Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
E rëndë/ 2 shqiptarë humbin jetën dhe dy të tjerë plagosen në një aksident në Austri
25 Prill 2021, 19:45Nga DOSJA
AUSTRI– Dy shqiptarë raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Austri. Ndërkohë po dy shqiptarë të tjerë dhe një rumun dyshohet se janë në mesin e të lënduarve.
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmë pas një përplasjeje mes dy veturash afër St.Pölten të Austrisë. Dy persona humbën jetën në këtë aksident, i cili ndodhi të dielën në mëngjes në Westautobahn (A1) afër St.Pölten-Süd. Pesë persona të tjerë u plagosën, disa rëndë.
Kështu ka njoftuar Departamenti i zjarrfikësve në St. Pölten-Stadt, shkruajnë mediat austriake. Sipas policisë, deri të aksidenti erdhi pasi që dy vetura u përplasën, njëra prej të cilave thuhet se po lëvizte në krahun e gabuar.
Përplasja ka ndodhur rreth orës 3:30 minuta të mëngjesit midis Loosdorf (qarku Melk) dhe St.Pölten, në rrugën për në Vjenë. Sipas policisë austriake, një veturë me numër të tabelave shqiptare, e cila ishte ndaluar për pushim në Völlerndorf, mendohet se mund të jetë kyçur gabimisht në autostradë.
Në anën tjetër, një veturë që po lëvizte në drejtim të tyre ka goditur veturën shqiptare, në të cilën gjendeshin brenda katër persona me shtetësi shqiptare.
Dy prej tyre mbetën të vdekur. Dy të tjerë dhe tre rumunë që ishin nga automjeti i dytë i përfshirë në aksident kanë marrë lëndime të rënda, përcjell tutje albinfo.at.
Në vendin e ngjarjes janë dalë edhe ekipet e emergjencës, nga ku zjarrfikësit nxorën viktimat nga automjeti, ndërsa të lënduarit u dërguan menjëherë në spitalin e afërt.
Identiteti i viktimave dhe të plagosurve ende nuk është bërë i ditur.
(d.a/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
KOSOVË– Një shtetas kosovar i quajtur Bedri Rexhepi është zhdukur që nga mbrëmja e 8 prillit rreth orës 21:00 në rrethana të paditura.Një person me inicial...
MOSKË – Kryeministri armen Nikoll Pashinyan, i cili u përfshi në pushtet në protestat pro-demokracisë në 2018, së fundmi ka dhënë dorëheqjen. Ai tas...
FRANCE-Një meteor kaloi qiellin midis Francës jug-lindore dhe veri-perëndimit italian mbrëmjen e së shtunës më 24 Prill.Një “top zjarri” i dukshëm ndriço...
BAGDAT– Të paktën 82 persona kanë ngelur të vrarë në zjarrin masiv në spitalin e Bagdadit. Zjarri filloi pasi tanket e oksigjenit shpërthyen, thanë dy zyrtarë ...
SHBA– Për herë të parë në SHBA zbulohet lista me emrat e anëtarëve të organizatës raciste Ku Klux Klan (KKK), në një listë nga periudha 1924-1926, transme...
KOSOVË – Organizata jo-qeveritare Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” e ka përshëndetur njohjen zyrtare të krimeve masive të kryera ndaj pop...
SHBA- Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thanë se deri mëngjesin e së shtunës në vend ishin injektuar 225, 640, 460 doza vaksi...
KOSOVË– Njohësi i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, Bodo Weber, thotë se Kosova duhet ta kushtëzojë pjesëmarrjen në negociatat e Brukseli...
TURQI– Turqia ka nisur një operacion të ri ushtrak kundër militantëve kurdë në veri të Irakut, duke kryer në seri të sulme ajrore kundër tyre, thanë zyrta...