Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Dy qarqet e fundit! Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD-së për ripërsëritjen e zgjedhjeve për Fierin dhe Elbasanin
15 Qershor 2021, 06:09Nga DOSJA
TIRANË– Kolegji Zgjedhor u mblodh ditën e sotme për të shqyrtuar ankimimet e Partisë Demokratike për qarkun e Fierit dhe të Elbasanit. Pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, PD kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve dhe prova shtesë në disa qarqe ku pretenduan se ishin vjedhur vota. Por në mbledhjen e sotme, Kolegji rrëzoi kërkesën e PD-së dy qarqet e fundit të mbetura.
Pas vendimit, përfaqësuesi i PD, Marash Logu tha se vendimi i Kolegjit bëri që të humbisnin mundësinë për të qenë transparentë me qytetarët. Logu, në një deklaratë për mediat, e ka cilësuar këtë vendim si flagrant e të paprecedentë, ndërsa shton, se çështjen mund ta dërgojnë deri në Gjykatën e Strasburgut. Ai shtoi se dora e zezë e cila po i mban mbyllur anëtarët e Kolegjit është Rama.
Pas Beratit, Vlorës, Gjirokastrës, Korçës, Tiranës, Durrësit dhe Shkodrës tashmë janë mbyllur dhe dy qarqet e fundit që u ankimuan nga partitë politike për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Analisti Baton Haxhiu, tha mbrëmjen e djeshme se nëse do ishte në vendin e Lulzim Bashës, do ti thoshte Berishës që të mos vazhdonin më bashk...
Vazhdimi i reformës në drejtësi do të kërkojë fonde të tjera shtesa.Në draft strategjinë sektoriale të drejtësisë 2021-2025, Ministria e Drejtësisë llogarit kos...
TIRANË- Të dielën, gazetari i emisionit Stop në Tv Klan, Klintoni shkoi në selinë e Partisë Demokratike ku po zhvilloheshin zgjedhjet për kryetarin e ri të...
TIRANË– Agron Shehaj, i cili e sfidoi kryedemokratin Lulzim Basha në zgjedhjet e zhvilluara brenda Partisë Demokratike, e ka krahasuar veten me kryem...
TIRANË– Agron Shehaj, i cili sfidoi kryedemokratin Lulzim Basha në zgjedhjet e zhvilluara brenda Partisë Demokratike, ka lënë të nëkuptohet se ka pra...
TIRANË– Akuzat e rivalëve të Lulzim Bashës në Partinë Demokratike, Ervin Salianji i ka quajtur reagime emocionale për shkak të etheve të garës. I ftu...