LIVE UPDATES
Aktualitet

DW: Në Shqipëri “gazetarët mund të pushohen me një sms”

29 Prill 2020, 11:12 Nga DOSJA
DW: Në Shqipëri “gazetarët mund të pushohen me

TIRANË– Lajmet vështirë se kanë patur një interes dhe audiencë kaq të madhe në Shqipëri, sa tani, në kohën e epidemisë Corona. Të mbyllur në banesat e tyre, të detyruar me ligj të jenë në distancim social, qytetarët ndjekin pareshtur edicionet e lajmeve në kanalet televizive private, internet dhe rrjetet sociale.

Por pandemia e virusit corona dhe masat e situatës së “katastrofës natyrore” i kanë dhënë një goditje të rëndë, të dyfishtë gazetarëve, medias dhe ka tkurrur lirinë e shprehjes nga rritja e autocensurës, në kushtet e rrezikut për humbjen e vendit të punës. Nga njëra anë gazetarët nuk mund të kryejnë plotësisht punën e tyre. Ata janë të limituar në lëvizje, nuk mund të shkojnë në vendin e ngjarjeve, të takojnë zyrtarë, politikanë dhe t’i japin publikut informacion të dorës së parë. Ndërkohë roli i tyre në këtë kohë pandemie është shumë i rëndësishëm për t’u dhënë qytetarëve informacion të besueshëm dhe treguar të vërtetën . Ky rol shumëfishohet kur kemi parasysh sesi mediat sociale, Facebook dhe Twitter po kalojnë një periudhë të “artë” të rritjes së vëmendjes, por plot me informacione mashtruese, të pavërteta për virusin corona dhe pandeminë.

Presion në rritje nga pronarët e mediave

Nga ana tjetër gazetarët po vihen në kushtet e mbijetesës ekonomike dhe nën një presion në rritje nga pronarët e kompanive mediatike që në Shqipëri janë kryesisht biznesmenë, të lidhur me interesa politike. Të ndodhur përballë rënies ekonomike, nga humbja me shpejtësi e të ardhurave prej mungesës së reklamave, për shkak të ngrirjes se jetës publike dhe aktiviteti ekonomik, pronarët e medias së shkruar dhe dixhitale, rrisin presionin mbi gazetarët dhe i kërcënojnë me humbjen e vendit të punës, përgjysmimin e pagës apo shtyrjen e saj në një kohë të pacaktuar. Efekti imediat është rritja e autocensurës dhe tkurrja e lirisë së medias.

Aleanca e pashkruar mes pronarëve të medias

Koloreto Cukali, kryetar i këtij Këshilli, thotë për DW, se gazetarët në kushtet e presionit të pronarëve kanë vetëm dy rrugë: “Ose të bëjnë atë që thotë pronari, ose të ikin. Në mungesë të sindikatave të gazetarëve në Shqipëri, që të mbrojnë të drejtat profesionale dhe ekonomike të gazetarëve, këto janë alternativat e vetme. Edhe aty ku ka kontrata, shpesh ato nuk janë efektive për të mbrojtur gazetarin. Gazetarët jetojnë në një ambient që mund të pushohen edhe me një sms. Më të ekspozuarit janë ata gazetarë dhe punonjës në media që nuk kanë kontrata. Ata heshtin, sepse rrezikojnë që të mos futen më në tregun mediatik. Ka një aleancë të pashkruar mes pronarëve, që kur dikush denoncon mungesën e kontratës dhe punën në të zezë, nuk futet më në treg”, thotë për Deutsche Wellen, Koloreto Cukali.

Situatë e rëndë

Enton Abilekaj, drejtor i portalit online Dosja. al e quan shumë të rëndë situatën e gazetarëve në kushtet e pandemisë Corona, kur krahas mbylljes së hapësirave publike, gazetarët e medias së shkruar dhe dixhitale pushohen nga puna njëlloj si punonjësit e kompanive private prodhuese. “Në disa media audiovizive kanë humbur vendin e punës rreth 30 punonjës, më shumë se 1.000 kanë pësuar ulje pagash nga 25 deri në 50 për qind, ndërsa vonesa në dhënien e pagës mujore është bërë e zakonshme. Gazetarë pa kontrate personale përbëjnë më shume se 90 për qind të tregut mediatik, një pjesë e madhe përfshihet në kontrata kolektive dhe një pakicë punon në të zezë. Pronarët nuk u kanë dhënë dëmshpërblim 30 të pushuarve nga puna, duke shfrytëzuar klauzolën e situatës së “Katastrofës Natyrore” thotë për DW, Enton Abilekaj.

Kryetari i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto Cukali, thotë për DW, se mbijetesa e gazetarëve dhe punonjësve të medias nuk përbën shqetësim për pronarët. “Pronësia mbi mediat në përgjithësi në Shqipëri nuk ka të bëjë me pasionin ndaj të vërtetës apo shërbimit ndaj publikut. Ajo konsiderohet një mjet i fuqishëm presioni publik në duart e pronarëve” thekson ai.

Rritje e autoçensurës, tkurrje e lirisë

Mungesa e kontratave personale dhe e sindikatave të gazetarëve për të mbrojtur të drejtat e tyre kanë gjeneruar një situatë, ku gazetarët ta ndiejnë përherë dhe më shumë rrezikun e humbjes së vendit të punës. Ata i binden censurës së pronarëve derisa arrijnë në autoçensurë. Pushimet nga puna në këtë kohë pandemie kanë në përgjithësi prapavijë politike. Janë të ndikuara nga presionet ndaj gazetarëve që nuk pranojnë censurën politike. Censura politike dhe kalimi në autoꞔensurë shfaqen në shumicën e mediave në Shqipëri, ku në përgjithësi mungon informimi i paanshëm dhe i pavarur dhe gazetarët detyrohen të japin vetëm versionet zyrtare të ngjarjeve”, thotë për DW, Enton Abilekaj.

Autoçensura ka tkurrur edhe më tej lirinë e medias. Në Raportin e Indeksit të lirisë së Medias nga “Reporterë pa Kufi”, për vitin 2019, të sapopublikuar Shqipëria rezulton me një liri të përkeqësuar të medias, dhe renditet dy vende më poshte sesa një vit më parë. Sipas raportit, shkaqet e rënies janë ligjet kundër lirisë së medias, konkretisht paketa ligjore “Anti Shpifje” e qeverisë që synon mbylljen e mediave kritike, theksohet në raport.

“Këshilli Shqiptar i Medias dhe Organizatat e gazetarëve i kanë kërkuar qeverisë Rama të përfshijë edhe gazetarët në paketat e mbështetjes financiare për mosfalimentimin e sipërmarrjes private. Por deri tani “nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Kryeministri Rama ka konsoliduar një komunikim të drejtëpërdrejtë me publikun pa ndërmjetësimin e mediave”, thotë për DW, Enton Abilekaj.

Sipas Koloreto Cukalit, “qeveria nuk i përfshiu gazetarët tek të ashtuquajturat ‘pagë të luftës’ edhe pse, nëse pandemia krahasohet me luftën… gazetarët janë trupa të rëndësishëm në përballjen me të. Mendoj se qeveria nuk ka transparencë lidhur pandeminë dhe vështirësia që po kalojnë mediat krijon kushte për sa më pak llogari-dhënie”.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gazetaria koronavirusi ne shqiperi media pronarët e medias rritje e autoçensurës gazetaria koronavirusi ne shqiperi media pronarët e medias rritje e autoçensurës


Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës