LIVE UPDATES
Politike

Vendimi i Apelit të GJKKO-së/ Si shërbimi mediatik iu kthye Veliajt si "boomerang"

Në momentet kur Veliaj shoqërohej nga agjentët e BKH-së, mediat "aleate" të tij transmetonin të tjera pamje, nga një aktivitet, si një jetë paralele në njëtën kohë ndonëse e gënjeshtërt. Ky detaj nuk u ka shpëtuar as hetuesve të cilët kanë monitoruar gjithçka është përcjellë në media nga 10 shkurti e më pas në lidhje me Veliajn.

8 Prill 2025, 20:36 Nga M.B
Vendimi i Apelit të GJKKO-së/ Si shërbimi mediatik iu kthye
Erion Veliaj

TIRANA- Vendimi i Apelit të GJKKO-së për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn është siguruar nga Dosja.al. Në momentet kur Veliaj shoqërohej nga agjentët e BKH-së, mediat "aleate" të tij transmetonin të tjera pamje, nga një aktivitet, si një jetë paralele në njëtën kohë ndonëse e gënjeshtërt. Ky detaj nuk u ka shpëtuar as hetuesve të cilët kanë monitoruar gjithçka është përcjellë në media nga 10 shkurti e më pas në lidhje me Veliajn. Madje ndër mediat që e denoncoi atë ditë pasqyrimin e rremë dhe mbulimin e së vërtetës ndaj arrestimit të Veliajt ishte dhe Dosja.al.

Ndër të tjera në të thuhet se nga procesverbali për këqyrjen dhe marrjen e të dhënave nga burime të hapura (interneti), e datës 19.02.2025, e mbajtur nga hetuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit, rezulton një artikull i Dosja.al, i datës 10 Shkurt 2025, ora 14:18, me titull "Kulmi i shërbimit të turpshëm me pamje të gatshme/Ja TV që jep "live" Veliajn në takime elektorale, ndërsa ai ndodhej në qeli". Në vendim thuhet se sipas këtij lajmi, raportohet se "televizionet si Report TV, News 24 kanë transmetuar një takim mbulim të Veliajt në ekranin e tyre, ndërkohë që Veliaj ndodhej në qelinë e paraburgimit në Policinë e Tiranës.

"Nga procesverbali për këqyrjen dhe marrjen e të dhënave nga burime të hapura (interneti), e datës 19.02.2025, e mbajtur nga hetuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit, rezulton një artikull i gazetës "Dosja.al", e datës 10 Shkurt 2025, ora 14:18, me titull "Kulmi i shërbimit të turpshëm me pamje të gatshme/Ja TV që jep "live" Veliajn në takime elektorale, ndërsa ai ndodhej në qeli". Sipas këtij lajmi, raportohet se "televizionet si Report TV, Neës 24 kanë transmetuar një takim mbulim të Veliajt në ekranin e tyre, ndërkohë që Veliaj ndodhej në qelinë e paraburgimit në Policinë e Tiranës"", shkruhet në vendim.

Gjithashtu në vendim shtohet se nga procesverbali për këqyrjen dhe marrjen e të dhënave nga burimet e hapura (interneti), i datës 24.02.2025, e mbajtur nga hetuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit, rezulton një artikull i datës 23.02.2025, i pasqyruar në faqen e internetit të Ora News, me titull "Kolegu im, nuk e ka idenë me këtë është ngatërruar", ku personi Veliaj sulmon prokurorin Ols Dado.

"Më tej vijon një artikull i botuar në median online CNA, me titull "Nga fyerja te kanosja për Dadon dhe Banin", ku personi nën hetim Erion Veliaj, në një postim të datës 10.02.2025, përdor shprehje fyese ndaj prokurorit Ols Dado. Më tej vijon një postim i datës 11.02.2025, ku personi nën hetim Erion Veliaj përdor shprehje fyese ndaj prokurorit Ols Dado. Më pas postimet vijojnë në datat 19, 21, 22 dhe 23 Shkurt 2025, ku personi nën hetim Erion Veliaj vijon fyerjen por në një rast edhe kërcënim ndaj prokurorit Ols Dado", shkruhet në vendim.

Veç këtyre ndër rreshta shkruhet se nga procesverbali për këqyrjen e të dhënave nga burime të hapura, i datës 10.03.2025, i mbajtur nga hetuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit, rezulton një artikull i datës 10.03.2025, i publikuar në median online Prapaskena.com, me titull "Ols Dado dhe Erjon Bani dhjetëra udhëtime të dyshimta në Athinë. Familjarët me pasaporta dhe emra grekë. Të infiltruar për të goditur Ramën?!". Më tej, në të njëjtën media online shfaqet një tjetër artikull i të njëjtës datë, me titull "Radiografia e një hetimi që përdhos autoritetin e SPAK-ut. Ols Dado dhe Erjon Bani vegla të një komploti grek?". 

PJESË NGA VENDIMI:

Nga procesverbali për këqyrjen dhe marrjen e të dhënave nga burimet e hapura (interneti), i datës 01.03.2023, e mbajtur nga hetuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit, fillimisht pasqyrohet një postim në faqen Facebook të personit nën hetim Erion Veliaj, i të njëjtës datë, ku ai hedh akuza rreth procesit të filluar kundër tij. Më tej vijon me një postim ku ky person nën hetim përdor shprehje ironike ndaj prokurorit Ols Dado. Vijon me postimin e datës 28.02.2025, në të cilin presoni nën hetim Erion Veliaj përdor shprehje fyese ndaj prokurorit Ols Dado dhe gjyqtarit Erjon Bani. Vijohet me postimin e datës 26.02.2025, ku personi nën hetim përdor sërish shprehje fyese ndaj prokurorit Ols Dado dhe gjyqtarit Erjon Bani. Vijon me postimin e datës 25.02.2025, ku personi nën hetim përdor disa herë shprehje fyese ndaj prokurorit Ols Dado. Vijon me postimin e datës 22.02.2025, ku personi nën hetim përdor disa herë shprehje fyese ndaj prokurorit Ols Dado si dhe në një rast ndaj gjyqtarit Erjon Bani. Vijon me postimin e datës 18.02.2025, ku personi nën hetim përdor disa herë shprehje fyese ndaj prokurorit Ols Dado si dhe në një rast ndaj gjyqtarit Erjon Bani. Vijon me postimin e datës 16.02.2025, ku personi nën hetim përdor disa herë shprehje fyese ndaj prokurorit Ols Dado si dhe në një rast ndaj gjyqtarit Erjon Bani. Në fund, ky procesverbal pasqyron një shkrim të gazetarit Mero Baze, të datës 28.02.2025, të botuar në Gazeta Tema, me titull "Standardet etike të Veliajt ndaj prokurorit dhe standardet ligjore të prokurorit ndaj Veliajt".

Nga procesverbali i këqyrjes së audio videos në platformën Youtube, të mbajtur më datë 26.02.2025, nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, është pasqyruar një pjesë nga fjalimi i Kryeministrit, të pasqyruar në median Top Channel, me titull "Kam një sugjerim për SPAK".

Nga procesverbali për këqyrjen dhe marrjen e të dhënave nga burimet e hapura (interneti), i datës 24.02.2025, e mbajtur nga hetuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit, rezulton një artikull i datës 23.02.2025, i pasqyruar në faqen e internetit të Ora Neës, me titull "Kolegu im, nuk e ka idenë me këtë është ngatërruar", ku personi nën hetim Erion Veliaj sulmon prokurorin Ols Dado. Më tej vijon një artikull i botuar në median online CNA, me titull "Nga fyerja te kanosja për Dadon dhe Banin", ku personi nën hetim Erion Veliaj, në një postim të datës 10.02.2025, përdor shprehje fyese ndaj prokurorit Ols Dado. Më tej vijon një postim i datës 11.02.2025, ku personi nën hetim Erion Veliaj përdor shprehje fyese ndaj prokurorit Ols Dado. Më pas postimet vijojnë në datat 19, 21, 22 dhe 23 Shkurt 2025, ku personi nën hetim Erion Veliaj vijon fyerjen por në një rast edhe kërcënim ndaj prokurorit Ols Dado.

Nga procesverbali për këqyrjen dhe marrjen e të dhënave nga burime të hapura (interneti), e datës 19.02.2025, e mbajtur nga hetuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit, rezulton një artikull i gazetës "Dosja.al", e datës 10 Shkurt 2025, ora 14:18, me titull "Kulmi i shërbimit të turpshëm me pamje të gatshme/Ja TV që jep "live" Veliajn në takime elektorale, ndërsa ai ndodhej në qeli". Sipas këtij lajmi, raportohet se "televizionet si Report TV, Neës 24 kanë transmetuar një takim mbulim të Veliajt në ekranin e tyre, ndërkohë që Veliaj ndodhej në qelinë e paraburgimit në Policinë e Tiranës".

Nga procesverbali për këqyrjen e të dhënave nga burime të hapura, i datës 10.03.2025, i mbajtur nga hetuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit, rezulton një artikull i datës 10.03.2025, i publikuar në median online Prapaskena.com, me titull "Ols Dado dhe Erjon Bani dhjetëra udhëtime të dyshimta në Athinë. Familjarët me pasaporta dhe emra grekë. Të infiltruar për të goditur Ramën?!". Më tej, në të njëjtën media online shfaqet një tjetër artikull i të njëjtës datë, me titull "Radiografia e një hetimi që përdhos autoritetin e SPAK-ut. Ols Dado dhe Erjon Bani vegla të një komploti grek?". 

Vendimi i Apelit të GJKKO-së/ Si shërbimi mediatik iu kthye

erion veliaj

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës