LIVE UPDATES
Bota

Merkel nën ‘presion’! Dy të tretat e gjermanëve kërkojnë një lockdown më të ashpër

3 Prill 2021, 07:48 Nga DOSJA
Merkel nën ‘presion’! Dy të tretat e gjermanëve

Sikur zgjedhjet të mbaheshin të dielën e ardhshme në Gjermani, unioni CDU/CSU do të ishte humbësi më i madh i zgjedhjeve. Sipas trendit aktual të televizionit të parë gjerman, ARD, të cilin e përmblodhi instituti i hulumtimit të opinionit infratest-dimap, mbështetja e këtyre dy partive ka rënë me gjashtë përqind krahasuar me muajin mars. Partitë CDU dhe CSU kanë rënë tani në nivelin ku ishin në fillim të pandemisë Corona, me 27 përqind.

Markus Söder përfiton, Armin Laschet shënon rënie

Kryeministri bavarez dhe shefi i partisë CSU Markus Söder si dhe kryeministri i Renanisë Veriore Vestfalisë, shefi i CDU-së Armin Laschet qëndrojnë aktualisht në polet të kundërta në luftën kundër pandemisë. Söder dëshiron të ndërmarrë veprime të ashpra, ndërsa Laschet po lëkundet dhe tani gjatë kohës së Pashkëve do të saktësojë mendimin për veprimet që do të ndërmerren në luftën kundër pandemisë. Sipas ARD-Deutschlandtrend, Laschet me këtë politikë nuk do të përfitojë shumë mbështetje nga qytetarët.

Ndërsa Laschet ka shënuar rënie në vota me 3% krahasuar me muajin mars, Söder ka shënuar një rritje të vogël. Bavaria ka ashpërsuar masat në luftën kundër pandemisë me ndalimqarkullim dhe kontrolle policore në pikat më të nxehta, me nivelin më të lartë të infektimeve. Kohët e fundit është shtuar numri i qytetarëve që mbështesin masat edhe më të rrepta kundër pandemisë. Numri i atyre që duan masa më të rrepta është rritur në 48 përqind, pra +16 krahasuar me marsin. Vetëm 24 përqind (-14) ende mendojnë se masat e deritanishme mjaftojnë.

2/3 për lockdown

Shumica e gjermanëve e kanë mbështetur idenë e mjekëve të kujdesit intensiv, të cilët bëjnë thirrje për një bllokim edhe më të rreptë për të parandaluar përhapjen e shpejtë të virusit Corona dhe mbingarkimin e spitaleve. Dy të tretat e pjesëmarrësve në sondazhe mbështesin këto masa. Mjekët kërkojnë kufizimin e jetës publike për dy deri në tre javë. Epidemiologët dhe virologët supozojnë se vala e tretë e infektimeve do të godasë Gjermaninë me një fuqi më të madhe se deri tani. Edhe kancelarja Angela Merkel angazhohet për forcimin e kufizimeve. Por deri tani ka hasur në rezistencë tek shumë kryeministra të landeve.

Kritikat ndaj qeverisë

Rrallë herë kanë qenë kaq jo unikë qeveria federale dhe qeveritë e landeve në qëndrimet për kursin që duhet mbajtur në këtë kohë pandemie. Mosmarrëveshjet dhe grindjet në seancën e fundit janë shoqëruar me kritika nga qytetarët. Në fillim të pandemisë, pak më pak se 80 përqind e qytetarëve ishin të kënaqur me menaxhimin e krizës nga ana e qeverive, por tani kjo mbështetje ka rënë në vetëm 19 përqind. Të tjerët e shohin me sy kritik punën dhe veprimet e qeverive federale dhe atyre të landeve.

Ndryshe nga dy muaj më parë, pakënaqësia është shtuar edhe tek vet mbështetësit e partive CDU dhe CSU, por edhe tek zgjedhësit e partisë ekologjiste. Pakënaqësia tani mbizotëron në fakt tek të gjitha kampet politike.

Testet, vaksinimi, ndihmat financiare

Dallime të mëdha ekzistojnë edhe lidhur me organizimin e menaxhimit të krizës. Qytetarët mendojnë se qeveritë nuk janë duke shfrytëzuar si duhet mekanizmat që kanë në dispozicion për të luftuar pandeminë. Qytetarëve u mungon besueshmëria dhe qartësia në menaxhimin e krizës. 78 përqind ankohen se qeveria federale ka premtuar vazhdimisht më shumë gjatë pandemisë, sesa që ishte në gjendje t’i realizojë. 68 përqind besojnë se është bërë shumë pak për më të rrezikuarit gjatë pandemisë.

Ndërsa 63 përqind prej tyre thonë se më nuk janë në gjendje të përcjellin të gjitha gjërat dhe rregullat për ato se çfarë lejohet e çfarë ndalohet. Më në fund, 62 përqind e të anketuarve mendojnë se kjo pandemi ka dëshmuar se Gjermania nuk menaxhon me sukses krizat të tilla.

Marrë nga DW

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota armin laschet cdu covid-19 infratest dimap markus söder merkel sondazhe armin laschet cdu covid-19 infratest dimap markus söder merkel sondazhe

Sondazh

Poll
Bota 2 Prill 2021, 21:05

Bisedimet për Iranin vazhdojnë në Vjenë

VJENË- Bisedimet për programin bërthamor iranian do të vazhdojnë të martën në Vjenë. Këtë e njoftoi Bashkimi Evropian. Negociatat me Iranin do t’i va...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet