6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Kolegji i Gjykatës Kushtetuese është mbledhur për shqyrtimin paraprak të kërkesës së paraqitur nga Kryeministri Edi Rama, lidhur me pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, vendim i marrë më herët nga GJKKO. • Pas analizimit të parë të çështjes, Kolegji vendosi që kërkesa t’i kalojë Mbledhjes së Gjyqtarëve, e cila do të vlerësojë tani nëse plotësohen kriteret e nevojshme të pranueshmërisë për të kaluar ose jo në seancë plenare. • Duke qenë se trupa e tre anëtarëve që përbënin kolegjin, Sandër Beci, Marsida Xhaferllari dhe Sonila Bejtja, nuk ka patur unanimitet për moskalimin, atëherë çështja i ka kaluar mbledhjes së gjyqtarëve për t’u shprehur. • Nëse Mbledhja e Gjyqtarëve e pranon kërkesën, Gjykata Kushtetuese do të vendosë më pas nëse do të pezullojë vendimin e GJKKO-së për Belinda Ballukun apo do ta lërë atë në fuqi deri në përfundimin e shqyrtimit. • Balluku u pezullua nga detyra pasi u mor e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. • Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës.
8 artikuj për këtë temë.
TIRANA- Gjykata Kushtetuese ka njoftuar sot se Kolegji i këtij institucioni është mbledhur për shqyrtimin paraprak të kërkesës së paraqitur nga Kryeministri Edi Rama, lidhur me pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, vendim i marrë më herët nga GJKKO.
Pas analizimit të parë të çështjes, Kolegji vendosi që kërkesa t’i kalojë Mbledhjes së Gjyqtarëve, e cila do të vlerësojë tani nëse plotësohen kriteret e nevojshme të pranueshmërisë për të kaluar ose jo në seancë plenare.
Nëse Mbledhja e Gjyqtarëve e pranon kërkesën, Gjykata Kushtetuese do të vendosë më pas nëse do të pezullojë vendimin e GJKKO-së për Belinda Ballukun apo do ta lërë atë në fuqi deri në përfundimin e shqyrtimit.
NJOFTIM PËR SHTYP
Në vijim të njoftimit të mëparshëm për çështjen me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Gjykata bën me dije si vijon: Kolegji i Gjykatës u mblodh sot në datën 02.12.2025, sipas planifikimit, për shqyrtimin paraprak të kërkesës. Kolegji vendosi kalimin e çështjes në Mbledhjen e Gjyqtarëve për të vlerësuar nëse plotësohen bashkërisht të gjitha kriteret e pranueshmërisë së saj për shqyrtim në seancë plenare në përputhje me nenin 31 të ligjit organik të Gjykatës Kushtetuese dhe nenin 24 të Rregullores për Procedurat Gjyqësore. Vendimmarrja e Mbledhjes së Gjyqtarëve do të njoftohet rregullisht në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese.
Balluku u pezullua nga detyra pasi u mor e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës.
Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës. Çështja për Ballukun ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese, ndërsa asaj i është hequr e drejta e firmës nga qeveria./ Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se nuk di asnjë arsye ligjore pse kjo pezullimi i Ballukut duhet të shqyrtohej nga Gjykata Kushtetuese. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se mbi gjykatësit, pushteti përdor format më të egra të presionit. Lideri opozitar tha se në ligjin Europian dhe ligjin shqiptar, pezullimi është një kompetencë e qartë si kristali e prokurorisë dhe gjykatës që merren me zyrtarët e lartë.
Në fund, Berisha tha se cilido që lexon organizata kriminale, kartele droge dhe bashkëpunëtor të tyre, automatikisht i lidh me Edi Ramën, Engjëll Agaçin, Ergys Agasin, Taulant Ballën dhe shumë të tjerë.
"Çfarë di unë. Unë di që mbi gjykatësit e asaj gjykate dhe jo vetëm të asaj, pushteti përdor format më të egra të presionit. Këtë e di. Konkretisht, sepse nuk di asnjë arsye ligjore pse kjo çështje duhet të shqyrtohej nga Gjykata Kushtetuese, në një kohë kur në ligjin Europian dhe ligjin shqiptar kjo, pezullimi është një kompetencë e qartë si kristali e prokurorisë dhe gjykatës që merren me zyrtarët e lartë. Në disa vende, gjykatës supreme, siç e kemi patur edhe ne përpara vitit 2017. Në vende të tjera si ne dhe Rumania, që kemi krijuar gjykata dhe prokurori speciale, nga këto prokurori.
Asnjë gjykatë tjetër jashtë këtij, imagjinoni ju, pa kaluar në Apel, pa kaluar në Gjykatë të Lartë, e merr tani në shqyrtim Gjykata Kushtetuese. Në një kohë kur kjo është e drejtë e gjykatësit që vendosi masën. Dhe ai nuk marrë këtë masë. Pra, çfarë kemi të bëjmë këtu? Kemi të bëjmë me një presion të jashtëzakonshëm mbi gjykatën, por kjo është Shqipëria, këto janë grahmat e fundit të pushtetit që bazohen mbi drogën dhe krimin, të Edi Ramës. Se kjo është bërë e qartë tani, shqiptarët e kanë të qartë, cilido që lexon organizata kriminale, kartele droge dhe bashkëpunëtor të tyre, automatikisht i lidh me Edi Ramën, Engjëll Agaçin, Ergys Agasin, Taulant Ballën dhe të tjerë. Këto janë të njohura, nuk po them ndonjë gjë të re. Faleminderit!" tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kryeminstri Edi Rama ka deklaruar se rasti i pezullimit të Belinda Ballukut si zv.kryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjitikës është unikal. Me anë të një postimi në X, Rama ka sfiduar qytetarët dhe komentuesit që të gjejnë një rast të dytë të pezullimit të një zyrtari qeveritar nga Gjykata.
Në postimin e tij, Rama thekson se është mbështetës i mbështetësi më i paepur i Reformës dhe Pavarësisë së Drejtësisë. Por shton se kur drejtësia rrëshqet, cënon parimet kushtetuese si dhe prish balancën mes pushteteve të pavarura.
Postimi i Plotë:
Fjalët e shumta janë fukarallëk, gjeni një rast të dytë në botë ku një prokuror dhe një gjykatës - për më tepër edhe i shkallës së parë fare - pezullojnë nga detyra një anëtar qeverie! Se të më thoni që kjo qenka kaq normale, paçka se s’është parë kurrë, askund, në botën demokratike, është njësoj si të më thoni se drejtësia qenka normale vetëm në Shqipëri!
E pra, pavarësisht se nga dita 1 kam qenë, jam e do të jem mbështetësi më i paepur i Reformës dhe Pavarësisë së Drejtësisë, këtë risi botërore të drejtësisë sonë të re, unë nuk e quaj dot asgjë tjetër përveçse një nga ato rrëzimet e fëmijës kur sapo ka mësuar të eci. Me ndryshimin që kur fëmija i vërtetë rrëzohet, lëndon vetëm vetveten, ndërsa kur drejtësia rrëshqet kështu si këtë herë, cënon parimet kushtetuese, prish balancën mes pushteteve të pavarura dhe ndërhyn brutalisht në procesin qeverisës.
Le të jemi të qartë: Qëllimi i lartë i luftës kundër korrupsionit nuk e justifikon përdorimin e asnjë mjeti të gabuar dhe historia e vendeve që kanë kaluar më parë nga kjo rrugë e domosdoshme, na mëson se justifikimi i mjeteve të gabuara për hir të qëllimit madhor, e kthen kurën me mjete të tilla, në një të keqe edhe më të madhe se sa vetë sëmundja që thuhet se këto mjete po kurojnë. Ky mësim nuk duhet harruar kurrësesi. Nga askush.
