuar reputacionin e një magjistari jokonformist që kur mori kontrollin e qeverisë në vitin 2013. Një artist dhe ish-basketbollist profesionist, Rama  e priti gazetarin e “The Guardian” i veshur në stilin i tij, me një T-shirt dhe atlete.

Një kosh basketbolli zbukurote dhomën e pritjes jashtë ambjentit të tij të punës, ndërsa brenda zyrës, muret janë të veshura me skica me ngjyra të ndezura që  kryeministri Edi Rama krijon ndërsa është duke punuar në zyrën e tij. Njëra prej tyre është një imazh i Alastair Campbell që shfaqet si heroi kombëtar shqiptar, Skënderbeu, sipër një kali me shpatë në njërën dorë dhe me një iPhone në dorën tjetër.

Rama ka cilësuar Tony Blair si frymëzimin e tij kryesor në politikë duke angazhuar edhe Campbellin si konsulent politik. “Të dy mbeten “miq të mirë”, tha ai.

Ndërsa liderët europianë shqetësohen për optikën e brendshme politike për hapjen e negociatave të reja në një kohë kur ka pak interes për zgjerimin e BE-së, detyra e Ramës herë pas here ka qenë e vështirë.

“Mund t’ju them se Angela Merkel e kupton këtë plotësisht. Ajo është rritur në një vend komunist”, tha ai.

Udhëheqësit e tjerë janë më të vështirë për t’u bindur. Në samitin e BE-së në Sofjes vitin e kaluar, Rama dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron u përfshinë në një debat të tensionuar mbi datën e fillimit të bisedimeve të pranimit në union.

Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës dhe bashkëpunëtori i ngushtë i Ramës, tha se beson se Rama dhe Zoran Zaev,  i vendit të quajtur së fundmi Maqedonia e Veriut, duhet të shpërblehen për ndërmarrjen e  reformave të vështira. “Unë mendoj se ata të dy janë trajtuar shumë keq. Ata kanë marrë vendime shumë të dhimbshme, kanë rrezikuar mandatet e tyre, ndonjëherë edhe jetën e tyre …

Na përfshini në familjen tuaj,  nëse arrihet me procedura të përshpejtuara ose që zgjasin disa vjet. Le të vlerësojmë progresin, por, mbani fjalën tuaj.

Nuk është vetëm në Bruksel ku Rama po kalon një moment të ndërlikuar, pasi protestat javore kundër qeverisë së tij janë intensifikuar në vend. Fundjavën e kaluar, mijëra veta u mblodhën në rrugën kryesore të Tiranës, në një miting të zhurmshëm dhe të organizuar, duke valëvitur flamuj, balona dhe hedhur fishekzjarre. Ata u mblodhën duke thirrur “Rama, ik!” Dhe hodhën mjete piroteknike në drejtim të zyrës së kryeministrit, ndërsa policia vetëm shikonte.

“Ne kemi një kryeministër që është autoritar, arrogant dhe jo transparent”, tha Albana Vokshi, deputetja e Partisë Demokratike në opozitë, forca kryesore pas protestave. Ajo dhe deputetë të tjerë të Partisë Demokratike dolën nga parlamenti këtë vit dhe po kërkojnë që Rama të japë dorëheqjen.

Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje që zgjedhjet lokale të 30 qershorit të shtyhen, ndërsa Rama ka këmbëngulur se do të vazhdojë pa opozitën, duke thënë se ai nuk dëshiron të shpërblejë protestat në rrugë. Këtë javë ka pasur diskutime për të hequr presidentin me anë të votës në parlament, gjë që do ta zhyste vendin në një krizë të plotë kushtetuese ndërkohë që debatet mbi hyrjen në BE, kanë hyrë në një moment të vështirë.

Zor se kalon një muaj pa një skandal të ri që lidh ata që janë pranë pushtetit me figura kriminale. Një ish-ministër i Brendshëm pritet së shpejti të dalë në gjyq për akuzat për trafik droge. Javën e kaluar, tabloidi gjerman Bild publikoi materiale të zbuluara në të cilat dëgjohet një figurë famëkeqe e botës së krimit duke diskutuar zgjedhjet e vitit 2017 me dy kryebashkiakë nga Partia Socialiste e Ramës.

Rama nuk pranoi të thoshte nëse ai do të disiplinonte kryetarët e bashkive, duke pretenduar se ata nuk mund ta kishin njohur bashkëbiseduesin e tyre pasi ai ishte një figurë kriminale që më pas u arrestua nën akuzat për trafik droge.

Ai pranoi se Shqipëria ka ende probleme me korrupsionin dhe krimin, por këmbënguli që qeveria e tij po merr hapa realë për t’i luftuar ato dhe kërkon ndihmën e BE-së për ta bërë këtë. I gjithë gjyqësori i është nënshtruar vetingut, ndërsa agjencia e kufirit e BE-së Frontex ka nisur misionin e saj të parë jashtë BE-së në Shqipëri, për të ndihmuar në luftën kundër krimit ndërkufitar.

Ndërkohë që mbështetja ndërkombëtare për Ramën është dobësuar, pasi koha e tij në detyrë ka vazhduar për shkak të përshtypjes se lufta kundër korrupsionit është thjesht sipërfaqësore, pak vëzhgues neutralë besojnë se Partia Demokratike është më pak e prekur nga skandalet e blerjes së  votave dhe lidhjeve shqetësuese me krimin .

“Ne duhet të ndryshojmë më shumë se qeveria. Ne kemi nevojë për një sistem të ri, një zgjidhje për dekadat e ardhshme “, tha Blendi Fevziu, një gazetar veteran i cili drejton emisionin më të ndjekur televiziv me politikanë të ftuar.

Për Ramën, pavarësisht nga dëshira e ethshme për t’u bashkuar me BE-në, ekziston një shqetësim i vazhdueshëm për atë se si mund të duket BE-ja në kohën kur Shqipëria do të bashkohet me të.

“Duket sikur jemi të mallkuar, sepse kur BE ishte mirë, ne ishim keq; tani që po bëhemi më mirë, BE-ja po bie në telashe “, tha ai. Në veçanti, ai e shikon sagën e Brexit-it me mosbesim, dhe shprehu habinë e tij se Partia Laburiste kishte dëbuar mikut të tij të vjetër, Campbell.

Ajo që po ndodh në Britani duket shumë ballkanike. Marrëveshje, asnjë marrëveshje, kufi i butë, kufi i vështirë, asnjë marrëveshje. Tamam Ballkan! Është si parlamenti i Bosnjes. Ndërkohë që ne po përpiqemi të Europianizohemi, duket sikur ata po Ballkanizohen,”-u shpreh Rama. 

Marrë dhe përshtatur nga The Guardian

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama edi rama interviste nga the guardian hapja e negociata per shqiperine edi rama edi rama interviste nga the guardian hapja e negociata per shqiperine

Sondazh

Poll

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete