LIVE UPDATES
Bota

Dyshohet për varrezë masive, nisin gërmimet në Sijenicë të Serbisë

10 Maj 2022, 19:25 Nga DOSJA
Dyshohet për varrezë masive, nisin gërmimet në Sijenicë

SERBI- Në fshatin Shtaval në komunën e Sijenicës në Serbi, të martën më 10 maj, kanë nisur gërmimet për dyshimet për një varreze masive me trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Qeveria e Kosovës përmes një njoftimi për media ka konfirmuar nisjen e gërmimeve.

Gërmimet kanë filluar pasi në fund të javës së kaluar, përmes Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq janë siguruar imazhet satelitore, të cilat në ditët në vijim do të analizohen nga ekspertët, me qëllim të saktësimit të lokacionit të mundshëm të varrezës masive”, thuhet në njoftimin Qeverisë së Kosovës.

Në ditën e parë të gërmimeve vlerësuese, të pranishëm në lokacion nga Kosova ishin përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, ekspertët nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, përfaqësues nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq si dhe nga Qendra Burimore për Persona të Zhdukur.

Ekspertët mjekoligjor të Republikës së Kosovës do të vazhdojnë të qëndrojnë në lokacion për t’i vëzhguar punimet gjatë periudhës në vijim”, njofton Qeveria e Kosovës.

Ndërkohë, Komisioni për Persona të Zhdukur i Qeverisë së Serbisë, ka thënë se urdhri për nisje të këtij procesi është dhënë nga Prokuroria e Krimeve të Luftës në Serbi.

Kërkimi i terrenit është i nevojshëm për të përcaktuar saktë nëse ka mbetje të personave të shpallur si të zhdukur, gjë që u dërgon një mesazh të qartë familjeve të tyre se autoritetet kompetente të Republikës së Serbisë kanë vendosur të kontrollojnë të gjitha informacionet për të gjetur të dashurit e tyre”, thuhet në njoftimin e Komisionit për Persona të Zhdukur të Qeverisë së Serbisë.

Deri tek vendimi për gërmime në këtë lokacion erdhi pasi Komisioni i Qeveritar i Kosovës për Persona të Zhdukur ofroi informacione për dyshime për varrezë masive. Autoritet serbe thanë se kërkimi i terrenit do të zgjasë deri në përcaktimin dhe sqarimin e fakteve që janë të nevojshme për të përcaktuar vendndodhjen e saktë të një varri të mundshëm masiv.

Kryetari i Komisionit të Qeverisë së Serbisë për Persona të Zhdukur, Veljko Odalovic, kishte paralajmëruar zhvillimin e gërmimeve në këtë lokacion më 27 prill të këtij viti. Më 27 prill, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, Andin Hoti, kryesues i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur në Kosovë, kishte akuzuar palën serbe se nuk ofron informacione për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.

Do të duhej të ishte [çështje] humanitare, por unë nuk e di që është trajtuar si humanitare ndonjëherë. Kaq pak ka dhënë informacione Serbia për Kizhevakun dhe Rudnicën… Dhjetë vjet kanë kaluar ekipet tona, në të dyja lokacionet në Serbi, për shkak se Serbia bën lojëra me dhënien e informacioneve të sakta se ku janë varrezat masive, derisa na kanë ardhur imazhet satelitore prej vendeve mike të Kosovës, që të mund t’i gjejmë”, thotë Hoti, pa specifikuar se për cilat vende e ka fjalën.

Hoti kishte thënë se Serbia ende vazhdon “lojën” duke mos dhënë informacione. Zyrtarët kosovarë kishin ngritur vazhdimisht dyshime për ekzistimin e një varreze masive në fshatin Shtaval të Serbisë. Ky fakt ishte forcuar edhe më shumë kur në Kizhevak, në komunën e Rashkës afër kufirit me Kosovën, më 16 nëntor 2020 u gjetën eshtrat e një numri të civilëve shqiptarë të vrarë gjatë luftës në Kosovë.

Ky ishte lokacioni i pestë në Serbi ku u gjeten trupa të kosovarëve të vrarë në luftën e viteve 98-99. Sipas të dhënave të organizatave joqeveritare, në varrezat masive në Serbi janë gjetur trupat e rreth njëmijë kosovarëve të vrarë. Rreth 1,600 persona të tjerë ende mbesin të zhdukur në Kosovë, kryesisht nga komuniteti shqiptar.

Marrë nga REL

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

rajoni rajoni andin hoti veljko odalovic andin hoti veljko odalovic

Sondazh

Poll

Ndiqte ambulancën që ishte në shërbim emergjence, gjobitet me 300 mijë lekë drejtuesi i mjetit

Ndiqte ambulancën që ishte në shërbim emergjence, gjobitet me 300 mijë lekë drejtuesi i mjetit

Skandal në Ali Dem", administratori vendos çip në pallat, banorët ngelin jashtë, mbërrin policia

Dosja Sot date 23 mars

Kryeministri Rama takohet me Rishi Sunak në Londër

Dosja Sot Date 22 mars

"Maskat" aksion në Tiranë, prangosën 20 'korrierë' të grupeve kriminale

Dosja Sot Date 21 mars

'Ka ra zjarr në Surrel!'/ Braçe "tremb" socialistët me LAJMIN E FUNDIT, Qefalia më i shqetësuari

Dosja Sot Date 20 Mars

Berisha i bën thirrje punonjësve të administratës të mos bëhen pjesë e krimit elektoral.

Dosja Sot Date 18 Mars

Burgosja e nënës lehonë/Flet Diana Bahçja: Qaja ditë e natë, por nuk donin t’ia dinin

Qarkullonte me 305 km/h, Cllevio Serbiano e filmonte, shoqërohet në Polici Aleks Vishaj

Dosja Sot Date 17 Mars

U fut në burg 8 ditë pasi lindi, Diana Bahçja: Nuk më lanë të takoja beben

'Shtëpi bari' brenda ish-tuneli të ushtrisë në Krujë, sekuestrohen 390 bimë cannabis sativa

Dosja Sot Date 16 Mars

Tërheqje apo pezullim? Si dredhoi Rama sy për sy me Borrel për 'pasaportat e arta'

Banorët e lagjes Demokracia ne Mamurras bllokojnë rrugën, Cara premtoi rehabilitim te rrugës ne...

Abuzimi me tenderin 3.2 mld lekë, BKH ‘zbarkon’ në zyrat e bashkisë së Bulqizës, sekuestron dosje

Dosja Sot Date 15 Mars

Këshilli i Legjislacionit mbyllet mes debateve, Bardhi ngrihet në këmbë: Shkelni kushtetutën e ikni

"Kryeministri i Shqipërisë si dhuratë e perëndisë", grupi polifonik i dedikon këngë Edi Ramës

Hidhet shorti, Koli Bele caktohet relatori për shqyrtimin e ankimimit të grupit të Alibeajt

Dosja sot Date 14 Mars

Shitësja në panair kërkon t’i dhurojë çantën bashkëshortes, Berisha refuzon: Sot vetëm blihet

Procedohen 70 drejtues mjetesh në 24 orët e fundit, u kapën me shpejtësi të lartë dhe duke bërë gara

Dosja sot Date 13 mars

Kapen 4 rumunë në Vlorë, po kalonin 260 kg kanabis me kamper në Greqi, 5 në kërkim

'Paç fatin e Lali Erit'- Kunjat e Ramës për Veliajn, teksa i dha shansin e tretë për Tiranën?

Rama: Në rrezik të madh tregu, sipërmarrësit të rrisin pagat

Meta pas takimit me Berishen : Aleancë e jashtëzakonshme, pas 15 majit fitojmë shumicën e bashkive

Masakra e Don Boskos, familja Paja hap dyert e mortit, zona me shiritin 'skenë krimi'

'Kasapanë' brenda lokalit! Atentat mafioz, vdes banakierja.5 të plagosur, mes tyre një fëmijë

Meta: Shkojnë për kontroll dhe kapin vibratorët e shokëve

Shirat përmbytin Lezhën, bllokohet qarkullimi, banorët mbyllen në shtëpia

Berisha per institucionet: Ska Klgj por KlgjS

Berisha: 'Alibasha dhe Brava' jane dy pengje te cilat nuk mund te kete asnje lloj negociate"

Kush do e drejtojë koalicionin me Metën? Berisha : S’ka asnjë diskutim! Padyshim që PD

Berisha; E dëgjuat Celibashin që tha në perceptimin tim është Berisha por Rama më thotë Ali-Basha.

Zgjedhjet e 14 majit, Meta: opozitaret bashke per ndryshim

Barrierat e shkatërruara nga përplasja, makina 'fluturoi' nga mbikalimi, ra mbi një tjetër mjet

Celibashi: Të drejtën e regjistrimit të Partisë Demokratike në zgjedhje e ka Lulzim Basha

Celibashi kthen mbrapsht kërkesën e autorizuar nga Basha, kreu i KQZ: Keni 48 orë kohë

Meta ZBARDH takimin me Yuri Kim: SHBA do një opozitë shumë të fuqishme

Vendimi i KQZ për PD, Meta: Çmenduritë e regjimit të Ramës i di çdo shqiptar

"PD kërkon shfuqizim të Bordit të Karburanteve"/ Sula dhe Çupi: Çmimi jashtë normave

Vendimi i gjykates per vulen e PD, Rama: Politikë e gërr-gërr-it

Ish-shefi i Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku paraqitet në SPAK

Rama i pergjigjet Ahmetajt: Nese do beja rolin e gjykatesit, gjerat do kishin qene me keq