6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Ngjarjet e rënda në Kosovë nuk u lanë pa vëmendje në Shqipëri. Përdhunimi i 11-vjecares, vrasja e gruas shtatzënë dhe tensionet në veri u pasuan me jehonë të madhe në Tiranë. Organizata dhe shoqëria civile u ngrit në protestë.
TIRANË- Jemi zyrtarisht në ditën e parë të vitit 2023. Akoma të panjohur me ndodhitë që do vijnë por jemi të vetëdijshëm për ato që kaluam. Dhe nuk ishin pak, por ngjarje që lanë gjurmë dhe impakt në opinionin publik...
Vrasje që trazuan shoqërinë, protesta për kauza të ndryshme, tensione të cilat mund të ishin përshkallëzuar drejt luftës në Kosovë, lufta aktuale në Ukrainë e deri tek vdekjet e personazheve që bënë histori.
Dosja.al ju sjell një përmbledhje të ngjarjeve që bënë bujë në Shqipëri, Kosovë dhe botë.
Shqipëri
29 dhjetor 2022’ Vdekja e 48-vjeçares në zyrën e kryebashkiakes

Pak ditë para mbylljes së vitit 2022, një lajm shokoi opinionin publik. Shpresa Cani nga fshati Çinar i Lushnjës ndërroi jetë në zyrën e kryetares së bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa, pasi kishte shkuar që të kërkonte ndihmë ekonomike për babanë e saj.
48-vjeçarja, e cila u tha se vuante nga “drepanicitoza”, një sëmundje e rëndë gjaku, prej 15 vitesh bënte transfuzion gjaku dhe trajtohej me pension invaliditeti. Ajo kishte trokitur në zyrën e informacionit të bashkisë, për të kërkuar ndihmë ekomomike për babanë, ku dhe ka debatuar me punonjësit e bashkisë. Mirëpo, pas takimit me Sefën, ajo u bë keq, duke gjetur vdekjen. 48-vjeçarja jetonte vetëm me babanë në fshatin Fiershegan, aty ku familjarët kanë hapur dyer e mortit. Mes dhimbjes, ata thanë se vdekja ishte e papritur pasi ditët e fundit kishte pasur shqetësime.
20 tetor 2022- Vdekja e Lear Kurtit

Ngjarja që trazoi vendin. Mbrëmjen e 19 tetorit në lagjen ‘Riza Cuka’ në Tiranë, policia i bëri thirrje 32-vjeçarit Lear Kurti që të ndalojë, por ky i fundit nuk i është bindur urdhërit të policisë dhe është larguar me vrap. Efektivët e ndoqën dhe kanë arritur që ta ndalojnë, të cilin më pas e kanë shoqëruar në komisariat. Por gjatë rrugës për në ambientet e komisariatit, 32-vjeçari ka shfaqur probleme shëndetësore, kryesisht dridhje. Menjëherë i riu është dërguar në spital, por sipas mjekëve ai ka mbërritur atje pa shenja jete.
Sipas ekspertizës paraprake, u bë me dije se i riu Lear Kurti ka ndërruar jetë si pasojë e overdozës pasi në stomak i ishte gjetur një përmbajtje plastike disa cm me kokainë. Ky rast u shoqërua me protesta nga shoqëria civile.
2 gusht 2022- Vrasja e 7 vjecares në Himarë

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht në Plazhin e Potamit. E mitura, Jonada Avdia po lahej në det kur u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj u pre nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Fëmija, me origjinë nga Tropoja jetonte me familjen e saj në Angli, por ishte kthyer në atdhe për pushime. Ajo u godit për vdekje nga ish shefin e Komisariatit të Himarës, Arjan Tase.
Për këtë ngjarje të rëndë u shkarkua i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë Kufitare të Vlorës, si edhe inspektorët përgjegjës, por protestuesit kërkuan edhe dorëheqjen e ministrave Çuçi, Kumbaro dhe Nanos.
6 dhjetor 2022- Dhunimi i Berishës

Ngjarja e rëndë. Ish kryeministri Sali Berisha gjatë protestës së 6 dhjetorit të cilën e kishte parashikuar prej kohësh, u godit me grusht në fytyrë nga Gert Shehu, 31 vjeç i cili vuante me problemet të shëndetit mendor. Berisha bëri fajtor Edi Ramën. I riu u arrestua.
SULMI KIBERNETIK

