"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
“Dua një shtëpi të futemi brenda”, historia e 34-vjeçares së sëmurë dhe nënës së saj të verbër që tërmeti u pr
1 Dhjetor 2019, 21:16Nga DOSJA
SHIJAK- Ndër të prekurit e tërmetit të 26 nëntorit është edhe familja Plaku në Shijak, saktësisht 34-vjeçarja Xhuana Plaku, e cila ka probleme me shikimin (e verbër në njërin sy) dhe mamaja e saj e verbër, Igballe.
Banesa e tyre pësoi dëmtime që në tërmetin e shtatorit, ku ekspertët e cilësuan si të pabanueshme. “Nuk kishim ku jetonim, [kështu që] ndenjëm aty”, tregon Xhuana gjatë një lidhjeje direkte në edicionin e jashtëzakonshëm informativ të Top Channel.
Por tërmeti i 26 nëntorit do t’i jepte shtëpisë goditjen finale. Xhuana, babai i së cilës ndërroi jetë kur ajo ishte 3 vjeçe duke e lënë të vetme me mamanë e sëmurë rrëfen momentet e tmerrit:
“Derisa u ngritëm ne ranë komplet gurë, sepse shtëpia është e pabanueshme ; ranë suvatimet, të gjitha brenda. Dolëm përjashta dhe kaq. Tani na mori çuni i xhaxhait dhe jemi aty, te xhaxhai. Pata frikë se ishte një lëkundje e fortë, mezi hapëm derën, sepse është e vjetër, e dëmtuar. Kanë ardhur ekspertë, e kanë verifkuar, kanë thënë është e pabanueshme, ndërsa shërbim mjekësor jo. Erdhën të komunës na ofruan çadër, por ne nuk jemi për çadër. Unë jam me operim në zemër mami me infarkt”, tregon Xhuana.
Kërkesa e saj është një dhe e vetme: “Dua një shtëpi të futemi brenda, dua një banesë, kudo që të të jetë.”
TIRANË- Nesër Gjykata e Durrësit, do të vendos për masën e sigurisë për aktivisten Xhuljana Aliaj, e cila u arrestua për përhapje paniku pas tërmetit të 26...
RUSI- Dhimbja që la pas tërmeti në Shqipëri kapërceu kufijtë dhe shumë shtete u solirarizuan. Pas dërgimit të ndihmave në ditën e parë pas tërmetit, duket se so...
DURRËS- Tragjedia në familjen Lala është thelluar. Pas vdekjes nga tërmeti të 8 anëtarëve të saj, një pjesër pjesëtare e familjes ka ndërruar jetë. Sipas i...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Komitetin Kombëtar për Rindërtim, ku u bë me dije dhe plani se si do të vijojë puna. Por kjo mbledhje k...
TIRANË- Dhjetëra banorë nga njësia administrative Prezë ishin mbledhur rreth një kamioni me ndihma të premten pasdite në fshatin Ahmetaq në bashkinë e Vorë...
TIRANË- Inxhinieri Agim Seranaj iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve të mos flenë më nëpër makina nga frika e tërmeteve. I ftuar në rubrikën “Opinion”, në ...
DURRËS– Pas tërmetit tragjik që u mori jetën 51 njerëzve dhe plagosi rreth 900 të tjerë, e gjithë Shqipëria është tronditur rëndë, por kryesisht ata ...
THUMANË– Tërmeti tragjik që tronditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit u mori jetën 51 personave dhe plagosi mbi 900 të tjerë, ka lënë të tronditur mijëra...
TIRANË- Tërmetet e rëna në Shqipëri prej 26 nëntorit po sjellin pasoja të shumta. Përveç marrjes së 51 jetëve dhe qindra të tjerëve që kanë mbetur t...
LAÇ- Ditën e sotme ku numërohen 5 ditë nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit ku mbetën të vdekur 51 njerëz dhe mbi 900 të plagosur, akoma ka banorë të preku...