Fjalët e shumta janë fukarallëk, gjeni një rast të dytë në botë ku një prokuror dhe një gjykatës - për më tepër edhe i shkallës së parë fare - pezullojnë nga detyra një anëtar qeverie!
— Edi Rama (@ediramaal) December 2, 2025
Se të më thoni që kjo qenka kaq normale, paçka se s’është parë kurrë, askund, në botën…
Belinda Balluku u pezullua nga detyra pasi u mor e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës.
Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës. Çështja për Ballukun ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese, ndërsa asaj i është hequr e drejta e firmës nga qeveria./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se gjykata Kushtetuese kaloj çështjen e Ballukut për gjykim pas presioneve të Edi Ramës. Gjatë një konference për mediat, Berisha i bëri thirrje Gjykatës Kushtetuese ta shqyrtojë në seancë publike gjykimin e kësaj çështje, pasi sipas tij është çështja më e nxirë në historinë e jurisprudencës evropiane dhe botërore.
Kryedemokrati tha se kurrë një kryetar qeverie, një kryeministër, shef ekzekutivi apo president, nuk ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese për të mbrojtur masat që gjykatat e tjera kanë marrë. Gjithashtu ai u bëri thirrje gjykatësve të denoncojnë në format që i gjykojnë të përshtatshme çdo lloj ndërhyrje në punën dhe veprimtarinë e tyre. Në fund, Berisha akuzoi Ramën se "rishkruan" dokumentet e Komisionit të Venecias dhe vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, për të mbrojtur veten e tij.
"Ndërkohë që në Gjykatën Kushtetuese të vendit zhvillohet një betejë e pashembullt në historinë e një vendi, midis institucionit të dorëheqjes dhe institucionit të vjedhjes, të përfaqësuar nga qeveria, mësohet se gjykata në një presion të tmerrshëm vendosi të shqyrtojë çështjen e përfaqësuar nga avokati i vjedhjeve qeveritare, Edvin Kristaq Rama. Duke mos komentuar më tej, në këtë çështje, i bëj thirrje Gjykatës Kushtetuese të parashikojë seancë publike në gjykimin e kësaj çështje pasi është çështja më e nxirë në historinë e jurisprudencës evropiane dhe botërore. Kurrë ndonjëherë, një kryetar qeverie, një kryeministër, shef ekzekutivi, president qoftë ai, nuk ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese për të mbrojtur masat që gjykatat e tjera kanë marrë për vjedhje klamoroze të dokumentuara në të gjitha aspektet. Ky akt i Edi Ramës lidhet absolutisht vetëm me implikimin e tij gjer në veshë në këtë aferë dhe në afera të tjera që vijnë pas. Edi Rama kundërmon sot në Europë dhe në botë si kampion i vjedhjeve të popullit të vet dhe kundërmon si Ramaduro apo Noriega e Europës. Përpiqet i mbyturi të kapet në fije bari, të bëjë presione nga më absurdet ndaj sistemit gjyqësor në një kohë kur është absolutisht i pashpresë. Është një bashkëpunëtor i organizatave kriminale dhe karteleve të drogës dhe ky është kualifikimi botëror sot për Edvin Kristaq Ramën.
Pa dyshim hyn në Gines. Është regjistruar në Gines si kryeministri i parë në histori që në vend të dorëheqjes ndaj ministres së tij, bëhet avokat në gjykata dhe kërkon ta mbrojë duke i dëshmuar popullit të vet se çfarë fatkeqësie dhe mjerimi u ka sjellë ai gjatë qeverisjes së tij. I kërkoj parlamentit të bëjë të gjitha demarshet që Gjykata Kushtetuese të zhvillojë seancë plenare të hapur për publikun, në të cilën shqiptarët të shohin me sytë e tyre, të dëgjojnë me veshët e tyre se si Edi Rama ka zëvendësuar institucionin e dorëheqjes dhe shkarkimit me institucionin e vjedhjes qeveritare. U bëj thirrje gjykatësve të denoncojnë në format që i gjykojnë të përshtatshme çdo lloj ndërhyrje në punën dhe veprimtarinë e tyre dhe të hedhin në kosh mashtrimet dyditore të Edi Ramës, duke cituar Komisionin e Venecias për gjëra që ai nuk i ka thënë kurrë, nuk i ka shkruar kurrë. Pra, Edi Rama rishkruan edhe dokumentet për të mbrojtur e vet. Rishkruan edhe dokumentet e Komisionit të Venecias dhe vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Rishkruan Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut për të mbrojtur veten e tij, se sa për Lubinë, e kishte hedhur 10 herë në Lanë deri tani." tha Berisha./Dosja.al
TIRANA- Kolegji i Gjykatës Kushtetuese ka pranuar të shqyrtojë ankimin e Qeverisë lidhur me vendimin e GJKKO-së për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut. Vendimi i Gjykatës së Posaçme ishte kundërshtuar më parë në Këshillin e Ministrave, i cili e dërgoi për shqyrtim në Kushtetuese.
Tashmë, i takon mbledhjes së gjyqtarëve të Kushtetueses të vendosin nëse do të pezullojnë vendimin e GJKKO-së apo do ta lënë atë në fuqi deri në një vendim përfundimtar për çështjen.
Balluku u pezullua nga detyra pasi u mor e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës.
Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës. Çështja për Ballukun ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese, ndërsa asaj i është hequr e drejta e firmës nga qeveria./ Dosja.al
TIRANË- Kolegji i Gjykatës Kushtetuese ka vendosur ditën e sotme që të marrë në shqyrtim kërkesën e Kryeministrisë për pezullimin e Belinda Ballukut si zv/kryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjitikës. Tashmë pritet që gjykatësit e Kushtetueses të marrin vendim nëse do të pezullojnë vendimin e GJKKO-së apo do ta lënë në fuqi këtë vendim.
Balluku u pezullua nga detyra pasi u mor e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës.
Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës. Çështja për Ballukun ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese, ndërsa asaj i është hequr e drejta e firmës nga qeveria./Dosja.al
TIRANA- Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka depozituar ankim në Apel kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila i kishte vendosur masat e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”. Në kërkesën e saj, Balluku kërkon shfuqizimin e këtyre masave dhe rikthimin e mundësisë për të ushtruar detyrat e saj normale.
Ndaj Belinda Ballukut janë caktuar masat e sigurisë së pezullimit nga detyra dhe ndalimit për daljen jashtë shtetit. Ndërsa ndaj administratorit të KESH, Erald Elezi dhe drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ARRSH, Gentian Gjyli është caktuar masë “arrest shtëpie”.
Balluku u pezullua nga detyra pasi u mor e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës.
Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës. Çështja për Ballukun ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese, ndërsa asaj i është hequr e drejta e firmës nga qeveria./Dosja.al
TIRANA- Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë sot nëse do të pranojë për shqyrtim kërkesën e qeverisë që kundërshton pezullimin e Belinda Ballukut nga posti i ministres dhe zëvendëskryeministres, masë e vendosur më parë nga GJKKO. Vendimi paraprak ishte planifikuar për ditë më parë, por u shty për datën 2 dhjetor.
Procesi u vonua për shkak të largimit të gjyqtares Holta Zaçaj nga trupa gjykuese, e cila u zëvendësua nga Asim Vokshi. Me këtë ndryshim, gjyqtarja Marsida Xhaferllari, kërkoi kohë shtesë për t’u njohur me dokumentacionin e çështjes “Balluku”, duke çuar në shtyrjen e shqyrtimit.
Në të njëjtën ditë, gjykata mund të marrë vendim edhe për kërkesën e qeverisë për pezullimin e vendimit të GJKKO-së deri në shqyrtimin e plotë të çështjes.
Balluku u pezullua nga detyra pasi u mor e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës.
Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës. Çështja për Ballukun ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese, ndërsa asaj i është hequr e drejta e firmës nga qeveria./ Dosja.al