LIVE UPDATES
Bota

E pabesueshme! Qytetarët paguajnë deri në 120 euro për testin për koronavirus

13 Korrik 2020, 20:41 Nga DOSJA
E pabesueshme! Qytetarët paguajnë deri në 120 euro për

A.Gj. ka paguar 120 euro në një laborator privat në Prishtinë për të bërë një test përmes së cilit ai ishte i interesuar që ta kuptonte nëse është i prekur nga COVID-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi i ri.

Atij i duhej një rezultat negativ i PCR testit, në mënyrë që të mund të udhëtonte jashtë vendit.

Për këtë arsye A.Gj. vendosi të paguante 120 euro për të kryer këtë test që aktualisht bëhet vetëm në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK).

Pasi kishte caktuar terminin, A.GJ., thotë se kishte shkuar në laboratorin në Prishtinë ku i ishte marrë mostra përmes shtrisos në hundë.

Sipas vendimit institucioneve të Kosovës, testimi me metodën PCR për koronavirus në Kosovë mund të bëhet vetëm në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK).

Por A.Gj., pikërisht këtë test thotë se e ka arritur ta bëjë përmes një laboratori në Prishtinë.

“Në hundë ma kanë marrë (mostrën), se me gjak thanë se nuk më lëshojnë vërtetim. Pa letra mua nuk më duhej asgjë. Mua më duhej për ta kaluar kufirin”.

A.Gj kishte udhëtuar drejt Malit të Zi  dhe nuk kishte pasur asnjë problem në kalimin e kufirit.

Siç ishte njoftuar nga punëtorët e laboratorit, mostra ishte dërguar për testim në Maqedoni të Veriut.

“Para një jave e kam bërë testin. Mostrat i dërgojnë në Maqedoni (v.j. të Veriut), pastaj rezultatet t’i japin në Prishtinë në gjuhën maqedonase. Por, testi ish i pranueshëm në kufi”, thotë A.GJ për Radion Evropa e Lirë.

Nëpër grupe të ndryshme në rrjetin social Facebook, qytetarët vazhdimisht kanë kërkuar rekomandime për institucionet që kryejnë testime me metodën PCR.

Ditëve të kaluara shumë persona kanë shkruar publikisht se kishin kryer teste të tilla në laboratorë privatë.

Mirëpo, një numër i madh i komentueseve kanë rrëfyer se si kishin paguar nga 50 deri në 120 euro për teste, me të cilat nuk janë lejuar të kalojnë kufirin meMaqedoninë e Veriut e as me Malin e Zi.

Në grupin “Netëork Prishtina” në Facebook, që ka mbi 28 mijë anëtarë, qytetarët ende vazhdojnë të tregojnë vendet se ku kanë kryer testimet.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar disa nga laboratorët që janë përmendur nëpër komente, mirëpo, ata kanë mohuar se bëjnë ndonjë lloj të testit për COVID-19.

Të tjerë, nuk e kanë vazhduar fare bisedën në momentin që janë pyetur nëse kryejnë teste për koronavirus.

Radio Evropa e Lirë ka provuar që të kontaktojë me Laboratorin Avicena, që një prej laboratorëve me të përmendur në komente, mirëpo askush nuk iu është përgjigjur thirrjeve të telefonit.

Gjatë të hënës, REL, këtij laboratori i ka dërguar disa pyetje edhe përmes email-it, mirëpo nuk kanë kthyer përgjigje.

Në Ministrinë e Shëndetësisë në Kosovë konfirmojnë se kanë pranuar denoncime nga qytetarët për testet që po kryhen nga laboratorët privatë.

Ky institucion ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se Inspektorati shëndetësor ka nisur hetimet pasi deri me tani asnjë institucion privat nuk është licencuar për të kryer testime për SARS-COV-2.

Ministria e Shëndetësisë ka pranuar nga qytetarët denoncime të ndryshme lidhur me testimet për COVID-19 në sektorin privat, pavarësisht se askush prej institucioneve private nuk është i licencuar për të kryer teste për SARS-COV-2. Inspektorati shëndetësor po i hulumton këto pretendime. Në Kosovë, ka laboratorë të mikrobiologjisë, por deri tash asnjëri prej tyre nuk ka qenë i licencuar për testime për COVID-19”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhënë për Radion Evropa e Lirë.

Në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se me planin e procedurave për testim për COVID-19 të miratuar në qeveri, testimet serologjike për virusin “SARS COV-2” do te lejohen edhe në institucione private, mirëpo gjithmonë pasi ato t’i plotësojnë kriteret e paracaktuara.

Laboratorët privatë do të lejohen që të kryejnë vetëm teste serologjike mirëpo jo edhe PCR [Polymerase Chain Reaction], i cili përcakton nëse virusi është aktiv në trupin e njeriut.

Kurse testet serologjike, janë ato teste në bazë të të cilave mund të vërtetohet nëse një person e ka pasur koronavirusin. Për dallim nga testet që i ka bërë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike deri tash me strisho, të hundës ose gojës, testi serologjik bëhet përmes mostrave të gjakut.

Kosovarët e kanë të pamundur që të udhëtojnë edhe drejt shteteve të rajonit si në Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi pa pasur një dokument që dëshmon se kanë rezultuar negativ në testin për COVID-19.

Këto dy shtete morën vendime për ndalimin e futjes së kosovarëve pasi në Kosovë, javëve të fundit u rritën në mënyrë drastike shifrat e personave të infektuar.

Ditë më parë edhe shteti i Gjermanisë njoftoi të gjithë personat që udhëtojnë nga Kosova, nuk do të ju pranohen testet për COVID-19 që kryhen në Kosovë, duke përfshirë edhe ato teste që bëhen nga IKSHPK-ja.

Sipas autoriteteve gjermane, çdo person që nga Kosova udhëton për në Gjermani, është i obliguar që të izolohet për 14 ditë.

Përmes testit PCR [Polymerase Chain Reaction përcaktohet saktë nëse ekziston virusi në trup. Kjo metodë bazohet në analizën e mostrave të strishos në hundë.

Me rritjen e numrit të personave të infektuar, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka filluar që të mos testojë të gjithë personat që paraqiten apo edhe rastet e kontaktit.

Aktualisht në Kosovë vazhdojnë të testohen vetëm ata persona që kanë simptoma më të shprehura të sëmundjes COVID-19.

Marrë nga; REL 

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll
Bota 13 Korrik 2020, 20:08

SHBA- Donald Trump ditën e sotme i është rikthyer përsëri dëshirave të dikurshme dhe pasioni për të luajtur golf ka pushtuar sërish presidentin e SHBA- së.Por n...

Bota 13 Korrik 2020, 19:40

EVROPË- Këshilli i çështjeve të Jashtme të BE ditën e sotme ka reaguar për muzeun e Shën Sofisë që tashmë është kthyer në xhami. 27 ministrat e jash...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës