Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Burgjet përfshihen nga skandali më i bujshëm i dekadës. Dhjetëra emra të showbizzit kanë hyrë brenda qelive për takime speciale kundrejt pagesës. Asnjë reagim nga Drejtoria e Burgjeve.
TIRANE- Një lajm i publikuar vetëm disa ditë më parë nga gazetari Elton Qyno, konfirmoi atë që ishte një sekret publik në Tiranë, hyrjen në ambientet e burgjeve të sigurisë së lartë të modeles Ziza Pajaziti në një marrëdhënie ‘eskortizmi’ me të dënuarin me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu. Ky nuk ishte i pari rast, e as i fundit.
Dosja.al ka marrë me dhjetra informacione për një sistem paralel korrupsioni që lidhet me këtë fenomen por edhe me aksesin në të tjera shërbime brenda burgjeve në vend. Shërbimet ndahen me tarifa që nisin nga 2 mijë euro për futjen e një telefoni me internet dhe në disa mijëra euro për takime speciale me eskorta të cilat në publik njihen si modele apo si prezantuese.
Skandali i Laert Haxhiut u provua publikisht edhe në Reç, atje ku një prej anëtarëve të grupit Bajri ka hyrë në takim special me dy VIP-e të tjera siç janë emrat e njohur nga redaksia (R.R dhe A.D). Por çfarë ka ndodhur? Si ka mundësi që një skandal i tillë ndodh nën hundën e Ministrit të Drejtësisë dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Klevis Qose? As më pak e as më shumë sesa përfshirja në këtë rrjet korrupsioni që mban në këmbë financiarisht me paratë e krimit, zyrtarët e lartë të sistemit të burgjeve.
“Asgjë nuk ndodh rastësisht. Kur dikush futet me leje ose merr telefon, është se ka paguar. Edhe eskorta që hyn në takime nuk kalon pa dijeninë e strukturave. Është një sistem i tërë që funksionon me para në dorë dhe me mbrojtje nga lart.”-tha burimi, ndërsa shtoi se: “Mjafton të jesh njeri me para dhe mund të dalësh me leje, të bësh takime ‘intime’ apo të jetosh më mirë se jashtë. Ky është realiteti sot.”
Dosja.al i është drejtuar disa herë me email drejtorisë së Burgjeve për të marrë informacion në lidhje me shkeljet që ndodhin në IEPV-të e vendit, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marrë asnjë përgjigje. E njëjta praktikë korruptive sipas burimeve të redaksisë shënohet edhe me lejet shpërblyese në këmbim të të cilave, struktura drejtuese merr ryshfet dhe lejon që nga burgu të hyjë dhe të dalë me pushime kushdo që ka mundësi të paguajë.
Pyetjet janë publike dhe i drejtohen direkt Drejtorit të Burgjeve dhe ministrit Manja:
1. A po përdoret sistemi penitenciar si mjet për trafik influence?
2. Cili është roli i shërbimeve të sigurisë në këtë fenomen?
3. A është Drejtoria e Burgjeve e kapur nga grupe të interesit?
/Dosja.al
Policia TIRANË- Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Artion Duka gjatë konferencës për med...
Policia TIRANË- Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Artion Duka gjatë konferencës për mediat ka zbulua...
Foto TIRANË- Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Artion Duka gjatë konferencës për mediat ka zbul...
Policia TIRANË- Policia e Shtetit ka dalë paraditen e sotme në një konferencë për mediat ku ka dhënë detaje në...
Foto HAGË- Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë refuzuar plotësisht mocionin e mbrojtjes që kërkonte...
Stefano Boeri ITALIA- Arkitekti italian Stefano Boeri, i cili ka qenë dhe një nga arkitektët kryesor të planit Urbanistik...
vellezërit MAT- Personat në foto janë tre vëllezërit Fatjon, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj që dyshohet se kanë ...
foto ilustruese TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me situatën e zjarreve në vend. Sipas njoftimit gjatë 24 or&eum...
pamje nga vendngjarja MAT- Detaje të reja vijojnë të dalin nga vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra. Së fundmi janë publikuar ...
Foto FUSHË-MILOT- Një 78-vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në fshatin Fushë-Milot. I moshuri humbi j...