E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
TIRANË– Agjencia Kombëtare e Teknologjisë së Informacionit ka sqaruar me një njoftim lidhur me lajmin se platforma ‘e-Albania’, do t’i kalojnë privatit me 41% të aksioneve. Me anë të një njoftimi zyrtar, AKSHI ka bërë me dije se projektligji i ri që propozon krijimin e një kompanie të quajtur ‘dg tech’, e cila do të jetë nën varësinë e Agjencisë Kombëtare të Teknologjise së Informacionit është hedhur për diskutim në platformën e konsultimit me qytetarët. Por ende nuk ka asnjë vendim final.
Për më tepër, AKSHI thekson se shërbimet publike për qytetarët nuk do t’i jepen kurrë “në duar” firmave private për t’i administruar.
“Projektligji i ri parashikon, ndër të tjera, ngritjen e një institucioni publik sh.a nën varësinë e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit për të rregulluar marrëdhënien e shërbimeve që jep AKSHI karshi institucioneve publike në vend. Në asnjë rrethanë apo propozim, institucioni i ri nuk do t’i delegohet asnjë privati por përkundrazi, do të jetë nën varësinë e AKSHI-it, të qeverisë. Çdo punë e realizuar nga AKSHI, në veçanti e-Albania që është një pasuri kombëtare që ofron mbi 1,200 shërbime publike për qytetetarët, nuk do t’i jepet asnjëherë privatit për administrim,”-sqarohet në njoftimin e AKSHI.
Reagimi i AKSHI-t:
Nisur nga disa raportime aspak profesionale në mediat online, sqarojmë opinionin publik se nuk do të ketë asnjë delegim tek privati të platformës e-Albania. Në datën 22 Tetor, 2021, ka nisur konsultimi publik për një projektligj për qeverisjen digjitale nisur nga nevojat e vendit për shkak të rritjes së konsiderueshme të hapësirës digjitale. Projektligji i ri parashikon, ndër të tjera, ngritjen e një institucioni publik sh.a nën varësinë e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit për të rregulluar marrëdhënien e shërbimeve që jep AKSHI karshi institucioneve publike në vend.
Në asnjë rrethanë apo propozim, institucioni i ri nuk do t’i delegohet asnjë privati por përkundrazi, do të jetë nën varësinë e AKSHI-it, të qeverisë. Çdo punë e realizuar nga AKSHI, në veçanti e-Albania që është një pasuri kombëtare që ofron mbi 1,200 shërbime publike për qytetetarët, nuk do t’i jepet asnjëherë privatit për administrim.
Me projektligjin e ri synohet që të ketë një administrim më të mirë të shërbimit të mirëmbajtjes së rrjetit, të shërbimit të internetit, licencave të Microsoft, licensimit me antivirus apo shërbimi helpdesk për punonjësit e administratës publike. Ne apelojmë që mediat të jenë korrekte në raportimet e tyre, që pavarësisht reagimeve individuale të personave të ndryshëm, të verifikojnë pretendimet e dhëna të cilat në këtë rast bien menjëherë poshtë pasi projektligji për e-qeverisjen është lehtësisht i aksesueshëm online në konsultimin publik. Gjithashtu, është mjaft e rëndësishme të promovojmë shërbimet online si një mundësi e madhe për ekonominë e vendit dhe jo të përhapim lajme të rreme.
Lidhur me këtë çështje u raportua se shoqëri aksionare do të ofrojë për autoritetet publike, autoritetet e pavarura dhe subjektet private të gjitha shërbimet sipas katalogut të miratuar më Vendim të Këshillit të Mbikëqyrjes. Po ashtu organizimi do të bëhej përmes Këshillit Mbikqyrës me nga shtatë anëtarë.
(k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË- Një makina në ecje ka marrë flakë pasditen e sotme në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20, ndërkohë që drejtuesi me iniciale L.M...
TIRANË – Ministria e Mbrojtjes konfirmoi hapjen e aplikimeve për regjistrimin e të rinjve dhe të rejave që duan t’i bashkohen Forcave të Armato...
DIBËR – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzoi qeverinë për shkatërrimin e ekonomisë dhe varfërimin e qytetarëve shqiptarë gjatë 8 viteve...
TIRANË- 5 viktima janë shënuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri! Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vendosur të zbresë në terren për të zhvilluar një sërë takimesh me kryetarët e degëve të Parti...
TIRANË- Në këtë artikull po publikohet databaza me të dhëna për 100 tenderat me vlerë fond limit më të lartë të mbajtur nga autoritetet shqiptare në vitin ...
DIBËR– Një nga simpatizantet e Prtisë Demokratike në Dibër ka kërkuar se kryedemokrati Lulzim Basha të prijë vendin drejt Evropës. Referuar ish-kryem...
TIRANË– Mbrëmjen e djeshme u zhvillua nata e tretë e Festivalit Kombëtar që do të përcaktojë se kush do të jetë këngëtari apo këngëtarja që do të na ...
TIRANË- Një aksident ka ndodhur në rrugën “Papa Gjon Pali II”, ku shoferi ka hyrë me të kuqe në semafor duke u përplasur me mjetin përball. Per...
VLORË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur Vlorën si vendin për të zhvilluar një takim të radhës me demokratët. Lideri historik i Partisë Demok...