LIVE UPDATES
Aktualitet

Nga Sheshi i Futbollit në Fushën e Arbitrit: Historia e Brisildës që Sfidon Gjithçka!

Forca dhe kurajo që kishte Brisilda, e bënë që hapat t’i kishte më të mëdhenj se djemtë nga ekipi prej të cilit erdhi. Nga ekipet e moshave në “Superligën” për femra, ajo tashmë ishte pjesë e ekipit të qytetit të Lushnjës, pasi trajneri i këtij të fundit e pëlqeu dhe e bëri pjesë të vajzave të tij.

2 Qershor 2025, 13:01 Nga Keisi Topi
Nga Sheshi i Futbollit në Fushën e Arbitrit: Historia e Brisildës
brisilda muhaj

Në shtëpi kishte vetëm një çantë shpine, një fanellë, një palë taka që ia kishte lënë i vëllai dhe dëshirën e madhe për futboll. I futi ato në çantë dhe u nis drejt qytetit të Fierit, së bashku me dy prindërit e saj. Brisilda ishte vetëm 11 vjeçe kur iu bashkua ekipit të futbollit për meshkuj “Apolonia U-15”. Ishte stërvitja e saj e parë dhe djemtë e Fierit do të bëheshin skuadra e saj e zemrës. U stërvit për disa muaj, përpara se të bëhej vajza e parë e federuar në këtë ekip, mes djemsh disa vite më të mëdhenj se ajo. Një sezon duke luajtur në çdo ndeshje, Brisilda e kujton ende me emocion. “Më shihnin me bisht të syrit dhe më bënin të pyesja veten se çfarë nuk shkonte,” – është fjalia që Brisilda u thotë të gjithëve që duan të dinë historinë e saj.

Nuk kaloi shumë dhe një ditë të bukur, ajo zbuloi se qyteti i saj kishte hapur edhe ekipe për vajza të moshave të ndryshme. Ishte viti 2015 – një vit që do të ndryshonte rrjedhën e jetës së saj. Tani më nuk do të gjykohej si e vetmja vajzë me top në këmbë, por do të rrethohej me të ngjashmet, të cilat së bashku do të përballeshin me paragjykime nga më të ndryshmet.

Ishin pak ata që i mbështesnin. Me gishtat e dorës mund të numëroje vetëm disa prindër të ulur në stolat anës fushës, të cilët prisnin për t’i shoqëruar për në shtëpi. Një shoqëri paragjykuese që u drejtonte gishtin dhe u mësonte se futbolli i përkiste vetëm djemve. 15 vajzat e ekipit të moshave në Fier do të stërviteshin duke ecur jo vetëm mbi tapetin artificial të fushës, por edhe mes fjalëve të shoqërisë së habitur se një grup vajzash mund të ishin po aq të forta dhe të zonja sa edhe djemtë.

Nga Sheshi i Futbollit në Fushën e Arbitrit: Historia e BrisildësNga Sheshi i Futbollit në Fushën e Arbitrit: Historia e Brisildës

Forca dhe kurajo që kishte Brisilda, e bënë që hapat t’i kishte më të mëdhenj se djemtë nga ekipi prej të cilit erdhi. Nga ekipet e moshave në “Superligën” për femra, ajo tashmë ishte pjesë e ekipit të qytetit të Lushnjës, pasi trajneri i këtij të fundit e pëlqeu dhe e bëri pjesë të vajzave të tij.

Emocionet rriteshin në çdo ndeshje, e bashkë me to edhe stereotipet e njerëzve që e rrethonin. Në ndeshje, stadiumet ishin thuajse bosh – vetëm pak prindër apo ndonjë qytetar kalimtar që bëhej kurioz. E disa të tjerë nuk e dinin fare për ekzistencën e ekipeve të femrave, sepse televizionin e kishin pushtuar djemtë. Dhe kur ndonjëherë gëzoheshin duke parë dy stola më shumë me tifozë, zhgënjeheshin nga ato që dëgjonin kur përfundonte ndeshja.

“Djemtë ishin tepër mosbesues. Përçmonin edhe kur shënoje gol nga mesi i fushës,” – shprehet Brisilda. Dhe ndërsa përballoi çdo fjalë që i përplasej në fytyrë më fort se topi i kundërshtarit, një dëmtim në kyçin e këmbës e largoi përfundimisht nga futbolli. Me zemër të thyer, duke kujtuar çdo sakrificë – nga fushat me baltë, fanellat e vetme me një logo të vogël, deri te rrugët që përshkonte nga një qytet në tjetrin për të ndjekur ëndrrën e saj – Brisilda zbuloi një pasion tjetër.

Tani jo më me një top, por me një bilbil, një flamur në dorë dhe disa kartona me ngjyra në xhepin e vogël të uniformës. Akademia e arbitrimit do të ishte dera që e bëri Brisildën sot një arbitre.

“Një arbitre vajzë, njëzet vjeçe. E di, e çuditshme dhe e pabesueshme. Kjo ishte ajo që shihja në sytë e tifozëve, trajnerëve, por edhe vetë lojtarëve djem,” – thotë e reja.

Skepticizmi e trembte, por ia doli. Ndeshjet e femrave i jepnin më shumë komoditet sesa ato të djemve, me të cilët e nisi këtë rrugëtim. Dikur shoqe ekipi apo kundërshtare, sot i arbitron. Pasioni dhe këmbëngulja mundën çdo gjykim, çdo sharje, ofendim apo kritikë. Sot Brisilda numëron 157 ndeshje të arbitruara brenda një viti, përveç shumë të tjerave të luajtura. Krah 24 kolegeve të tjera arbitre në Shqipëri, ajo ka arritur të mposhtë çdo paragjykim të shoqërisë, dhe për të, ndeshja ndërkombëtare Gjeorgji–Bullgari për vajza U-16 është fitorja më e madhe.

Sot futbolli i femrave duket më popullor dhe pak më i pranishëm në publik, njësoj si edhe arbitrimi. 10 ekipe në “Superligën” për femra, 122 ekipe së bashku me moshat, një ekip kombëtar si ai i djemve dhe rreth 2000 vajza të federuara – deklaron Federata Shqiptare e Futbollit. 25 arbitre dhe disa trajnere vajza. Disa nisma janë ndërmarrë nga federata, si bashkëpunimet me UEFA dhe FIFA-si “Rasing stars 2023-2026” një qasje që u fokusua në katër fusha kryesore si ajo e pjesëmarrjes, rrugëtimi I talenteve dhe ekipeve kombëtare,licensimi dhe formimi si dhe marketing vizibiliteti dhe perceptimi. “UEFA Development U-16” për vajza është një tjetër shembull bashkëpunimi që së bashku me bashkëpunimet e tjera me shkollat si projekti I “100 shkollave 9-vjecare” që do të formonin ekipet e tyre, nisëm e ndërmarrë që në vitin 2020, kanë synuar gjithmonë popullaritetin e këtij sporti tek vajzat.E po ashtu disa investime më shumë në fusha apo mjete dhe paga minimale për të ofruar mbështetje.

Por, a mjaftojnë këto?

“Po punojmë të dyfishojmë numrin e futbollisteve femra deri në vitin 2026,” – shprehet federata në një njoftim zyrtar. Por, a është shoqëria gati për këtë? A do t’i mirëpresë shoqëria këto vajza, të cilat nuk zgjedhin të ecin me taka në pasarela, por me taka në një fushë me baltë?

“Akoma kam frikë për Brisildën,” – shprehet e ëma. “Nuk më lënë të qetë as fjalët e njerëzve,” – shton ajo.

Mbulimi mediatik mbetet i varfër. Djemtë janë ata që ende dominojnë televizionin dhe çdo edicion lajmesh. Një raportim më shumë për vajzat përkthehet në një hap më pranë emancipimit. E futbolli i femrave duket se ka gjetur një zgjidhje alternative për këtë. “Shkodra Sport” është rasti i një mediaje lokale që ka zgjedhur të mbështesë ekipin e saj të vajzave – Vllazninë – duke shkruar për to dhe duke i mbështetur në çdo fitore apo humbje, që janë të pakta për këtë ekip me një histori të madhe suksesi.

Futbolli i femrave u institucionalizua në vitin 2009, me krijimin e kampionatit të parë zyrtar nga FSHF-ja. Por ende sot shumica e ekipeve të femrave nuk kanë fusha të dedikuara dhe stërviten në ato të djemve. Investimet në infrastrukturë kanë qenë të fokusuara tek ekipet e meshkujve, ndërsa ato për femrat konsiderohen si të dorës së dytë.

Por si mund të konsiderohet ky futboll i dorës së dytë, kur sot femrat, edhe pse të pakta në numër, kanë shkruar histori? Një ekip si ai i vajzave kuqeblu të Vllaznisë, të cilat shkruan histori duke u bërë të parat vajza që shkojnë në grupet e Ligës së Kampioneve – UEFA Women’s Champions League.

Nga Sheshi i Futbollit në Fushën e Arbitrit: Historia e BrisildësNga Sheshi i Futbollit në Fushën e Arbitrit: Historia e Brisildës

Në vitin 2022, Florian Riza zbuloi iniciativën e ndërmarrë nga FSHF-ja për mbështetjen e futbollit të femrave. “Do të bëjmë investime që do arrijnë shifra që nuk janë parë askund, deri në 1 milion euro në sezon,” – ka thënë zyrtari i federatës. “20% të buxhetit të federatës do iu kushtohet vajzave,” – shprehet nga ana tjetër Z. Duka. “Rreth 700-800 mijë euro do të shkojnë vetëm për të paguar vajzat dhe trajnerët,” – tha ai në deklaratën e vitit 2020.

Megjithëse shifrat dhe premtimet duken optimiste, realiteti në terren tregon një histori tjetër. Investimet nuk kanë arritur ende thelbin e problemit – ndryshimin e mentalitetit dhe krijimin e kushteve të barabarta për vajzat. Shumë prej tyre vazhdojnë të stërviten në kushte minimale, pa vëmendje mediatike, pa mbështetje sociale dhe shpesh pa motivimin që një sistem i drejtë mund të ofrojë. Futbolli i femrave në Shqipëri nuk ka nevojë vetëm për fonde, por për respekt, vëmendje dhe një shoqëri që e sheh si të barabartë me atë të djemve

Brisilda nuk është vetëm një vajzë që ndoqi një ëndërr. Ajo është një simbol i një brezi të ri që guxon të dalë përpara, të thyejë barriera dhe të tregojë se sporti nuk ka gjini. Ajo nuk mban më vetëm një çantë shpine dhe një fanellë, por mbart mbi supe historinë e shumë vajzave që kanë luftuar për të pasur të drejtën të luajnë, të arbitrojnë, dhe të respektohen në një fushë që dikur nuk ishte për to. Ndërsa shoqëria ndryshon ngadalë, zëri i vajzave si Brisilda bëhet më i fortë – një zë që nuk kërkon më leje, por vendin që i takon.

florian riza keisi topi


Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës