Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË -Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në Facebook, ka treguar gjendjen e punimeve në Unazën e Madhe. Rama njofton, se brenda shtatorit, segmenti nga Materniteti i Ri deri në rrethrrotullimin e Shkozës do të hapet.
Më tej shefi i qeverisë ka njoftuar, se puna po vijon në lotet e tjera, që projekti të përfundojë sa më shpejtë
.
Postimi i Ramës
Unaza e Madhe e Tiranës ishte një nga ato veprat e infrastrukturës që u numëruan si “pun e kryme” pasi u inauguruan me daulle – por pa kokërr leku për investimin e për shpronësimet – dhe krijuan borxhin e radhës ndaj kompanive të përfshira!
Sot kantieri i saj është prej kohësh në punë në pjesën veri-lindore dhe brenda shtatorit, segmenti nga Materniteti i Ri deri në rrethrrotullimin e Shkozës, do të jetë i hapur për qarkullimin e automjeteve duke lehtësuar ndjeshëm trafikun në atë zonë të kryeqytetit.
?Ndërkohë vijon puna në lotet e tjera për të bërë të mundur që kjo vepër e rëndësishme të jetë, në një kohë sa më të shpejtë, në dispozicion të kryeqytetasve e të udhëtarëve të shumtë që përdorin çdo ditë infrastrukturën rrugore të Tiranës.
Puna për projektin e Unazës së Madhe ngeci pas zbulimit të skandalit të kompanisë “DH Albania”, e cila ishte regjistruar në Shqipëri me dokumente të falsifikuara. Kjo kompani përfitoi dy kontrata duke përdorur dokumente të falsifikuara. Në lidhje me skandalin, u dënua vetëm administratori i kompanisë, Avdjol Dobi me 9 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul në 6 muaj. Ndërkohë akuzat për ish-zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ARRSH u pushuan.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANW-Ministria e Punëve të Jashtme në një prononcim për “Dosja.al”, ka sqaruar situataën e krijuar në Ambasadën shqiptare në Greqi, ku gjatë ditëve të fundit ...
TIRANË- Zëvendës ministri i Jashtëm, Agron Tare, ka treguar negociatat e fundit që janë bërë me palën greke për lehtësimin e situatës në Kakavijë. Në një i...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar sot për situatën e pandemisë dhe krizën ekonomike që ka kapur vendin. Në një postim në mediat ...
TIRANË- Ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj i është “përveshur” sërish punës në terren. Këtë herë nuk ka marrë lopatën, e as nuk është “zhytyr” në lla&cc...
TIRANË- Partia Demokratike me anë të ish-deputetit, Edi Paloka, ka reaguar për situatën e krijuar në Kakavijë e Kapshticë. Në një postim në mediat sociale,...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama me një mesazh prekës ka kujtuar sot 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të regjisorit Gjergj Xhuvani, i cili la në mes xhirimet e f...
TIRANË- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në një reagim të dytë për Dosja.al, njofton se pala greke ka premtuar zgjidhje të situatës.Po ashtu njoft...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë dhe ministrisë së Jashtme dhe që të kontaktojë urgjent me palën greke, për kaosin e krijuar në Kaka...
TIRANË- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në një reagim për Dosja.al ka sqaruar situatën e krijuar në Kakavijë, ku prej 3 ditësh qytetarët presin n...
TIRANË- Partia Demokratike ka deklaruar se Shqipëria është vendi ideal për pastrimin e parave. Ish-deputetja, Jorida Tabaku akuzon qeverinë shqiptare se dh...