Shqipëria kishte provuar dhe më parë rrjedhjen e të dhënave, me patronazhistët, më pas me pagat dhe targat e automjeteve. Por ajo që ndodhi në korrik e më pas dhe në shtator, nuk ishte diçka që mund të anashkalohej. Gishti i përgjegjësisë mbi sulmin masiv kibernetik bie mbi Iranin, ndaj të cilit Tirana zgjedh kundërpërgjigjen e fortë: Ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike.
Goditja kishte nisur dy ditë më parë, por vetëm të dielën e 17 korrikut qeveria njofton se sistemet e informacionit janë gjendur përballë një “sulmi masiv kibernetik armik, të pandodhur kurrë më parë”. Qasja në shërbimet publike online dhe faqet e tjera të institucioneve qeveritare bëhet e pamundur. Të nesërmen autoritetet deklarojnë se të dhënat e sistemeve të informacionit të shërbimeve qeveritare “janë të sigurta e të paprekura”. Pak ditë më pas, më 21 korrik, kryeministri Rama bën të ditur se “ky është një agresion i organizuar nga një shtet”.
Kryeministri njofton ndërprerjen e menjëhershme të marrëdhënieve diplomatike me Iranin. Shqipëria merr një mbështetje të hapur nga Shtetet e Bashkuara, të cilat më 9 shtator, vendosin sanksione të reja ndaj Ministrisë iraniane të Zbulimit dhe Sigurisë dhe ministrit të saj.
Pak orë më pas, një tjetër sulm kibernetik godet sistemet e policisë shqiptare. Gishti drejtohet sërish mbi Iranin, i cili nuk i ka harruar anëtarët e lëvizjes opozitare iraniane të strehuar prej vitesh në Shqipëri. i.
Ne muajt ne vijim, te dhënat hidhen online, që nga emailet e kryeministrit, te numrat e celularëve, apo dhe komunikimet e drejtorit të policisë.
Cështja e emigratëve shqiptarë

Emigrantët shqiptarë ishin kryefjala e debateve social-politike në Britani. Largimi masiv i të rinjve nga Shqipëria plot sakrifica mori vëmendje ndërkombëtare dhe veçanërisht ishin emigrantët ata që ngritën zërin me forcë në Londër kundër diskriminimit të tyre.
Momenti më i vlerësuar dhe që ka mbetur në memorien e njerëzve është protesta e emigrantëve në Angli kundër deklaratave dhe cilësimeve nga zyrtarë të lartë anglezë por edhe në media si kriminelë.
Sekretarja e Brendshme e Britanisë, Suella Braverman, është lakuar shumë në Shqipëri gjatë javë të fundit për shkak të deklaratave të ashpra që bëri për emigrantët shqiptarë që po shkojnë në Angli, duke i cilësuar si "pushtues.
Kriza e rritjes së çmimeve, protestat

Në fillim të muajit mars, qytetarët nga qytete të ndryshme të vendit, u mblodhën në protesta për të kundërshtuar rritjen e çmimit të karburanteve dhe të produkteve të shportës. Protestuesit u mblodhën në Tiranë përpara kryeministrisë, por edhe në Lezhë, në Durrës, në Berat, në Korçë e në Shkodër.
Në Durrës qytetarët bllokuan rrugët kryesore të qytetit dhe pati përplasje pasi thyen kordonin e policisë me qëllim për të bllokuar autostradën Tiranë-Durrës. Në qytetin e Dibrës, qytetarët bllokuan qarkullimin në rrugën e Arbrit. Në Tiranë protestuan me thirrjet: “Kush mbjell uri, do korrë revoltë. Taksoni Oligarkët, jo qytetarët “.
Protesta e pedagogëve

Në muajin nëntor, pedagogët u ngritën në protesta. Përpara universitetit të Politeknikut, për disa ditë me radhë, ata parashtruan 10 kërkesa të tyre që lidhen me buxhetin për Arsimin e Lartë dhe rritjen e rrogave për profesoriatin në universitetet publike të vendit.
Përmbytjet dhe viktimat

Muaji nëntor solli përmbytje në vend. Për pasojë, u shkaktuan dhe viktima. Rrjedha e ujit mori babain me 2 fëmijët në Bogë të Malësisë së Madhe. Pjetër Rushaj me dy fëmijët po udhëtonin me mjet pranë Përroit të Thatë. Vajza arriti të dalë nga makina dhe është ndihmuar nga një banor i zonës ndërsa babë e bir gjetën vdekjen.
KOSOVE
Përdhunimi i 11 vajzës nga 5 djem
Rast tronditës në Kosovë. Rasti i dhunimit të 11-vjeçare shkaktoi zemërim në mesin e publikut Kosovar.Ngjarja ka ndodhur më 27 gusht nga ora 17:30 deri në orën 00:30. Dhunimi i vajzës së mitur ka nisur në parkun në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, për të vazhduar në një vend tjetër të panjohur. Sipas dyshimeve të para, fillimisht tre të miturit, Gent Rexhepi, Xhabir Salihu, Gentrit Jashari, keqtrajtuan seksualisht vajzën e mitur, ndërsa më pas ka shkuar edhe 26-vjeçari Ekrem Rexhepi, të cilin e ka thirrur vëllai i tij Gent Rexhepi. Në një zonë, 26-vjeçari ndaloi makinën në një tjetër vend dhe kreu marrëdhënie seksuale me të miturën. Në dëshminë që ka dhënë vetë ajo në polici, ka treguar se ishte në park kur iu afruan 3 persona duke e ngacmuar me fjalë. Për këtë rast, protesta ka pasur në Kosovvë dhe në Shqipëri.
Dhunimi i të moshuarës në Pejë

Ngjarja e ndodhur më 29 tetor shkaktoi reagime të shumta jo vetëm në Shqipëri dhe Kosovë por edhe në shtete të tjera, ku persona të njohur dënuan dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës. Dy infermieret, Aurona Pelaj dhe Altina Rexhepi dhunuan të moshuarën, teksa Remize Kuqi ka filmuar duke qeshur.
Vajza e të moshuarës që paguante 600 euro në muaj që infermierët të kujdeseshin për nënë e saj, pasi vuante nga ‘Alzheimer’ e ka nxjerrë nga azili menjëherë sapo mësoi ngarjes. Më pas e mori djali me vete në Belgjikë. E moshuara që u dhunua nga infermierja e qendrës është nëna e ushtarit të UÇK, Taulant Reshat Nura që ka dhënë jetën në luftën me Serbinë.
Vrasja e gruas shtatzënë

Me dy krisma të njëpasnjëshme, 35-vjeçarja Hamide Magashi u qëllua për vdekje më 30 nëntor nga ish bashkëshorti i saj Sokol Halili, 31 vjeç në oborrin e maternitetit të Prishtinës.
‘Pasha këtë fëmijë që kam me lind sonte', mësohet të ketë thënë 35-vjeçarja pak para se të vdiste tragjikisht së bashku me fëmijën e saj. Hamide Magashi ishte shtatzënë, në ditën e fundit të saj të shtatzënisë kur bashkëshorti i saj e vrau pa mëshirë në orën 18:00. Ngjarja makabër erdhi si pasojë e mosmarrëveshjeve në çift, ishte pikërisht një divorc i ardhshëm çka mendohet të ketë shtyrë, Sokol Halilin të kryejë aktin barbar.
Ngjarja e rëndë e ndodhur ka nxitur reagime të shumta nga qytetarët të cilët u ngritën në protestë me pankarta ku shkruhej se vrasja e grave nga burrat në Kosovë ishte urgjencë kombëtare.
Tensionet në veri të Kosovës

Që prej 10 dhjetorit deri më 29 dhjetor, disa serbë lokalë bllokuan rrugët në veri të Kosovës, të cilat të çojnë në pikat kufitare me Serbinë, si një përgjigje për shkak të arrestimit të ish-policit serb Dejan Patiç. Arrestimi i Pantiç u bë nën dyshimet se ai ka sulmuar me mjete shpërthyese disa ditë më parë zyrat e KQZ-së dhe u la në arrest me burg, por më 28 dhjetor atij iu ndryshua masa e sigurisë në “arrest shtëpie”.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuan vazhdimisht si palës kosovare dhe asaj serbe që të shmangin përshkallëzimet, retorikën nxitëse e të ulin tensionet. Pas kësaj, përfaqësuesit serbë të Kosovës u takuan në Rashkë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç ku më pas lajmëruan dhe largimin e barrikadave në veri të Kosovës.
Foshnja në lavatriçe ne Peje

Ngjarje e tmerrshme që tronditi opinion publik ndodhi në spitalin e Pejës të Kosovës ishte ky rast. Një foshnjë e pajetë 32 javëshe, e mbështjellë me çarçafë u fut në lavatriçe, duke dalë prej andej e copëtuar. Babai i foshnjës tha se dyshimet nga ana e tij lindën sapo pa që Spitali refuzoi ta dorëzojë trupin e pajetë të foshnjës. Ngjarjen e ka konfirmoi më pas edhe Policia e Kosovës, e cila ka thënë se po kryhen hetime nga Prokurori i Shtetit dhe Inspektoriati i Shëndetësisë.
BOTE
Lufta në Ukrainë;

Më 24 shkurt, trupat ruse nisin luftën në Ukrainë. Por Rusia filloi të përballet me një rezistencë më të ashpër se sa pritej.
Dhe pas një përpjekjeje të dështuar për të marrë kryeqytetin Kiev, forcat ruse u detyrun të tërhiqen në jug dhe në lindje për t’u përqendruar dhe “çliruar” rajonet ku kanë bërë disa përparime, të cilat përfshijnë republikat e vetëshpallura pro-ruse të Donetsk dhe Luhansk. Në shtator Moska aneksoi ilegalisht të dy rajonet, së bashku me Kherson dhe Zaporizhzhia, pavarësisht se nuk i kishte nën kontroll të plotë.
Frika se Vladimir Putin në fakt po planifikonte një pushtim më të gjerë evropian e shtynë Perëndimin të furnizojë Ukrainën me pajisje dhe armë, dhe aleancën ushtarake transatlantike NATO-n të forcojë masivisht praninë e saj evropiane. Makineria ruse e luftës u tregua brutale, duke synuar qëllimisht civilët dhe infrastrukturën civile, duke lënë pas saj një gjurmë të gjatë akuzash për krime lufte.
Ndërsa viti po mbyllet, lufta ka vrarë mijëra civilë dhe ka zhvendosur rreth 14 milionë ukrainas, nga të cilët 7 milionë janë strehuar në vende të tjera.
Vdekja e 22-vjeçares në Iran

Irani u përfshi në muajin shtator nga protestat pas vdekjes së një gruaje 22-vjeçare, e cila ishte arrestuar pasi nuk kishte veshur në mënyrën e duhur shaminë e saj në përputhje me rregullat islamike.
Shumica e protestuesve ishin gra dhe ato hoqën shamitë e tyre të detyrueshme, apo hixhabet gjatë marshimit pas vdekjes së Mahsa Aminit, e cila u ndalua nga policia e mbikëqyrjes së sjelljes nën pretendimet për mosvënien si duhet të shamisë së saj.
ëill Smith godet me shuplakë Chris Rock

Në mars 2022 dhe gjatë natës së Oscarit, një shaka që komediani Chris Rock bëri në skenë për gruan e Will Smith, e nxorri nga vetja aktorin. Në mbrojtje të Jada Pinkett Smith, Will Smith doli në skenë dhe goditi Chris Rock. Është një nga shuplakat më të përfolura në historinë e shoë biz-it të huaj.
Vdekja e Mbretëreshës

Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II shtatorin e kaluar, pas 70 vitesh në fron, u bë kryefjalë pothuajse në çdo media. Pas njoftimit të lajmit, Twitter u vërshua me miliona postime. Të tjerë i dërguan ngushëllimet e tyre familjes mbretërore, të tjerë shfrytëzuan rastin për të shprehur neverinë e tyre për monarkinë e saj, ndërkohë që nuk kishin fund memet online që dolën në rrjetet sociale.
Vdes Pele

Legjenda braziliane e futbollit, Pele, ndoshta lojtari më i mirë në histori, ka vdekur në moshën 82-vjeçare. Vitet e fundit ai vuante nga problemet e veshkave dhe prostatës.
Pele u operua dhe hoqi tumorin nga zorra e trashë në shtator të vitit 2021. Por, një vit më vonë, në fund të nëntorit 2022, ai u shtrua përsëri në spital. I vetmi lojtar që fitoi Kupën e Botës tri herë, duke ngritur trofeun në 1958, 1962 dhe 1970, Pele u shpall Lojtari i Shekullit nga FIFA në 2000.
Infektiv TIRANË- Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shënuar 5 raste me Covid 19. Në njoftimin zyrtar bëhet ...
Aksi Korçë-Pogradec KORÇË- Aksi nacional Korçë-Pogradec është përfshirë nga mjegulla e dendur. M&eu...
Foto Ilustruese DURRëS- Tjetër zjarr në Durrës. Pas djegies së pesë dyqaneve ne Tregun Industrial, një magazinë ka ...
Foto Ilustruese SHKODËR- Policia e Shkodrës ka zbardhur plagosjen e ndodhur natën e ndërrimit të viteve. Në njoftimin zyrtar ...
Autobusi i djegur LUSHNJE- Një autobus ështëshkrumbuar në mes të rrugës në Lushnje. Nga pamjet që shikoni më p...
Foto Ilustruese LUSHNJE- Një autobus ka marrë flakë dhe është djegur. Ngjarja ka ndodhur këtë mesditë, rreth o...
Emigrantë BRITANI E MADHE- 45,756 emigrantësh kaluan Kanalin e La Manshit për në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2022. Me...
Zjarri në Durrës DURRËS- Zjarri në Durrës dyshohet se është ndezuar nga njerëz të pastrehë. Endacakë...
Foto Ilustruese DURRËS- Policia e Durrësit ka dalë mereagim zyrtar në lidhje me zjarrin që ra në tregun industrial. Në n...
Trafik TIRANE- Festat e fundvitit kanë ndikuar në shtimin e trafikut rrugor. Qarkullimi është bllokuar në dalje të autostrad...