LIVE UPDATES
Aktualitet

“Idiotë, shkoj ku të më dojë qejfi se jam gazetar dhe i bëj ballë rrezikut”, Dritan Hila përplaset me ndjekësin pasi

10 Maj 2020, 20:27 Nga DOSJA

TIRANË– Gazetari Dritan Hila ka dalë plotësisht kundër protestave që janë organizuar dy ditët e fundit, që i përkasin edhe periudhës së pandemisë, për shkak të Covid-19.

Me anë të një shkrimi me titull “Mjerimi i një proteste dhe rreziku që mbart e ardhmja”, Hila shkruan se vetëm në vendin tonë ndodh që të dalësh në protestë në kohë pandemie dhe më pas të ankohesh pse të shpërndan policia. Sipas Hilës, grumbullimi i njerëzve për protestë në kohë pandemie me në krye Altin Goxhajn, është dëshmi e gjendjes së rënduar psikologjike të popullatës nga karantinimi i zgjatur.

Shkrimi i plotë i Dritan Hilës, i publikuar në Dritare.net

Dëshmi e gjendjes së rënduar psikologjike të popullatës nga karantinimi i zgjatur, është fakti që ka njerëz që mbrojnë protestën e djeshme e udhëhequr nga një grup me në krye Altin Goxhajn që shohin komplot ndërkombëtar të drejtuar nga Sorros dhe së fundmi Bill Gates edhe në prishjen e motit, dhe një grupi të gatshëm të frustruar për vëmendje që protestojnë ndaj një qeni të ngordhur rrugëve në Ndoq apo maceje të keqtrajtuar në Paskuqan.

Janë pasqyrë e varfërisë mendore të një vendi post tranzicion, kur ndërsa bota ka dishepuj kundërshtie Henry Levy me shokë, ne na ka mbetur tek ca njerëz gjysmakë në formimin arsimor.

Ndërsa kundërshtia në botë ndaj karantinës ka lidhje me vështirësitë ekonomike dhe krizën që mund të sjellë, por në fund ka mbizotëruar logjika e shëndoshë e prapavijës shkencore që këshillonte qeveritë, tek ne çeta plakë e protestave shikon vendosjen e diktaturës se Edi Ramës.

Parë në rrafshin shqiptar, masat e marra nga qeveria në kushtet e një sistemi spitalor të brishtë, me kulturë qytetare të cekët, ishte pak e vonuar vendosja në karantinë. Rregullat e nxjerra në rrugë e sipër për distancimin social, dhe zbatimin e masave parandaluese nganjëherë ishin groteske ashtu si në çdo vend të botës ku edhe vetë OBSH ishte e çorientuar nga ky sulm i papritur dhe panjohur. Mes tyre pati të pakuptimta si ai që një familje nuk mund të udhëtonte në makinë; apo të tjera logjike që u interpretuan nga popullata në mënyrë shqiptare ku fasha orare e lënë për të përmbushur nevojat jetike duke ruajtur distancat sociale, u konceptua si mundësi shëtitjeje. Pa lënë mënjanë interpretimet e bëra prej intelektualëve shqiptarë të vijës së parë të luftës kundër diktaturës që po vendoset. Por në fund shumica e tyre funksionuan. Kanë funksionuar relativisht pasi numri i të infektuarve tek ne ka ardhur në rritje.

Rrugë të ngjashme me tonën kanë ndjekur edhe vendet e Ballkanit, të cilat nuk kanë kapacitetet mjekësore të perëndimit dhe as kulturën e higjienës së tij, por padyshim janë më mirë se ne nga pikëpamja spitalore. Për fat edhe aty ka funksionuar.

Edhe ne botë, si shkak i presionit të prapavijës së minorancave me ambicie politike, që kërkon të shfrytëzojë fatkeqësitë natyrore për qëllimet e tyre, nuk kanë munguar problemet por në fund ka mbizotëruar arsyeja shkencore. Kundërshtarë të thekur të karantines si kryeministri anglez apo presidenti amerikan, janë detyruar të dëgjojnë personalitete e shkencës.

Statistikat e instituteve serioze në botë treguan se kjo sëmundje është vrasëse. Mjekët vetë që ishin në vijën e parë të luftës u trembën nga agresiviteti i saj dhe pafuqia për ta luftuar. Kush u tregua i pakujdesshëm, u penalizua me vdekje.

Në këtë moment që shkruajmë, kërkuesit shkencorë nuk janë të bindur qe hapja nuk do sjellë një hekatombë njerëzore, për më tepër kur nuk dihet ende plotësisht sjellja e virusit me ndryshimin e klimës, mutacionet që mund të pësojë dhe deri shtresat e popullsisë dhe gradën e infektimit që mund të kapë. Sot flitet që mund të infektojë edhe fëmijët madje edhe më shumë se në mushkëri.

Ndërkohë presioni i ekonomisë po detyron qeveritë që të munden të gjejnë një të mesme të artë mes krizës që kërcënon dhe numrit të vdekjeve që priten. E megjithatë BE nuk do ti hapi kufijtë dhe as vendet që kanë një pjesë të mirë të GDP nga turizmi, nuk po tregojnë ngutje në hapjen e sezonit. Deri edhe ditë të shenjta si ajo e 9 Majit për Rusinë, u anuluan festimet. Për fat në shumicën e udhëheqësve botërorë po mbizotëron logjika e burrit të shtetit, përballë atij të populistit.

Në Shqipëri, nisur edhe nga niveli banal i një pjese të shoqërisë që beson më shumë tek nuskat apo të kënduarit nga hoxha në vesh, sesa tek autoritete shkencore, ka nisur një sulm ndaj mjekëve dhe infeksionistëve që gjenden në vijën e parë të përballimit me të keqen, duke i futur në hulli politike. Pavarësisht se Tritan Kalo është një kundërshtar i hershëm i politikave administrative në sistemin shëndetësor të kësaj qeverie, apo Pëllumb Pipero një mjek që nuk njihet për afinitet me Ramën, po synohet demonizimi i tyre dhe përdorimi politik.

Kjo është një gjetje shqiptare e cila mund ta dëmtojë rëndë vendin ne të ardhmen.

Krahu politik kundërshtar i qeverisë, ndërkohë ka treguar se i pëlqen ta shfrytëzojë këtë kauzë, pavarësisht se në një krah është mendimi shkencor dhe eksperienca botërore që po ndjek qeveria ndërsa në krahun përballë një tufë njerëzish që në radhët e tyre nuk kanë asnjë infermier.

Ne mund ta falim dhe mirëkuptojmë që në historinë tonë kemi pasur Haxhi Qamilë, për vetë kushtet e informacionit dhe arsimimit. Por të kemi një dejavu në vitin 2020 të këtyre fenomeneve, është dëshpëruese pasi tregon sa pak rrugë ka bërë ky vend në mendimin politik.

Mesa duket më pak për shkak të ekonomisë dhe brishtësisë së buxhetit, por më shumë për arsye se vetë kryeministri nuk do ta humbasë emrin e fituar si menaxhues i suksesshëm i krizës, do fillojë hapja. Në strategjitë e tij politike Rama tashmë e ka të qartë që nëse do të kemi një rikthim vrasës të pandemisë, mund t’ia lerë fajin për pasojat kundërshtarëve të tij.

E keqja jonë është se kjo karantinë nuk u perceptua për të nxjerrë mësime në sjelljen sociale por si një fatalitet. Ikën kohët kur edhe vetë gazetarë të opozitës apo liderë të saj, të frikësuar nga epidemia, të mbyllur në vilat e tyre në fshat apo bregdet, i kërkonin popullatës të zbatoheshin rregullat e karantinës. Tani shohin se po vendoset diktatura, e ca më keq ajo e oligarkisë financiare botërore. Mjerë ky vend dhe njerëzit e saktë të tij!

Pas shkrimit, Hila është ndalur të bëjë edhe një status në Facebook, ku përsërit të njëjtat argumente, teksa shkruan se ka edhe një këshillë për të gjithë ata që e akuzojnë si pro Ramës, pasi nuk bëhet palë me grupin që ai i quan ‘idjotë’. Sipas Hilës, ky është një standart që e kapin vetëm idjotët shqiptarë.

Te organizosh miting ne kohe pandemie dhe te akuzosh policine per dhune ne shperndarje, kete vetem idiotet mund ta bejne. Pastaj, te akuzosh ata qe nuk behen pale me idiotet, si pro Rames, eshte nje standart qe e kapin vetem Idiotet shqiptare. Kam nje keshille per keta intelektualet: Ne vend se te jepni keshilla nga shtepia, nenshkruani nje deklarate qe ne rast se infektoheni, nuk doni sherbim shendetesor as per vete dhe as per familjaret. Kaq e thjeshte. Edhe perendimi ka te tille hajvane, por nuk ju jep njeri ze ne gazeta serioze dhe as ka parti politike qe behen pale me ta. Perkundrazi. Ata qe degjohen jane profesionistet. Jane statistikat qe flasin per nje semundje vdekjeprurese qe trembi edhe mjeket. Degjoni Tritan Kalon, Arian Harxhin, Pellumb Piperon dhe profesioniste qe kane mbaruar shkolle e specializime per kete pune dhe jo gjithfare deficentesh e deficentesh mazokiste,”- shkruan Hila.

Por një nga ndjekësit e gazetarit, ka komentuar poshtë statusit të Hilës, ku i shkruan se ai vazhdon të shkojë në plazh, pavarësisht pandemisë.

Shko në plazh ti në koh pandemie. …dhe ata që protestojnë për hallet e tyre qënkat idjotë…,’- shkruan komentuesi.

Hila nuk ka ngurruar t’i replikojë komentuesit , teksa i thotë se ai mund ta menaxhojë rrezikun dhe se ka leje si gazetar që të shkojë ku t’i dojë qejfi.

Une shkoj ku me do qejfi pasi kam leje si gazetar dhe di ta menaxhoj rrezikun,”– përgjigjet Hila.

Në fakt, bërja e plazhit dhe të aktiviteteve të ndryshme argëtuese, është e ndaluar për çdo qytetar, pavarësisht profesionit, inxhinier, gazetar, mjek, apo rrobaqepës. Madje vetëm pasditen e sotme, një i moshuar në Vlorë, u përplas me një polic në Vlorë, ku i tha se po i nxinte jetën, vetëm se u fut të lahej.

Rregullat kanë qenë të qarta edhe për ata që kanë autorizim për lëvizjen e lirë, çdo dalje nën arsyetimin e punës, dhe kjo gjë nuk bëhet në bregdet!

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dritan hila hila me komentuesin protestat ne kohe pandemie dritan hila hila me komentuesin protestat ne kohe pandemie


Sondazh

Poll
Aktualitet 10 Maj 2020, 13:22

Gjendet një shqiptar i vdekur në burgun grek

GREQI– Një shqiptar, 36 vjeç ka ndërruar jetë, teksa vuante dëninim në një nga burgjet greke. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në burgun e Trikallasë në ...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë