Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Aktualitet
E RËNDË në Zvicër/ 60-vjeçari vret të dashurën shqiptare, shoqen e saj dhe veten, i kishte marrë peng
1 Qershor 2019, 11:43Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
ZVICËR– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zvicër ku një 60-vjeçar ka vrarë të dashurën e tij shqiptare së bashku me shoqen e saj dhe më pas ka qëlluar edhe veten.
Gjithçka ndodhi të premten, një ditë më aprë në Zyrih, teksa mësohet se autori, origjina e tij nuk bëhet e ditur, kishte marrë të dyja vajzat peng.
E dashura e tij është 34-vjeçe me inicialet I.S., me origjinë nga Kamenica, kurse për shoqen e saj nuk bëhet e ditur asnjë e dhënë.
Kanë qenë fqinjë të zonës që kanë telefonuar policinë pasi kishin vënë re rëmbimin e dy grave shqiptare.
Blick.ch,shkruan se policia kishte mbërritur në vendgjarje menjëherë pas telefonatës, por pengmarrësi u ka kërkuar oficerëve të qëndrojë larg.
Mësohet se ai ka treguar se kishte dy gra peng dhe i kërcënoi t’i qëllonte ato nëse policia nuk tërhiqet menjëherë.
Por pas disa orësh pritje, dëgjohen disa të shtëna në apartament. 60-vjeçari kishte vrarë dy vajzat dhe veten.
Ndërkaq, nuk dihen shkaqet që sollën tragjedinë. Informacionet e para tregojnë se mund të behet fjalë për çështje parash ose për xhelozi.
Të dhëna të tjera tregojnë se shoqja e shqiptyares ishte ndodhur thjesht në vendin e gabuar dhe se nuk kishte lidhje me ngjarjen.
Të dyja vajzat jetonin bashkë, kurse 60-vjeçari disa lagje larg tyre.
(f.m & a.s/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Ambasada Amerikane në Tiranë uron të gjithë femijët me rastin e festës së 1 Qershorit. Në faqen zyrtare të Facebook, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë k...
KORCE– Korça është zgjuar sot nga lëkundjet e tërmetëve. Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, janë ndjerë 6 lëkundje të forta tërmeti, më e forta p...
TIRANE- Momente gëzimi dhe lumturie për gratë që vuajnë dënimin në burgun e Ali Demit në Tiranë në këtë 1 qershor.Ministria e Drejtësisë e drejtuar nga Etilda G...
TIRANË– Edhe pse ende të mitur, disa adoleshentë janë shpallur në kërkim nga policia e Tiranës. Shkak është bërë publikimi i një videoje, ku ata janë filmu...
KORCE– Korça është zgjuar sot nga lëkundjet e tërmetëve. Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, janë ndjerë 6 lëkundje të forta tërmeti, më e forta p...
KUKËS– Një aksident i ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Kukësit, në aksin rrugor Kukës-Biqaj, po mbahet i fshehtë nga policia.Mësohet se një natë më p...
KORÇË- Rreth 50 banesa kanë mbetur të dëmtuara në fshatin Floq për shkak të tërmeteve të rëna mëngjesin e sotëm. Emergjencat cilive kanë dërguar 40 ...