LIVE UPDATES
Aktualitet

E gjitha për të qenë ‘trend’… Shqiptarët shpenzojnë ‘frikshëm’ për Halloween!

29 Tetor 2021, 05:21 Nga DOSJA

Globalizimi mund të ketë efekte në shumë sektorë, por padyshim një ndër to është përhapja e festave, të cilat pa kontekste kulturore ose historike, përqafohen kudo. Kështu ka ndodhur edhe me Halloween në Shqipëri. Prej së paku 10 vitesh është shndërruar në një trend, i cili ka anët e tij pozitive për shumë biznese në vend.

Mes kostumeve, maskave, dekoreve për shtëpi e biznese, kunguj, ëmbëlsira: festa pritet të gjenerojë një shumë të konsiderueshme, ndonëse nuk ka studime specifike për këtë, Familjet përpiqen të gjejnë kostume, të blejnë kunguj, të dekorojnë shtëpitë, kurse bizneset. ambientet e tyre. Ajo që dikur shihej si një ‘festë e huaj’, shumë e shohin si një kalim në një sezon të vërtetë feste dhe tashmë po shndërrohet në një ‘industri’ prej qindra eurosh – dhe kjo është e frikshme!

‘Të fituarit’ janë bizneset, që kanë ditur që të marketojnë e të shesin këtë trend, ‘të humburit’ janë familjet, të cilat shpesh e me buxhet të kufizuar, nuk munden t’u thonë jo fëmijëve, që janë target-grupi i parë që festojnë. Dhe çdo vit, duhen aksesorë të ndryshëm.

Shpenzimet e kostumeve janë komponenti më i madh i shpenzimeve të Halloween, sipas vëzhgimeve të bëra në biznese të ndryshme në kryeqytet, si dhe ato online. Sipas tyre, një shumicë njerëzish do të veshin një kostum ose aksesorë të një kostumi. Çuditërisht një pjesë e tyre synojnë të blejnë një kostum edhe për kafshët shtëpiake.

Një grup konsumatorësh, ndër më të shumtët në vendin tonë, janë fëmijët. Kjo sepse festimet nxiten nga organizime që në sistemin parashkollor, më tej në shkollë, adoleshentët dhe më tej studentët me fests. Tek fëmijët, kostumet më të pëlqyera duket se janë princeshat dhe superheronjtë, ndërsa për të rriturit tendenca është tek shtrigat dhe vampirët. Por, gama është diversifikuar çdo vit. Për kafshët shtëpiake, kostumi kryesor është një kungull, sipas bizneseve të fushës.

Nga një vëzhgim në një nga rrugët e Tiranës, e njohur si “Tregu Çam” vihej re ndryshim i pamjes së përditshme të veshjeve dhe aksesorëve të tjerë në ngjyrat “portokalli dhe të zezë”. Tregtarët pohojnë se kjo tendencë është rritur me kalimin e viteve, prej thuajse 10 vitesh, i gjithë tetori ‘vishet frikshëm”. “Kemi kërkesa”-pohon një tregtar, i cili thotë që para 5 viteve vetëm në ditët e fundit të tetorit kishte kërkesa, tashmë shtrihet dhe planifikohet që një muaj më parë.

Në një komunikim me Jumbo Albania dhe Megatek, të cilët kanë përqendruar një muaj të tërë me dekoret e Halloween, pohojnë se, kërkesat çdo vit janë në rritje. Sipas tyre, edhe në vitin pandemik, kërkesat kanë qenë të larta, sidomos për dekoret e shtëpive. Ndërsa këtë vit, blerjet janë në një nivel më të lartë se vitin e shkuar, peshën më të madhe e zënë kostumet për të rritur dhe fëmijë.

Edhe bar-restorante në kryeqytet përfshihen në listën e ‘fituesve’ nga kjo festë: muzikë live, dj, festë me tematikë kostumesh: të gjitha organizimet gjenden. Zakonisht festat janë me hyrje falas dhe me fitime në konsumet brenda festës.

Një tjetër sektor që ka parë frytet e saj të përfitimit është edhe estetika. Dario Doka, make up artist i njohur në kryeqytet, tregon se 5 vitet e fundit, të rinjtë dhe kryesisht të rejat, kanë kërkuar “ndihmë” për të realizuar pamjen ideale që përkon me tematikën e Halloween. I pyetur për çmimin, ai thotë se i atribuohet vështirësisë së punës së kërkuar, varion nga 2000-5000 lekë. Edhe fëmijët duan ta marrin një shërbim të tillë, duke qenë se për ta organizimet janë të shumta. Sa u përket të rriturve, pjesa më e madhe e tyre që duan një make up për Halloween janë punonjës së stafit të lokaleve të ndryshme që celebrojnë më 31 tetor, si balerina p.sh., por edhe të rinjtë që do të ndjekin festimet e tilla.

Të gjitha qendrat tregtare në Tiranë, si në periferi, edhe brenda qytetit, kanë rezervuar një kënd të veçantë për Halloween, disa kanë organizuar festa në këtë ditë, kryesisht për fëmijët. Të tjerë kanë ngritur stenda për të blerë artikuj që lidhen me festën. Pjesa dërrmuese ka qenë e fokusuar te lojërat për fëmijët, paradat, veshjet më të frikshme, si dhe kanë ofruar ulje në dyqane të caktuara për pjesëmarrësit në këto aktivitete.

Shumë pastiçeri në kryeqytet pohuan se këtë vit kanë pasur porosi të shumta të ëmbëlsirave me tematikën e Halloween. Për festa në lokale, për festa në kopshte e shkolla ose edhe për festa private. Nga ana tjetër, dyqanet e vogla të lagjeve apo marketet, tregojnë se kërkesat për blerje ëmbëlsirash këto ditë kanë qenë të larta. Në disa lagje të Tiranës, fëmijë kryesisht të moshës 7-15 vjeç, kanë trokitur në dyert e shtëpive me thënien “Ëmbëlsira apo rreng?”, huazim i festës origjinë në SHBA.

Nga ana tjetër, edhe kinematë në vend kanë rezervuar evente kushtuar datës 31. Nga kinema Cineplexx, ofrohen dy evente: për fëmijë e të rritur, biletat për të cilat kushtojnë 700 lekë. Të mos lëmë pa përmendur edhe agjencitë e dekoreve të cilat ofrojnë shërbimet e tyre për biznese ose lokale, me dekore që nisin nga 100 euro.

31 tetor është shndërruar në “vezën e artë” te shumë bizneseve në vend. Me dëshirën e tyre, apo si nevojë e shoqërisë, shqiptarët paguajnë për t’u kënaqur.

Marrë nga Monitor

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore sociale festa e halloween festa e halloween


Sondazh

Poll

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete